NEBI DRAGOTI

RRETH ARTIT TË POEZISË

Vëzhgim

Ç’ka po cek, rreth kësaj dukurie, negative e quaj, nuk mund të qëndrosh indifferent, nëqoftëse e duam poezinë pa u degjeneruar e pa u kthyer në prozë krejt të rëndomtë.Rreth artit të poezisë kam lakuar dhe ftilluar nëpër shkrimet e mia kritike disa here. Mendoj se jam në pozicion të shëndosh politik, artistik për ta fokusuar krijimtarinë poetike drejt objektivit social, pra, çfarë do, si e do shoqëria, që, ne poetët ta gatuajmë këtë art. Pra, mendja e poetit për të rrok frymëzime nuk duhet të livadhiset në ëndrra boshe, që, në këtë sens, nuk kanë vlerë. Besoj, për atë që merr penën dhe shkruan , nuk ka objektiv tjetër që ta zëvëndësoj idenë që shpreh. Këmbëngul kështu, pavarësisht nga natyra e çdo individi, ( secili ka netyrën e vet të përceptimit të botës ku jeton), por nga kjo fushë përceptimesh duhet përcaktuar ose rrokur këndi i proçedimit të frymëzimit në letër që rrezaton njerëzoren, të dobishmen e vet njeriut. Pra, shkurt, mos të shkruajmë kot, se shumë poezi po t’i lexosh nuk qëndrojnë në prizmin e filozofisë ideore që jam duke trajtuar. Domethënia e frymëzimit tim për këtë e ka tek vjersha “ Era fryn përjashta” botuar tek Nacional, e diel, 10 shtator 2017. Autori është i përmendur edhe në fushën e përkthimit për të cilën ka merita të padiskutueshme. Ka shkruar edhe poezi të bukura. Në këtë poezi, që hasa rastësisht, ka ngutje, ka rrëmbim të kotë frymëzimi saqë unë pyes: ç’farë të lexoj, pse e lexoj, çfarë kuptoj, ç’mesazhe jep, ç’kënaqësi ideore dhe estetike përjetoj ? Përgjigja ime : vetëm “Era fryn përjashta/ përjashta fryn era/ fryn era përjashta”. Dhe, ajo që kujtoj nga teksti i gjuhës është: fjala e shqipes në fjali ndrron vend sipas theksit llogjik, pra , është e lirë dhe në funksion të kësaj që shpreha. Po tani këto tri fjali t’i quaj vargje poezie?! Thjesht, kjo lojë fjalësh nuk është poezi si edhe në vargu prozaik: “E vetmja gjë që ka dëshirë era/ është të fryjë”. Këtë problem, pa u zgjatur në detaje të tjera, e ceka fare shkurt për t’i thënë kujtdo: “ Të dimë çfarë shkruajmë, përse shkruajmë dhe , kryesorja, a bëjmë art poezie, në kuptimin gjithpërfshirës të temës që trajtova, (besoj se shprehem bindshëm). Botuesët e poezisë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Botuesët e gazetës “Nacional” punojnë me dy standarde gjuhësore, kur gjithë shtypi, media fonike shqiptare punon me standardin lertrar. Harrohet drejtshkrimi e pikësimi që mësohet në shkollë. Ky është absurditet , ku nëpërkëmben rregullat gjuhësore dhe shpërfillet objektivi politik final i gjuhës: “Një komb, një gjuhë”. Mos të harrojmë, se poezia është fjalë e shkruar që lexohet në çdo kohë dhe mbetet si tekst.