Rrena

Mbledh dhe redakton: rm/filolet

Nënën që të don e rrenë lehtë se të beson, por nesër të bjen të provosh me  mjerkën!

[Anonime]

Rrena është kërcim nga pullazi.

[Tibetiane] 

Çdo rrenavec ka për dëshmitar një tjetër rrenavec.

[Greke] 

Rrena nuk sjellë lumturi.

[Filolet] 

 

Rrenci harron shpejt.

[Arabe]

 

Me rrena nuk shkohet n’xhehnet.

[Shqiptare] (Postoi: Z.Bajramaj, Kosovë]

 

Betimet janë vetëm fjalë, e fjalët s’janë  tjetër përveç se erë.

[Samuel Butler] (Klasik anglez, 04.12.1835 – 18.06.1902]

 

Mos rrej për havaje.

[Popullore Shqiptare]

 

Kur ju kall shpia rrenacakut, askush s’i besoi.

[Popullore Tyrke] (postuar nag Mehmet Emin Dikixhi, Bursa]

 

Rrenecakut i soset qiriu para jacije.

[Popullore Tyrke] (postuar nag Mehmet Emin Dikixhi, Bursa]


Rrenaveci e han kryet e vet.

[r]

 

Më së keqi gjinden ata që fillojnë t’u besojnë rrenave të veta.

[r-l m]