RRAHIM BEQIRI – KOMANDANT “ROKI”

Me rastin e 15 – vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit :

RRAHIM BEQIRI – KOMANDANT “ROKI”Rrahim Beqiri

Do t’ thurë vargje në dritë qiriri –
T’ këndoj këngë, o, si është ma s’ miri !
Për dëshmorin Rrahim Beqiri –
Trim tribun , o, djalë xhevahiri !

Refreni:

Hej! Hej !
O , Rrahim Beqiri ,
O, Komandant “Roki” –
Një këngë xhevahiri ,Për ty do ta rroki !
Le ta ndiej Shqipëria ,
Kosova e Kamenica ,
Kush qe krenaria –
Rrahim Kopërnica !

Luftëtar i armatosur ,
Ushtarak , o, i përsosur !
Me përvoja , o, strategjike –
Trim bujar , o, zemër fisnike

Me ide , o, vizionare –
Niset n’ rrugë ,o, përparimtare !
Kyçet n’ radhët , o, çlirimtare –
Të Ushtrisë sonë Kombëtare !

N’ Shtab t’ Përgjithshëm , o, e nderojnë –
N’ detyrë t’ lartë , o, e emërtojnë !
Komandant , o, të batalionit –
Mbi ushtarët e regjionit !

Rrahim Beqiri – Komandant “Roki “,
Pa përtesë, o, pushkën e rroki !
Ishte epror eminent –
Në tri luftëra , o, evident !

Nga familja e respektuar ,
N’ Anamoravë shumë e nderuar ,
Ishte rritë edhe edukuar –
Atdhetari i përkushtuar !

Prijatar ,o, me ide t’ reja ,
N’ aksione e ndër beteja ,
Për çlirim t’ trojeve shqiptare –
Nga thundra serbo barbare !

Pjesë e tri ushtrive çlirimtare –
Për çlirim t’ tokave shqiptare !
Nuk e lëshonte pushkën prej dore –
Në Kosovën tonë Lindore !

Printe n’ luftë , o, në ballë t’ ushtrisë ,
N’ Iliridë të Maqedonisë –
Kundër sllavo maqedonëve ,
Çdo zaptuesi edhe kolonëve !…

Kontribuoi , o, si luftëtarë –
Për Bashkimin Kombëtarë !
Për jetësim të Shqipërisë unike –
Mbi gjithë trojet tona etnike !

Rrahim Beqiri , biri i nënë – lokes ,
Luftëtari i Kosovës ,
Në Drenovec të Tetovës –
Në luftë rëndë , o, do të plagoset !

Morën shokët , ia mësynë Prishtinën –
Në Spital , për t’ ia dhanë ndihmën !
N’ kushte t’ luftës – s’ mungoi përpjekja ,
Por , s’ arriti t’ shpëtojë nga vdekja !

Më 1 Gusht 2001 –
Pushoi së rrahuri zemra e tij !
Rrahim Beqiri , këtu ndërroi jetë –
Luftëtari , o, i vërtetë !

Më 2 Gusht , biri i Kopërnicës ,
Në varrezat e Kamenicës ,
Pranë shokëve të vet dëshmorë –
Do t’ varroset , o, me kurorë !

Stinët ikin e vitet shkojnë –
Luftëtarët , o, na mungojnë !
Të gjithë shokët e idealeve –
Na mungojnë neve të gjallëve !

T’ gjithë dëshmorëve , o, iu premtojmë –
Amanetin n’ vend t’ ua çojmë !
T’ gjithë elita e jonë etike –
Do t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !

Lavdi veprave madhështore ,
Të Rrahimit dhe gjithë dëshmorëve !
Pusho i qetë , o, biri i nënë – lokes ,
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Gjilan, më 30. 07. 2016. Demir KRASNIQI