Rivaliteti i Fuqive të Mëdha dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Photo de profil de Galip Avdiu, L’image contient peut-être : 1 personneProf. Ma.  Galip Avdiu

Rivaliteti i Fuqive të Mëdha  dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, është periudhë kur çështja shqiptare doli në skenë dhe u bë e njohur jo vetëm në rajonin e Ballkanit ,por edhe më gjër në arenën ndërkombëtare.

Dimensionin që e mori çështja shqiptare në këtë kohë është analizuar nga historian e diplomatë në forma të ndyshme. Ç’është e vërteta, afirmimi që mori   çështja shqiptare në këtë kohë erdhi si rezultat i itenzitetit që mori Levizja Kombëtare Shqiptare dhe përmasat që  pati kjo levizje si rezultat i kërkesave gjithëpopullore shqiptare. Levizja Kombëtare Shqiptare në fund të shekullit të XIX ishte mjaft e modifikuar si në planin ushtarak e karakterizuar me kryengritje të shpeshta dhe mirë të organizuara. Kryengritje këto kundër administratës osmane që vinin si rezultat i mosnjohëjes së të drejtave fundamentale të shqiptarëve, por edhe si rezultat i rreziqeve të mëdha që po i kanosej territoreve shqiptare për coptim nga shtetet ballkanike. Kryengritjet shqiptare kundër sundimit osman gjatë shekullit XIX jo vetëm që sollën efekte pozitive të një pas njëshme, siç ishte hapja e shkollave në gjuhën shqipe, por edhe ngritën lart  vetëdijen kombëtare të populli shqiptar.

Mirpo shtrohet nevoja të bëhet edhe një analizë ma e thellë. Është evidente se situata politike dhe ekonomike në Perandorinë Osmane ishte në gjendje jo të mirë, me fjalë tjera, Perandoria Osmane ishte futur në rrugën e degadencës dhe shthurjes përfundimtare të saj. As përpjekjet për reforma gjatë shekullit XIX nuk e shpetuan jetën e saj. Shpeshherë ka ndodhur gjatë historisë kur perandoritë që kanë përmasa të mëdha territoriale e që me kohë nuk bëjnë reformat të duhura, kur ato dobësohen, atëherë jo vetëm që krijohet një vakum institucional, por hapin mundësi që të krijohen se paku dy rrethana të reja. E para, popujt brenda asaj perandorie filloin t΄i shprehin synimet vetëqeverisëse dhe e dyta i jep rast të involvohet faktori i jashtëm. Pra shton apetitet e shteteve të ndryshme për tu zgjeruar territorialisht në dëm të popujve dhe perandorisë së dobësuar.

Situata e krijuar në Perandorinë Osmane gjatë shekullit XIX, nuk ishte vetëm një problem i brendshëm i saj. Dobësimi tej mase dhe shpërbërja eventuale e saj po rrezikon edhe prishjen e ekujlibrit të Fuqive të Mëdha. Fuqitë e Medha e shikonin situaten politike në Perandorinë Osmane me një këndveshtrim serioz. Megjithatë ishin të ndara sa i përket çasjes direkte të tyre. Anglia dhe Franca ishin për vazhdimin e status kuos, madje këto dy shtete i bënin presion Perandorisë Osamane që të vazhdonte me reforma. Në anën tjetër Rusia, Austro-Hungaria më vonë edhe Italia e përcillnin më vëmendje situaten në Perandorinë Osmane dhe në të njëjten kohë përgatiteshin për ekspansion në hapsirat ballkanike, ku në projektet e tyre për ekspansion zënin vend edhe territoret shqiptare. Ndërsa qëndrimi i Gjermanisë ishte neutral madje  ajo sillej sikur nuk i interesonin ngjarjet që po ndodhnin në këto anë.

Pozita gjeografike e territoreve shqiptare dhe shtrirja e tyre në detin Adriatik dhe Jon po u bënte përshtypje të mira disa nga Fuqive të Mëdha. Parasegjithash edhe  shteteve fqinjë të Ballkanit për pushtimin e këtyre tërritoreve. Pozita e gdishullit Ballkanik e më theks të veqantë pozita e territoreve shqiptare ishte e tillë gjatë gjithë historisë e cila po ndante territorialisht civilizimin e lindjes dhe perëndimit, që gjatë historisë  këto dy civilizime kishin mjaft konfrontime. Këtyre konfrontimeve nuk do ti’u shpeton lehtë as populli shqiptar. Logjika e dominimit e një shteti ndaj një shteti tjetër e një populli ndaj popullit tjetër do të ndikon që territoret shqiptare edhe pse nuk i shpetuan tkurrjeve të mëdha gjat gjith historisë, tani  në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX do të jenë vend i rivaliteteve të mëdha.

Krahas përpjekjeve për ndikim në territoret shqiptare sidomos e Austrisë dhe Italisë, duke shfrytzuar forma të ndryshme si: politike, diplomatike, kulturore, fetare e ekonomike, këto dy shtete duke parë rrezikun e zgjerimit të politikës pansllaviste ruse përmes sllavëve të ballkanit, në momentet më të rrezikshme për shqiptarët, ndryshuan çëndrimet e tyre.

Fillimi i Luftrave Ballkanike sikur e ndryshoi situatën politike rrënjësisht në Ballkan, sigurisht duke i pasur parasysh  qëllimet e shteteve ballkanike që i filluan këto luftra (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria), shtete këto pjesëmarrse në Aleancën Ballkanike me qëllimet i tyre të qarta, largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe ndarjën e territoreve shqiptare e maqedone mes tyre. Një nga faktorët që ndikoi që këto shtete të bëjnë këso  planesh, ishte pa dyshim ngritja për çdo ditë e më tepër e identitetit shqiptar, prandaj këto po i trembëshin formimit të një Shqipërie autonome. Po ashtu një synim tjetër i Serbisë ishte që për mes shtrirjes së saj në territoret shqiptare përveq që të siguronte daljen në Adriatik, me të njejtin veprim ta pengonte shtrirjen e mëtejme të Austro-Hungarisë në gadishullin Ballkanik.

Tani fillimi i Luftrave Ballkanike kishte vë në dyshim interesat e dy shteteve (Austro-Hungarisë dhe Italisë), që kaherë pretendonin të vendosnin ndikimin në territoret shqiptare, ndersa shtetet që e filluan luften si Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi nuk menduan shumë për implikimet që mund të ketë kjo luftë. Një gjë është e qartë, dobësimi i pushtetit osman në Ballkan u kishte hap mundësinë vendeve të ndryshme për qendrimin që duhej mbajtur karshi ketyre ndryshimeve. Ma e organizuara në këtë drejtim ishte Austro-Hungaria, e cila po ashtu po diskutonte disa variante për të pasur qasje ma efektive. Qarqet ushtarake austro-hungareze ishin të mendimit se duhej ndërhy ushtarakisht dhe të futnin nën kontroll sa më shumë territore e sidomos  bregun lindor të Adriatikut. Mirpo për dallim të qarqeve ushtarake Ballplatzi (Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë), ishte e mendimit se duhej ndertu një politikë diplomatike e cila nuk do ta ketë për bazë ndarjen territoriale, por duhej përkrah formimin e shtetit shqiptar, i cili shtet do të ishte i lidhur ngusht me Vjenën.

Duke qenë e njohur pjesëmarrja aktive e Austro-Hungarisë dhe Italisë për Ballkanin e si domos për çështjen shqiptare, atëherë edhe intelektualët shqiptar në krye me Ismail Qemalin filluan rrugëtimin drejt këtyre shteteve për të kërkuar përkrahjen e tyre për formimine shtetit shqiptar.

Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912, do të realizohej pas rreth një shekulli luftë e rezistencë në forma të ndryshme, por duke e shfrytzuar edhe momentin që u krijua në Ballkan. Edhe pse nuk do të përfshihen as gjysma e territoreve shqiptare në shtetin e ri që u formua, ky moment do të hap shtigje të reja për popullin shqiptar.