RITAKIM NË MBRETËRINË E LEXUESVE

Bedri TAHIRI

Shkrimtari Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena, më 6. 04. 2017, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me një ceremoni madhështore, mori çmimin “Letërsia Shqipe”.

Pas marrjes së çmimit, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, në fjalën e tij u shpreh se ky ishte një ndër çmimet që vlerësonte më shumë dhe se ishte i lumtur që e merrte në Bibliotekën e Kosovës. Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur e mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës. Biblioteka është pjesë e asaj mbretërie që është e ajo e lexuesve. Shkrimtarët jetojnë falë lexuesve. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm, dhe duke lexuar njeriu është gjithnjë më i dobishëm në botë, më i ndritur nga ana mendore dhe fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe”, ka thënë Kadare.

Edhe për mua qe një rast i veçantë. Po ritakoheshim pas gati dy dekadash. Ishte një ndryshim i madh në shumë aspekte, për të cilin më mirë do të flasin vetë fotot e dy periudhave kohore. Atëbotë ishim në Panair libri dhe ia pata dhuruar dy libra që i pati çmuar shumë “Adem Jashari-legjendë e legjendave” dhe “DRENICA – një shekull trimërie”. Kësaj radhe ai më dhuroi librin “ Vjedhja e gjumit mbretëror”.