Revizionistët e një Qeverie të qelbur!

Shkruan: Florim Zeqa

Hipokrizia dhe mashtrimi i pushtetarëve nuk kanë të ndalur. Në njërën anë deklarojnë për stabilitetin e koalicionit qeverisës, ndërsa në anën tjetër me masat për « harrnimin » e qeverisë përmes të ashtuquajturit « riformatim », po e përgënjështrojnë dhe delegjitimojnë vetvetën.

Logjika e thjeshtë e të menduarit e sqaron situatën në të cilën ndodhet qeveria e qelbur nga aferat korruptive dhe skandalet e njëpasnjëshme, përcjellur viteve dhe muajëve të fundit edhe me elemente të tradhëtisë kombëtare, në pazaret politike në bisedimet e Brukselit dhe Vjenës për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës, për më tepër është duke i ngjarë një « makine » të vjetëruar, e cila nukmund t’i rezistoj asnjë lloj Revizioni (kontrolli teknik),…për çka qytetarëve të vendit u betët, që me votën e tyre të lirë ta dërgojnë në demolim të tërësishëm këtë qeveri të stërkequr, ngase çdo lloj riparimi i kësaj qeverie, nuk do ta shpëtoj « makinën qeveritare » pa u shkatërruar nga prishjet e pariparuara.

Njerëzit në qeverisjen e vendit që e kanë gojen plot demokraci, barazi qytetare, drejtësi dhe barazi ligjore, s’janë gjë tjetër veqse mashtrues dhe intrigant, kontrabandues të njerëzve dhe mallërave per përfitime personale.

Me një kryeministër të vendit, që mundohet të mashtroj qytetarët e vendit, duke u thirrur në riformatim të qeverisë ashtu siq e kishte mashtruar partinë e tij (LDK-në), atëherë Kosova si shtet dhe qytetarët e saj, jo që kurrë nuk do ta shofin dritën e diellit,…largimi nga vendi u mbetët si i vetmi shpëtim nga kusarët politik, shpërdoruesit e shumfisht të djersës dhe mundit të tyre..

« Riformatimi » i qeverisë me njerëz të ricikluar, të sojit të Ramiz Kelmendit i cili brenda tre vjetëve arrin t’i ndërroj tri parti, kur i njëjti deklaron se ka pagë mujore mbi 1 milion euro, atëherë për çfarë zv. kryeministri bëhet fjalë,…interesat e kujt do t’i mbrojë një njeri që brenda të njëjtit koalicion qeverisës i ndërron dy parti dhe tre liderë partiak.

Dihet mirëfilli cilat janë kriteret bazë të zhvillimit ekonomik të një shteti, siq janë; industria, teknologjia përpunuese, bujqësia, blegtoria, turizmi,…etj, nocione këto të harruara nga pushtetarët tanë.

Të vetmin mjet të « pasurimit » të arkës shtetërore pushtetarët e kanë grumbullimin e parave nga doganat dhe plaçkitja e investitorëve. Në këtë mes ekzistojnë bizneset tregtare, kryesisht me importimin e mallërave nga shtetet fqinjë, në radhë të parë nga fqiu ynë verior-Serbia.

Ditë më parë, në emër të « riformatimit » të qeverisë, kryeministri i vendit Isa Mustafa e shpërbleu me postin e Zv.kryeministrit importuesin më të madh të prodhimeve nga Serbia në Kosovë, zotin Ramiz Kelmendi.

Ky veprim i kryeministrit me titullin e akademikut, nuk mund të jetë pasoj e naivitetit, por produkt i pazareve të pista politike, me qëllim të forcimit të pozicionit të tij në postin e kryeministrit.

Sikur po harron (me qëllim) kryeministri, se me shpërblimin e importuesit më të madh të prodhimeve nga Serbia në Kosovë, është duke i ndëshkuar të gjithë prodhuesit vendor, është duke i zvogluar në minimum mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendit,…është duke i ngulfatur prodhuesit vendor në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë,…të cilët si pasojë e konkurencës jolejale të tregut vendor detyrohen që prodhimet e tyre t’i eksportojnë jashtë vendit ose t’i hudhin në mbeturina.

Vallë, ky na paska qenë projekti zhvillimor i vendit nga kryeministri i vendit apo është shndrruar Isa Mustafa në zbatues të strategjive shkatrruese të ekonomisë vendore.

Apo, ndoshta kryeministri i vendit përmes oligarkëve biznesor synon realizimin e premtimit elektoral, të « 120 mijë vendeve të punës » për të rinjët kosovar!

Riformatimi i Qeverisë nga revizionistët e korruptuar deri në fyt, nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për qytetarët e vendit, ngase deri tek kjo po vjen, jo si shprehje e dëshirës, vetëdijes apo ndërgjegjës së kryeministrit Mustafa, por si rrjedhojë e vullnetit të kryeparlamentarit dhe kreut të PDK-së, zotit Kadri Veseli i cili përmes të ashtuquajturit « Riformatim » i qeverisë synon të përmbush apetitet e veta me vendosjen e njerëzve të tij në krye të ministrive që i dirigjon PDK-ja.

Njiherit, kjo do të shkaktoj përplasje të fuqishme mes tij dhe Hashim Thaçit, duke ia larguar këtij të fundit njerëzit e vet nga të gjitha ministritë.

Në anën tjetër Hashim Thaçi nga posti i presidentit po tenton edhe më tutje të ushtroj ndikimin e vet në partinë e tij, mirëpo fuqia e kryeparlamentarit Veseli në kreun e PDK-së është në rritje e sipër, krahasuar me imazhin në rënje të presidentit Thaçi.

Në të njëjtën kohë, Kadri Veseli LDK-në është duke përdorur si marionetë shkaku i rënjës së imazhit të saj dhe paaftësisë qeverisëse të kryeministrit Mustafa,  të cilin dita-ditës është duke shtrydhur sikurse limonin dhe përdorur si vegël pune për realizimin e qëllimeve të tija personale dhe partiake.

Qeveria aktuale nuk e do ndryshimin, e do mashtrimin e qytetarëve nën slloganin e « riformatimit » si parapërgatitje për zgjedhjet lokale e ndoshta së shpejti dhe ato të përgjithshme, për të manipuluar opinionin publik, gjoja për ndryshim e kursit qeverisës me figura të ricikluara politike.

Në fakt, riformatimi i filluar me zv. kryeministrin, do të vzhdoj me figura tjera të inkriminuara për të zgjatur agoninë e pritjes së qytetarëve të pashpresë, ndoshta edhe për disa vite të tjera derisa të largohen tërësisht nga vendi të gjitha forcat progresive, truri kombëtar, si potenciali i vetëm i ndryshimeve substanciale politike, ekonomike dhe juridike të vendin tonë.

Revizionizmi burimin e ka tek sistemet totalitare, ku diktatorët përmes rrotacionit brenda pushetit qendror mashtronin popullatën gjoja për ndryshime në qeverisje, duke i mbajtur në përjetësisht në pushtet të njëjtit njerëz.

Pushtetarët, këta revizionistët e rinjë janë shkëputur skajshmërisht nga interesat e popullit dhe shtetit, ata çdo ditë vazhdojnë të zhvatin pasuritë shtetërore, çdo ditë janë duke e vrarë lirinë e Kosovës, duke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, mijëra të vrarëve politikë.

Andaj sa më parë dhe pa asnjë hezitim duhet dëbuar nga institucionet e shtetit të Kosovës këtë klasë kusarësh politik, në të kundërtën rrezikojmë seriozisht të ardhmen e shtetit, i cili dita-ditës është duke rrëshqitur nën kthetrat e pushtuesve shekullor.

Ruajna Zot prej revizionistëve të një Qeverie të qelbur!