Republika e Iliridës, fundos krijesat artificiale në Ballkan

Shkruan: Florim Zeqa                         02.05.2017

Republika e Iliridës, fundos krijesat artificiale në Ballkan

Ngjarja tepër tronditëse qe ndodhi në javën e kaluar në Parlamentin e IRJM-së, nuk ishte thjesht një sulm huliganësh siq po cilësohet nga politikanët dhe një pjesë e analistëve, por ishte pak më tepër se kaq, ishte një formë e organizuar e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve, të cilët me çdo kusht dëshirojnë të mohojnë realitetin e prezencës së 40 % të popullatës shqiptare në Maqedoni, bashk me këtë edhe mohimin e çdo të drejte kombëtare e njerëzore.

S’ka dyshim, se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë i kishte tërbuar forcat nacionalshovinishte serbo-maqedonase, të cilët nuk munden të pajtohen me një realitet të ri, të paparë në historikun e IRJM-së (FYROM).

Menjëherë pas votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, pushtetarët e  tërbuar, në mënyrë të organizuar iu vërsulen drejt kuvendit maqedon huliganët serbo-maqedonas kundër deputetëe shqiptarë dhe atyre maqedonas që mundësuan zgjedhjen për herë të parë të një shqiptari për kreun e legjislativit maqedonas.

Ishin pamjet filmike nga kuvendi, që pasqyruan në mënyrën më besnike skenarin  e organizuar nga çarqet serbo-maqedone me qëllim të ndaljes së proceseve demokratike, për të ndalë avancimin e të drejtave të shqiptareve, si komb shtetformues në ish republikën jugosllave (FYROM).

Rasti i fundit në parlamentin e IRJM-së, duhet të ndikoj në ndërgjegjën e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë republikë fantome, se kësaj krijese artificiale i ka ardhur fundi.

Eshte momenti më i duhur për unifikimi e shqiptarëve si një trup i vetëm, të bashkohen rreth një platforme të përbashkët kombëtare për të realizuar të drejten natyrore, për shpalljen e pavarësisë së Republikës së Iliridës nga serbo-maqedonasit, si e vetmja zgjidhje e përhershme dhe e qendrueshme në këtë pjesë të trazuar të Evropës, për t’i dhënë përfundimin e duhur krijesës artificiale nga mbetja mortore e jugosllavisë titiste.

Shpërbërja e kësaj krijese artificiale, do të krijonte bazë të qendrueshme për paqe dhe stabilitet të qendrueshëm politik në ballkanin jugpërëndimor.

Mbi të gjitha, shpërbërja sa më parë e FYROM-it, do të parandalonte lojërat e rrezikshme të Serbisë dhe Rusisë në këtë pjesë të ballkanit dhe do të parandalonte ambiciet garbitëçare të nacionalshovenistëve serbo–maqedonas ndaj shqiptarëve autokton në trojet e tyre.

Padyshim, se në këtë aspekt është i nevojshëm edhe një unifikim i të gjithë faktorëve politik shqiptar në ballkan, në veqanti në Shqipëri dhe Kosovë.

Lidershipi politik në Tiranë dhe Prishtinë, nuk guxon të mjafohet vetëm me deklarata verbale dhe tepër sipërfaqësore, me « gjykimin » e krimeve dhe akteve barbare, këtë çështje duhet ngritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ana e shetit shqiptar, ngase kësaj radhe në mënyrë institucionale dhe brenda institucioneve të shtetit maqedon është e rrezikuar ekzistenca fizike e shqiptarëve.

Nuk guxojnë të lejohen edhe më tutje që rreth 40 %  e popullatës shqipare në FYROM të përdoren si « mish për topa » nga hegjemonismi sllavomaqedonas.

Shqiptarët autokton në këto hapësira duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, si një e drejtë universale e popujve të botës së civilizuar.

Duhet t’u bëhet e qartë qendrave të vendosjes, Washingtonit e Brukselit, se ekzistenca e mëtutjeshme e FYROM-it, paraqet rrezik dhe kërcënim seroiz për paqen në ballkan dhe këtë pjesë të trazuar të Europës.

Ndalja e veprimeve destruktive të trekendëshit Shkup-Beograd-Moskë, gjegjësisht  trekëndëshit kriminal  Gruevski-Vuçiq-Putin është nevojë imediate për ndaljen e eskalimit të situatës shpërthyese në Ballkan.

Vetëm shpërbërja e FYROM-it, dhe ndarja në pjesë të barabarta e kësaj krijese artificiale mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të ndalonte apetitet hegjemoniste të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në këtë pjesë të Ballkanit.

Pa njohjen e terësisë territoriale të shqiptarëve, gjegjësisht Republikës së Iliridës, nuk do të ketë qetësi dhe as stabilitet politik në këto hapësira. Përmes FYROM-it, Moska dhe Beogradi po tentojnë të realizojnë skenarët ogurëzi për kthimin e trazirave dhe luftërave ndëretnike në Ballkan.

Marrja e fatit të shqiptarëve në duart e veta, përveqse do ta përcaktonte të ardhmen prosperuese të shqiptarëve, do të parandalonte zgjerimin e hegjemonizmit sllavo-ortokso-maqedonas në gadishullin ballkanik.

Unifikimi rreth platformës politike kombëtare i spektrit politik në FYROM nuk guxon të fokusohet në ruajtjen e terësisë territoriale të këtë kësaj krijese fantome, por në shpërbërjen sa më parë të saj, për realizimin e të drejtave kombëtare, të kurorëzuara me shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Iliridës, shtetit të tretë shqiptar në Ballkan.

Vetëm kështu, do të përmbyllej me sukses kapitulli i krijesave artificiale në Ballkan, mbyllja e kapitujve të dhunës dhe konflikteve ndëretnike dhe hapja e një epoke të re të paqes dhe bashkëpunimit ndëretnik në Ballkan.

Përfundimisht, Republika e Iliridës do të fundos konceptet e krijesave artificiale  dhe përmbyste ambiciet hegjemoniste dhe garbitëçare të sllavo-maqedonasve në hapësirat ballkanike.