Reportazh nga Stuttgarti

-K.F. ´´KOSOVA´´e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit për mërgatën Shqiptare!

Reportazh nga Stuttgarti:  Zeqir Asllani

Me daKlasatën 22.05.2016. ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët e Stuttgartit me rrethinë e cila u organizua nga K.F.´´KOSOVA´´ e Bernhausenit në Filderstdt-Bonlanden, në bashkëpunim me shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije & Zeqir Asllanit.

Ky bashkëpunim qëndron fuqishëm tash e pesë vite më parë , falë sinqeritetit,respektit të ndërsjellët,kryerjes së detyrave nga secili veç e veç në mënyrë vëllazërore, duke mos shikuar asnjëherë interesat personale, por duke punuar në të mirën e Klubit ´´Kosova´´, në të mirën e shkollës shqipe, në të mirën e fëmijëve tanë,që janë ardhmëria e ndritshme e Kombit Shqiptarë,kudo që jetojnë, punojnë dhe veprojnë në mërgatën shqiptare. Festa e Flamurit Kombëtar dhe përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, janë dy data të veçanta për K.F.´´KOSOVA´´e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë, të cilat i organizojnë në mënyrë të përkryer me programe të pasura kulturore, por nuk mungojnë as edhe ato sportive ,që çdo herë mirëpriten nga mërgata shqiptare. 

KlubiSukseset e K.F.´´KOSOVA´´në këtë vit janë të veçanta nga vitet e kaluara, falë riorganizimit të mirëfilltë të gjithë anëtarëve të klubit pa dallim, duke filluar nga Kryetari zot. Rizah Aliu, anëtarët e kryesisë Shpejtim Mushkolaj, veteranit zot. Qamil Gjuraj, Nuredin Gjuraj, Isuf Elezaj, Musë Leci, Vëllezërve Gerxhaliu, por duke mos harruar kurrsesi meritat që ka trajneri i palodhshëm zot. Besim Blakaj, me përkrahjen e fuqishme të sponsorëve pa dallim duke filluar nga Mishtorja  ´´GASHI´´ Jeton Grabanica , si dhe aktivisti i dalluar Shaip Mushkolaj,dhe të gjithë të tjerët.  Këto suksese janë evidente falë djelmoshave dhe veteranëve të fushës së gjelbërt, që me mundin dhe djersën e tyre ekipore i´a arritën qëllimit të shpallën Kampion i Ligës për vitin 2015-16. Tani,që nga sezoni i ardhshëm këta djelmosha të K.F.´´KOSOVA´´do të bëjnë gara në Kreiss Liga A, dhe në sezonin e ri presim suksese të reja!

Për këtë ditë feste K.F.´´KOSOVA´´ishte shumë e kujdesshme dhe ftoj të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët në rrugëtimin e tyre 26-vjeçar, për të festuar s´bashku me familjet e tyre,për të gjithë ata, që kontribuon dhe bashkëpunuan gjatë këtyre viteve për K.F.´´KOSOVA´´,ata ndanë: “Mirënjohje”në shenjë falënderimi, ku në mesin e tyre janë edhe arsimtarët e shkollave shqipe, si dhe portali i KosovaritMedia.

Motrat dhe nënat tona, ishin ato të cilat u përkujdesën për këtë ditë feste, begatuan me ushqimet tona tradicionale, ku patën rastin të gjithë të shërbehen me ushqim dhe pije freskuese falas!

Në këtë ditë feste ishte e pranishme edhe RDK-va, në gjuhën shqipe për Stuttgartinë me rrethinë, zot. Qani Rexhepi i cili e madhështoi me prezencën e tij.

Kjo ditë feste u realizua falë sponsorëve besnik që po përkrahin këtë klub futbollistik me traditë 26-vjeçare!

Ne mundem të shkruajmë edhe me mijëra fjalë, por një foto flet më shumë se një mijë fjalë!     foto

Për fund na mbetet për t´iu dëshiruar suksese të mëtejme K.F.´´KOSOVA´´dhe shkollave shqipe të Stuttgartit me rrethinë,  kjo le të jetë një këshillë për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të punojnë dhe të investojnë në të mirën e fëmijëve tanë, në të mirën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, sepse vetëm të bashkuar, do të jemi më të fortë, për t´a kryer amanetin e Rilindësve tanë, të cilët tërë jetën e tyre i´a kushtuan: Çështjes Kombëtare,për hapjen e shkollave shqipe si dhe formimin e shtetit Shqiptar!

Prandaj, ne kemi obligim moral dhe Kombëtar, që të përkujdesemi për brezat e rinj, që të edukohen dhe arsimohen në gjuhën e ëmbël shqipe këtu në mërgim, sepse nesër do t´na gjykojnë brezat që do të vijnë pas nesh..

Përzgjedhjen e këngëve për argëtim sa më të mirë, për të pranishmit në këtë ditë feste u përkujdes, Digjej Blendi 

Shpresojmë se të gjithë janë ndarë të kënaqur në këtë ditë feste e cila u organizua nga K.F.”KOSOVA” e Bernhausenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë.