Reportazh nga Malet e SCHWARZWALDIT

Kur arritëm në naltësin mbidetare 1000 m, pamë ortegjet e borës të pashkërira
Përgatiti ; Ramiz DERMAKU
Treni qante mjegullen e dendur e cila ndodhej në disa vende. Skaj liqenit  ishin të ndertuara shtëpi  të vogla  të cilat gjatë kohës së verës por edhe të dimrit ishin të mbushura me turistë të shumtë nga vende të ndryshme të Europës   e më  largë
         Tërë natën nuk vura gjumë në sy. Rrotullohesha herë në krahun e majtë.., e herë në krahun  e djathtë.  Bashkëshortja ime kishte mbushur dy Valigje me rrobe, dhe mjetet tjera të domosdoshme për të shkuar në shtëpi pushimi dhe rekracioni. Dëshira ime ishte që unë të shkoja me veturën time në Malet e larta të Schwarzwaldit- Gjermani. Mirëpo, bashkëshortja ime gjatë tërë  kohës më thonte ; Ramiz.., mos shko me  veturë .., sepse të shtohet edhe një gajle, se ku ku do e parkoje.., etj.. Ju po shkoni për të  pushuar e relaksuar. Dhe në fundë edhe unë  pajtova me propozimin e  bashkëshortes sime. Mora valixhet në dorë u përshëndeta me bashkëshorten time ajo më dëshiroi pushim të këndshëm  dhe relaksim të mirë. Djali i vëllaut tim Afrimi, arriti  tek unë me veturë e tha axha Ramiz unë do ju dërgoj në stacionin e trenave në Ravensburg. Arritem tek stacioni i trenave në Ravensburg, unë më parë kisha prerë biletën e udhëtimit , u përshëndetëm me Afrimin dhe unë u drejtova tek automatit për ti nxjerrë ca lekë. Isha, jo i disponuar por i revoltuar dhe i mërzitur gjatë  fillova ti ndrydhë (trusë ) numrat.., me shpejtësi bëra dy gabime, dhe kartelën ma konfiskoi automati.  Të kthehem në bankë.., apo të uëdhtoja me tren.., u ndëgjua zëri i  ciceronit ( njeriu i cili përcjell ardhjen dhe  shkuarjen e  trenave.., po mora vendim që të shkoja me tren. Me hapa më të shpejtë ecja drejtë (peronit) nr. 3 ,ku ishte ndalur  treni, që   unë do të udhëtoja  drejtë Fridrischafenit  në  ora 10 ,45 minuta.  Hipa në tren . Akoma pa u ulur unë, treni u nisë. Treni lëvizte me një shpejtësi të madhe , e unë orvatesha që ti shënoj ato plantacione të mollave, dardhave, rrushit, pjeshkëve, kumbullave, etj.., Muajë më parë ne ishim me bashkëshorten në liqenin e Fridrischafenit, për vizitë. . Shtëpit e bukura nga të cilat ato ditë korriku, hynin e delnin turistë të shumtë, disa pronarë të banesave.  Vreshta të mëdha  rrushi, plantacione  mollash, dardhash, etj, muaj më parë kishin një ngjyr të gjelbërt e sot gjethet kanë marrë ngjarë sahrit ngjyrë tjetër.  Treni qante mjegullen e dendur  e cila ndodhej në disa vende. Skaj liqenit  ishin të ndertuara shtëpi  të vogla  të cilat gjatë kohës së verës janë të mbushura me turistë të shumtë nga vende të ndryshme të Europës   e më  largë. Ato lokale ; restorane, shtëpi banimi, Piceri, Hotele, aty ketu edhe lokale nate. Gjatë tërë kohës së verës dëgjohej zëri i fëmijëve, zogjëve, ku nga ato shtëpi të vogla lirohej armë mishi të pjekur, dëgjohej muzikë e zhanreve të ndryshme, lëviznin njerëzit  shkonin për  tu larë apo ktheheshin  nga larja. Shtëpi nga të cilat muajë më parë ishin të mbushura me turistë, fusha të vogla sportive, restorane, kamp shtëpiza, anije të vogla, ato rrugë zik zake të cilat ishin të mbjella me drandofile, dhe aty këtu livadhe të pastra  e të gjata, skaj tyre lëviznin drej – kaproj  të shumtë. Hekurudha e trenit ndodhej mbi rrugë , rruga për makina por edhe ajo për bicikleta shkonin afër njëra tjetrës. Akrepat e orës tregonin 10°°,  e treni ngadal ngjitet drejtë maleve të Shwarzwaldit ,malet më të larta në Gjermani. Të rrahurat e zemrës shpejtuan ritmin, sepse numri i rruzave të kuqe të gjakut – (eritrociteve) është më i madhë. Aty për  herë të parë pashë lisa të gjatë (sipas një banori të atyre maleve ( i cili gjindej përballë meje ) deri në 40 metra. Ai njeri më shikoi gjatë në sy.Kur arritëm në naltësin mbidetare 1000 metra., pamë ortegjet e borës akoma të pashkrira . Ato bukuri të rralla natyrore i joshnin turistët apo vizitorët e  rastit. Një plak I moshuar ishte ulur pranë meje dhe më pyeti ? ! Nga jeni dhe ku po shkoni ? ! Kur i tregova se jamë, gazetarë nga Kosova, morri frymë thellë dhe tha.., Nga Kosova..? !  Po, po nga Kosova !  Po ku shkoni ? Qka po shkruani ? ! Kur arritëm në lartësin mbidetare mbi 900 metra, pos makinave të shumta për pastrimin  e bores, pastrimin e rrugës dhe hekurudhës nuk shihnim asgjë tjetër.
        Rrezet e diellit ranë në dritare të trenit. Bashkëudhëtari im  plaku  Hans, kishte mbushur  7o – vitze, por akoma dukej i fortë. Jashtë fryente një erë e nga degët e lisave të gjatë binin fluska bore. Treni u ndalë, dhe ia lëshoi rrugën trenit tjetër. Ja shikoje këtë urë, shikojë këta gurë..,  më tha Hansi…,  u ndalë moro fryme thellë.., dhe syt iu mbushën me lotë… Po, pse qani z. Hans ?! Keni dhembje.., jeni i sëmurë.., jo .,jo.., nuk jamë i sëmurë e asë nuk kamë dhembje.., por me këto duar të mia kamë ndertuar këtë murë..,urë dhe ja shikoje akoma duket si të ishte ndertuar sot. Ura kishte lartësi mbi 150 metra dhe 600 metra e gjatë, i rezistoi kohës. Unë me shokët e mij kemi punuar mbi 3 vite, që nga ora 7°° e mëngjesit deri në ora 10 apo 11 të mbrëmjes. Pjesën më të madhe të gurëve i bartënim me aeroplan. Në malet e Schwarcwaldit ishte e zhvilluar edhe bota shtazore, Lepuri, dhelpëra, ujku, ariu, dhe shumë drej, etj. Të gjitha ato shtazë që jetonin në malet e Cshwarc Waldit ishin nën mbrojtjen e shtetit dhe për të gjitha ato shtazë që jetonin në ato pyje. Për ato kujdesej njeriu. Dhe kështu falë punës sonë ne ndertuam jo vetëm rrugë të reja, hekurudha treni, stacione trenash, autobusash, penda, uji, tunele nëntokësore.,  bënim rrallimin e drunjëve, në vende të zhveshura mbillnim drunjë ; pishën, bungun,  shkozën, kaqën murrizin, lajthin, etj. Bimë shkurrore etj etj. Ofrohej koha që të ndahemi, unë zbrita nga shkallët e trenit dhe ia bëja me dorë plakut Hansë, zbrisja nga treni dhe të shkoj në Shtëpi pushimi e rekreacioni.., Mendova, po sikur edhe ne shqiptarët të ishim të lirë..,e të punonim kështu, si gjermanët me siguri se do të ishim jo këtu ku jemi por.., ?! Plaku poashtu më  rrëfeu edhe për gjeneratat e reja të cilat po ikin nga fshatërat dhe po shkojnë drejtë qytetit po i lënë shtëpit e zbrazura dhe po shpërngulen në qytete . Deri sa do të zgjatë kjo shpërngulje nuk e di askush.    Prandaj ne fund  mund të konkludojmë se Gjermanët në saje të punës vetëmohuese kanë arritur këtu ku janë.  Unë u ndava nga Hansi dhe i dëshirova jetë të gjatë, shëndet të mirë. Dhe iu falenderov për të gjitha ato që më rrëfeu  plaku.
Punuar me 10.09.2016
Weingarten