RËNIA E LDK-së (4): DIASPORA PËRJASHTOHET NDËRSA PËRKËDHELET NDIKIMI “SERBO-RUSO-ARAB”?!

RËNIA E LDK-së (4):

DIASPORA PËRJASHTOHET NDËRSA PËRKËDHELET NDIKIMI “SERBO-RUSO-ARAB”?!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Abdullah Hoti e din se për ta shkatërruar Degën e LDK-së në Zvicër, drejtpërdrejt kanë qenë të angazhuar: Salih Morina, Armend Zemaj, Anton Quni, Teutë I. Rugova dhe bija e Enver Malokut Doruntinë E. Maloku, të cilët kanë ardhur me mision të caktuar në Zvicër. Ndërsa pas kryerjes së atij misioni, as Abdullah Hoti dhe asnjëri nga kandidatët e Listës së LDK-së, (pa i përjashtuar edhe ata që po sillen si opozitar), nuk kanë reaguar për veprimin antidemokratik të Isa Mustafës, kundër Degës së LDK-së në Zvicër. Tashmë ata mund ta përmendin Diasporën dhe sigurisht ndoshta kanë edhe fytyrë për të kërkuar edhe votën e familjarëve të tyre. Por duhet ta dinë se Diaspora do t’u kishte siguruar ma shumë vota se sa ndikimi “Serbo-Ruso-Arab” me të cilët ka bërë koalicion LDK-ja!

LDK-ja ka hyrë në zgjedhjet e jashtëzakonshme si koncepti më i çoroditur demokratik dhe me konfliktet më të mëdha brenda partiake. LDK-ja nuk do t’i shpëtojë gjykimit për krimin ekonomik të vendit, por më shumë se partitë tjera LDK-ja bartë fajin ndaj Diasporës së saj, përkatësisht ndaj Degëve të LDK-së në Diasporë.

Isa Mustafa dhe djaloshi me eksperiencë në Institutin Riinvest, Avdullah Hoti, duhet ta dinë se diaspora luan rol dhe ka rëndësi jetike për Kosovën dhe është ndikuese në epilogun e zgjedhjeve. Por diaspora nuk është futur në agjendat e Abdullah Hotit, pasi punëdhënësi i tij, dhe shefi i partisë sigurisht e ka këshilluar për të keq, pavarësisht nga pasojat dhe epilogu tragjik i këtyre zgjedhjeve.

Edhe Abdullah Hoti, sikurse shefi i tij është futur në LDK, vetëm pasi dr. Ibrahim Rugova nuk ishte më në mesin e të gjallëve. Po ashtu dihet se Abdullah Hoti erdhi në qeverinë komunale të Prishtinës si pjesë e stafit teknik të Isa Mustafës, pa pasur nevojë t’iu nënshtrohet rregullave të përtesë për t’u ngjitur lart në hierarkinë partiake dhe pa u merakosur se zinte vendin e atyre që me mish e shpirt kanë punuar për LDK-në. E ne kot po flasim për standarde dhe për demokraci?! Abdullah Hoti, është ekspert i trajnuar në Riinvest, i cili ngjashëm si Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj, nuk iu kanë nënshtruar proceduarve zgjedhore as konkurrencës, por janë kuadër të emëruar sikurse Isa Mustafa, kur qe emëruar drejtor i dhunshëm në Qendrën e Studentëve pas pranverës kosovare të vitit 1981. Ne flasim për demokraci dhe betohemi mbi te, për këto vlera flet edhe Abdullah Hoti, edhe Lumir Abdixhiu por edhe Driton Selmanaj, a kanë mundësi me na treguar një model të ngjashëm sy ky, që bëhet në Partitë Popullore Evropiane (EPP). Ata nuk po skuqen fare edhe pse e dinë se kjo nuk është aspak demokratike, por si rrjet i lidhjes së neokomunistëve po kamuflohen me petkun e demokracisë e kanë hapur frontin antidemokratik edhe me komandantët e luftës, duke harruar se pa atë luftë nuk kishte ardhur liria, përkundrazi shefi i tyre ka qen idealisti i fundit për ta ruajtur ndikimin serb në Kosovë.

Ambicia e Abdullah Hotit, për tu bërë kryeministër, e shtyri për t’u nominuar si kandidat i mundshëm për kryeministër, se për t’u bërë kryeministër në këto gara të ashpra dhe me këtë handikap të LDK-së, është goxha zor për tu realizuar.

Por ky djalë nuk ka karizëm politike dhe nuk ka as ndjenjë patriotike. Të jesh ekonomist dhe të kesh një grimcë patriotizëm nuk do të duhej të refuzoheshin resurset e mëdha të bazës ekonomike, të të hyrave jashtëzakonisht të mëdha që vijnë nga diaspora. Por Abdullah Hoti paska vendosur me besnikëri t’i mbetet besnik Isa Mustafës, e kjo do të thotë është më keq se sa të mos kesh shkollë fare. Nuk është mëkat të jesh frikacak e të mos shkosh as në luftë, por është krim dhe idiotësi të tallesh me luftën dhe luftëtaret, kur nuk ke dhënë asnjë qindarkë për luftën dhe s’ke derdhur asnjë pikë gjak për lirinë e saj!… Le të flet kandidati i LDK-së për kryeministër Abdullah Hoti, nëse ka qenë anëtarë i LDK-së sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova?! Nëse ka dhënë ndonjë qindarkë për luftën nga xhepi i tij, sepse për Isa Mustafën e garantoj se as parat e Trepërqindëshit nuk i ka destinuar si duhet as për luftën dhe as për për nevojat tjera në Kosovë.

Por Abdullah Hoti, duhet din sa akuza të rënda rëndojnë mbi Isa Mustafën, qoftë për “Fondit e Trepërqindëshit”, “Fondin Huaja Popullore”, “Fondin për Drenicën”, Pastaj afera me “Dardania Bankën” në Tiranë, Unioni i Fondit “UFORK”, dhe deri te Instituti Riinvestin, qendër kjo për trajnime dhe shkollim për ta pushtuar LDK-në, që janë  përfaqësuesit kryesor të Listës për deputet nga radhët e LDK-së. Prandaj duke i llogaritur këto ai duhet të ndjehet me fat nëse nuk do t’i ndodh për ta hetuar penalisht shefin, për të gjitha dëmet që ia ka bërë Kosovës.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, e din mirë se ai dhe Isa Mustafa janë kapërthur në LDK në mënyrë mafioze, ashtu sikurse Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, të cilët nuk njohin rregulla të demokracisë por i pëlqejnë emërimet dhe i zbatojnë urdhëresat, prandaj janë kaq të dërmuar në aspektin moral.

Tashmë ne po flasim për demokracinë prandaj e pyes Abdullah Hotin, a ka ndjekur  rrugën normale për avancim e tij në LDK, apo është vërtetë një misionar i Isa Mustafës për ta shkatërruar LDK-në dhe filozofinë Rugoviane.

Përveç këtyre rasteve antidemokratike, Abdulla Hoti si kandidat për kryeministër dhe të gjithë kandidatët nga Lista e LDK-së, (pa asnjë përjashtim), e dinë se Isa Mustafa e ka përjashtuar Diasporën, por si ekonomist që qenka Abdullahu, a është i vetëdijshëm për  fuqinë ekonomike që ka diaspora?! Ndërsa fuqia politike e Diasporës, padyshim do t’i kishte sjell vota LDK-së dhe atij, ma shumë se sa ndikimi “Rus dhe Arab”, me të cilët LDK-ja ka lidhur koalicione jo parimore.

Sigurisht edhe Abdullah Hoti e din se për ta shkatërruar Degën e LDK-së në Zvicër, drejtpërdrejt kanë qenë të angazhuar: Salih Morina, Armend Zemaj, Anton Quni, Teutë I. Rugova dhe bija e Enver Malokut Doruntinë E. Maloku, të cilët kanë ardhur me mision të caktuar në Zvicër. Ndërsa pas kryerjes së atij misioni, as Abdullah Hoti dhe asnjëri nga kandidatët e Listës së LDK-së, (pa i përjashtuar edhe ata që po sillen si opozitar), nuk kanë reaguar për veprimin antidemokratik të Isa Mustafës, kundër Degës së LDK-së në Zvicër. Tashmë ata mund ta përmendin Diasporën dhe sigurisht ndoshta kanë edhe fytyrë për të kërkuar edhe votën e familjarëve të tyre. Por duhet ta dinë se Diaspora do t’u kishte siguruar ma shumë vota se sa ndikimi “Serbo-Ruso-Arab” me të cilët ka bërë koalicion LDK-ja!

Ku ishte zëri i Abdullah Hotit, kur Isa Mustafa përjashtonte delegatët e Diasporës dhe cili ishte roli i tij për t’u tejkaluar kjo krizë me të cilën Isa Mustafa hyri në zgjedhje të jashtëzakonshme. Shtrohet pyetja pse kandidati për kryeministër përkulet para ndikimit “serbo-ruso-arab”,  por nuk e ka thënë një fjalë të vetme për diasporën dhe nuk ka prezantuar as platformë politike për Degët e LDK-së në Diasporë, por po përqafohet dhe puthet nëpër tribuna me ata që e luftuan dhe po e luftojnë LDK-në.

Degët e LDK-së në Diasporë, janë pjesa ma vitale dhe më e fuqishme  e diasporës, prandaj injorimi që ua bënë edhe Abdullah Hoti, dëshmon se ai është një vazhdimësi (Copy Paste), e së keqes në LDK, prandaj si ka mundësi Abdullah Hoti ta kërkojë votën e  familjarëve të diasporës për ta votuar. Edhe ai, si ekonomist që është, nuk po bënë llogari nëse Degët e LDK-së i kishin sjell më shumë fitim apo ndikimi “Serbo-Ruso-Arab”?! Kështu që me këtë sjellje të një politikani pa karizëm në fushën e politikës, e bënë koalicionin të dështuar kurse vetën pjesë të nëntokës për ta shkatërruar LDK-në.

Abdullah Hoti duhet ta dinë se Degët e LDK-së në Diasporë, kanë vepruar për këto 27 dhe vazhdimisht janë injoruar nga Isa Mustafa. Injorimi tash ka marrë formën institucionale kurse Abdulla Hoti nuk qe në gjendje për ta ndryshuar këtë raport, por si duket i duhet t’i rrijë besnik tradhtisë së shefit të tij për ta përjashtuar edhe këtë pjesë vitale të LDK-së dhe të atdheut nga proceset e tanishme politike.

Degët e LDK-së kanë mbajtur gjallë aktivitetin e LDK-së në Kosovë, por kur Instituti Riinvest ka bërë miliona, të gjithë sojniket e Isa Mustafës po tallen dhe po e përbuzin diasporën. Sidomos atë pjesën e cila është e lidhur me idealet e tyre për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën.

Degët e LDK-së në Diasporë në vendet Evropiane dhe më larg, përveç kontributit të drejtpërdrejt për të mbajtur gjallë LDK-në, ata i kanë mbajtur edhe familjet e tyre në Kosovë të cilat janë të lidhura shpirtërisht dhe emocionalisht me bijtë dhe bijat e tyre në Diasporë, kurse Abdullah Hoti, bashkë me Isa Mustafën dhe me klanin që ka pushtuar LDK-në, me përjashtimin që ia kanë bërë Diasporës i kanë mohuar edhe votat e familjarëve të tyre të cilat janë me ndikim të madhe në epilogun e këtyre zgjedhjeve.

Çfarë të themi tjetër, përveç asaj se Degët e LDK-së në Diasporë, janë një thesar i madh për Kosovën dhe LDK-në, i cili si kapital do të ishte më i vlefshëm dhe do të ishte shumë ma produktiv se sa koalicionet që kundërmojnë  vlera antievropiane!

Publikuar në profilin e autorit në FB: https://www.facebook.com/shefqet.dibrani

St. Gallen, 03.06.3017