Rëndësia juridike e Sektorit Privat të Sigurisë në Kosovë

Rëndësia juridike e Sektorit Privat të Sigurisë në Kosovë

Shkruan: Mr.sc.Fidair Berisha Phd.Can i Sigurisë

Kompanitë private të sigurisë ( Sektori Privat i Kosovës ) në Kosovë ekzistojnë më tepër se një decenie e gjysmë, shumë më vonë se sa në pjesët tjera të ish Jugosllavisë. Një periudhë e gjatë e marrëdhënieve nën regjimin e Millosheviqit dhe situata e vështirë politike e kanë vështirësuar zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Pala kosovare në vitin 1999 ka aplikuar zbatimin e ekonomisë së tregut dhe të demokracisë politike si dhe praktikat inovative për sigurinë e njerëzve. Iniciativat private të sigurisë në mënyrë rapide kanë marr formën, kurse strukturat policore janë munduar që të sigurojnë rendin dhe qetësinë. Shumicën e SPK i kanë formuar ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish oficerët ushtarak të Armatës Popullore Jugosllave ( APJ ) dhe individët me përvojë në sigurim. Dukuria rapide e iniciativave të sigurisë private në një pjesë mund të sqarohen në mënyrë simbolike për t`iu përshtatur kushteve të reja, por në fushën e cila iu përgjigjet potencialeve të tyre punuese ( siguria ) dhe që të kenë përfitim financiar. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me ish luftëtarët në zonat tjera të konfliktit në ish Jugosllavi. Mirëpo, nuk mund të përjashtohet fakti se shumë iniciativa të tilla kanë ardhur edhe nga ndërmarrës të mëhershëm të cilët kanë bartur njohuritë e tyre të marra në Evropën Perëndimore.
Siguria Private në Kosovë
Siguria private në Kosovë është duke shënuar rritje nga dita në ditë. Siguria e saktësisë së këtyre fakteve dhe gjetjeve qoftë te iniciativat e hulumtimeve është përkufizuar me kohë për shkak të zhvillimeve dinamike dhe jo formaliteteve potenciale në këtë sektor. Në muajin janar të vitit 2009, të dhënat zyrtare vënë në dukje se në Kosovë ka pasur 48 Kompani Private te Sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, prej të cilave 44 me seli në Kosovë dhe 4 ndërkombëtare. Më shumë se gjysma e SPK janë me seli në Prishtinë, prania e konsiderueshme e KPS është shënuar në regjionin e Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt. Gati të gjitha KPS janë në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, me përjashtim të njërës e cila është me seli në pjesën veriore të Kosovës me pronësi të një serbi kosovar. Prej të gjitha këtyre kompanive, vetëm njëra është ( ndërkombëtare Kompania e Sigurimit Handerson). Ndonëse të dhënat zyrtare paraqesin shifra të tjera, ekziston një botëkuptim i përbashkët se disa kompani nuk janë as të regjistruara e as që posedojnë leje për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga ana tjetër, edhe më tutje është e paqartë se si ndërmarrjet në pronësi publike i mbulojnë kërkesat e tyre të sigurisë.
Rëndësia juridike e SPS-së në Kosovë
Privatizimi i sektorit të sigurisë konsiderohet një fenomen i ri në shoqëritë post komuniste. Siç është e njohur, në sistemin e mëparshëm sistemi i sigurisë ka qenë nën monopolin total të institucioneve shtetërore. Prandaj, edhe rregullimi juridik i këtij sistemi është konsideruar se vetëm institucionet shtetërore kanë të drejtë për ofrimin e shërbimeve të sigurisë, duke përjashtuar pjesëmarrjen e organizatave civile nga kjo veprimtari. Përveç kësaj ndërmarrjet shtetërore kanë qenë të obliguara që ti themelojnë strukturat e veta të sigurisë për mbrojtjen e pronës dhe punëtorëve të inkuadruar në ndërmarrje. Menjëherë pas periudhës konfliktuoze shpejtë është rritur privatizimi i sektorit të sigurisë, duke përfshirë pjesë të ndryshme të shoqërisë. Në Kosovë ka pasur zbrazëtira juridike menjëherë pas periudhës konfliktuoze, që do të thotë se Sektori i sigurisë private nuk ka qenë i rregulluar dhe si rezultat i kësaj ka qenë i pakontrolluar dhe i pa mbikëqyrje. Prandaj në vitin 2000 administrata e UNMIK-ut ka ndërmarrë masa dhe ka realizuar aktin e parë i cili ka rregulluar këtë sektorë në Kosovë. Urdhëresa e UNMIK-ut për ” dhënien e lejeve kompanive për të ofruar shërbime të sigurimit në Kosovë dhe rregullorja e cila rregullon marrëdhëniet e të punësuarve në to” është akti juridik për të dyja palët, e cila deri ne vitin 2011 ka rregulluar Sektorin privat të sigurisë. Si rregullore shumë e vogël, më shumë ka qenë e dedikuar që të kontrollojë pjesëmarrjen e cilës do ish strukturë ushtarake në këto kompani, se sa rregullimin konseguent të funksionimit të këtij sektori. Janë rregulluar kushtet për dhënien e lejeve, procesin e dhënies së lejeve PSS dhe punëtorëve të tyre në mënyrë që ta kryejnë këtë veprimtari. Ne baze një udhëzimi administrativ ka qen e  përcaktuar  që çdo kompani vendore dhe e huaj e cila ofron shërbime të sigurisë në Kosovë duhet të jetë e licencuar nga ana e departamentit të UNMIK-ut. Neni 2 i Rregullores së UNMIK-ut ka  rregulluar procesin  e dhënies së lejeve për SPS, verifikon të kaluarën (verifikon) çdo person të përfshirë në SPS dhe çka konsideron që gjënë më të rëndësishme-ndalimin e posedimit të armëve nga ana e kompanive SPS si dhe të kompanive regjionale si dhe të atyre nga shtetet e ish Jugosllavisë në fqinjësi .Vetëm personelit ndërkombëtarë mund t`iu lejonte  mbajtja e armës. Fakti se vetëm personelit ndërkombëtarë i është lejuar që të posedojë armë , konsiderohet si masë mbrojtëse për parandalimin e armatosjes së popullsisë në Kosovë dhe të dekurajojë formimin e grupeve dhe formacioneve paraushtarake të cilat do ta destabilizonin situatën e sigurisë në Kosovë e më gjerë. Mirëpo nga ana tjetër, ju ka dhënë përparësi SPS-ve ndërkombëtare si lloji i vetëm i kompanive të cilat posedojnë armë, të cilat kanë kapacitet që të ofrojnë shërbime shumë të rëndësishme siç janë ofrimi i sigurisë për banka dhe bartjen e parave. Mirëpo nga viti 2011 ne baze te ligjit te ri, Neni 27. Kompania private e sigurimit, nuk do të punësojë punëtorin e sigurimit nëse ai punëtor i sigurimit nuk e ka licencën përkatëse. Kompanitë private të sigurimit, duhet të kujdesen se punëtorët e sigurimit kryejnë vetëm detyrat për të cilat janë licencuar,po ashtu Kompanitë private të sigurimit, të licencuara për kryerjen e shërbimeve të mbrojtjes së afërt duhet të sigurojnë që:  operatorët e mbrojtjes së afërt janë të pajisur me mjete që u mundësojnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e tyre të kontrollit, dhe me njëri-tjetrin kur janë të caktuar në të njëjtën detyrë. Operatorët e mbrojtjes së afërt, janë të pajisur me armë zjarri në pajtim me këtë ligj dhe me Ligjin për armë.  Kompanitë private të sigurimit, të licencuara për kryerjen e shërbimeve të transportit te parave te gatshme-TPG-së, duhet të sigurojnë që: rojet e TPG-së, janë të pajisura me mjete që iu mundësojnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e tyre të kontrollit dhe me njëri-tjetrin, kur janë të caktuar në të njëjtën detyrë,qendra e kontrollit duhet të ketë sistemin e certifikuar të përcjelljes në pajtim me standardet profesionale të Kosovës, për përcjelljen e lëvizjeve të automjeteve të përdorura për TPG-së,rojet e TPG-së, janë të pajisura me armë zjarri në pajtim me këtë ligj dhe me Ligjin për armë.
Përfshirja e të drejtave të njeriut në kuadër të operacioneve të kompanive të sigurisë private
Sipas disa pritjeve shkelja e të drejtave të punëtorëve është e shpeshtë. Duke filluar nga momenti i punësimit, në mënyrë paradoksale shumica e SPS zbatojnë rregullat që punëtorët duhet ti blejnë uniformat dhe sipas mendimit tonë për një kohë të shkurtër largohen nga puna dhe nuk kanë të drejtë që tu kompensohen  paratë për uniforma. Çështja e pagesës së uniformave nga ana e punëtorëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Ligji i punës në mënyrë të qartë, përcakton, përveç të tjerash, se punëdhënësi është përgjegjës që t`iu sigurojë kushte të pranueshme për të gjithë punëtorët.Ka raste kur ata punësohen në baza të përkohshme pa pagesë (deri 3 muaj) dhe iu ndërpritet puna pa kurrfarë arsyetimi. Derisa trendi për privatizim të sigurisë është në rritje, duhet të zhvillohet edhe rregullimi i SPS, përfshirja e gjinive në masë të konsiderueshme do ta avanconte efikasitetin operativ të punës së këtij sektori dhe në mënyrë pozitive do ta formësonte zhvillimin e vetë në të ardhmen. Sa i përket punësimit gjinor në Kosovë, një numër shumë i vogël i femrave është i punësuar në SPS. Ato kryesisht janë të angazhuara në administratë, qendra për mbikëqyrje dhe një numër mjaft i vogël i tyre në patrulla. Në vendet e bastisjes fizike të personave, siç janë në takimet sportive apo në koncerte, tani për tani legjislacioni kërkon se është e domosdoshme që të ketë punëtor të sigurimit edhe të gjinisë tjetër. për këtë arsye disa nga femrat ftohen në këso ngjarje. Me siguri se çështja e barazisë gjinore në mekanizmat e sigurisë është me interes të përgjithshëm dhe duhet iu kushtuar vëmendje e posaçme.
Bashkëpunimi dhe komunikimi me mekanizmat publik të sigurisë
Sektori privat i sigurisë nuk do të duhej kuptuar si sektor i pastër i ekonomisë. Roli i tij është që të ofrojë mbrojtjen fizike të pronës si dhe sigurimin personal të individëve. Mirëpo, këto shërbime gjithashtu i përgjigjen mandatit dhe misionit të mekanizmave të sigurisë publike për rend publik, sigurimin e njerëzve dhe sigurinë publike. një pjesë e këtyre punëve është përqendruar në çështje të bashkëpunimit dhe të komunikimit ndërmjet SPS dhe të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë. Për këtë arsye është vlerësim i shkurtër në këtë pikëpamje që të kihen për qëllim dy mekanizma të sigurisë: Policia dhe shërbimet urgjente. Bashkëpunimi ndërmjet policisë së Kosovës dhe i SPS konsiderohet vendimtarë. Në parim, është vështirë që të injorohet bashkëpunimi momental ndërmjet mekanizmave të sigurisë private dhe publike, meqë ekzistojnë argumente për gatishmëri dhe komunikim në teren. Vërtetë SPS duhet ti paraqiten policisë qoftë për ndonjë lëndim apo sulëm në pronë, meqë janë të obliguar që këtë ta bëjnë në bazë të legjislacionit të tanishëm.. Vërtetë bashkëpunimi efektiv e rrit efikasitetin edhe të mekanizmave të sigurisë private dhe publike. Përkundrazi, këta dy faktorë të sigurisë nuk duhet ta shikojnë njëri tjetrin si konkurrencë. Praktika në shtetet tjera tregon se kjo është një fushë mjaft problematike. Bashkëpunimi me shërbimet emergjente është mjaft i rëndësishëm. Sidomos në rastet kur ndodhin zjarre në vendin ku janë të pranishëm punëtorët e sigurimit. SPS duhet të konstatojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me brigadat e zjarrfikësve në mënyrë që të evitohen shpërthime të mëtejme të zjarrit dhe viktima. Kë komunikim duhet të jetë direkt e jo nëpërmjet policisë. Çdo orvatje që të vendoset lidhja dhe të kërkohet intervenimi nga shërbimet emergjente përmes policisë mund të shkaktojë jo efikasitet, prandaj ata duhet që ta sjellin drejtpërdrejtë numrin 112.
Mbikëqyrja dhe kontrolli i Sektorit Privat te Sigurisë
Mbikëqyrja demokratike e mekanizmave të sigurisë domosdo kërkon kontrollin e organe në mënyrë më efikase  dhe të fuqishme. Për shkak të rëndësisë së madhe dhe shtyrjes së aktorëve të sigurisë private gjithnjë e më shumë është e rëndësishme që institucionet demokratike të sigurojnë standarde minimale të mbikëqyrjes dhe të kontrollit. Në këtë pikëpamje, kushtetuta në mënyrë eksplicite parasheh rëndësinë e mbikëqyrjes demokratike të sektorit të sigurisë. Rëndësia më e gjerë e verifikimit shndërron në transparencë dhe përgjegjësi. SPS në Kosovë duhet të jenë plotësisht transparente dhe përgjegjëse për shërbimet të cilat i ofrojnë. Siguria është çështje mjaft e ndjeshme dhe kërkon pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm, prandaj i përjashton të drejtat ekskluzive për shërbime. Aq më tepër, verifikimi i afërt i përmbush obligimet siç janë: trajnimet, personelin, shkeljen e të drejtave të njeriut, veprimtarinë e mundshme penale e cila duhet konsideruar si e pa shmangshme. MPB ka përparësinë kryesore për mbikëqyrjen e mekanizmave të sigurisë, pasi që këtë e bënë për policinë dhe shërbimet emergjente. MPB e ka Divizionin për siguri private i cili ka autorizime të kufizuara të mbikëqyrjes.
Arsyeja e rritjes së kërkesave për shërbimet nga fusha e sigurisë private qëndron në faktin që në mjedisin shoqërorë, afarist dhe natyrorë në të cilin veprojnë shoqëritë ekonomike ekzistojnë mjaft rreziqe – trazirat sociale, kriminaliteti, spiunimi afarist, katastrofat dhe fatkeqësitë natyrore efektet e të cilave paraqesin rrezik serioz për afarizëm të suksesshëm afatgjatë, siguri, shëndet dhe jetë. Meqë shërbimet private të sigurisë, përkatësisht sigurimet mund të ndikojnë në zvogëlimin e rreziqeve, ato janë bërë mjaft popullore në treg, por edhe më shumë se kjo, janë bërë element i strategjisë nacionale për siguri të shumë shteteve. shumica e autorëve të cilët merren me këtë problematikë mendojnë se është e domosdoshme që të bëhet harmonizimi dhe standardizimi i shpejtë i normave të cilat e rregullojnë këtë fushë. Nga ajo që shihet në teren del se industria private e sigurisë ka nevoja për përsosje të mëtejme, rregullim dhe mbikëqyrje. Ndërsa mendimet për kompanitë private të sigurisë duken stabile, siç është theksuar në këtë punim, kuvendi, qeveria, kompanitë private të sigurisë si dhe shoqëria civile dhe mediat duhet të jenë përherë të përfshira në trajtimin e këtyre sfidave të theksuara. Sektori “në regjion” ballafaqohet me infrastrukturën e pamjaftueshme ligjore dhe me një numër të dykuptimësisë në domethënie, fushëveprim të punës dhe në masa. Ndjeshmëria e lidhjeve të cilat janë pas operacioneve të SPS dhe një numër i madh i tendencave të dikurshme negative kërkojnë intervenim urgjent nga ana e shoqërisë. Natyrisht, ndokush mund të përcjellë profesionalizmin, përkushtimin në segment të caktuar të këtij sektori, mirëpo vlerësimi zbulon se është i nevojshëm ndërhyrja e qeverisë për ti përmirësuar rrethanat në të cilat këto kompani operojnë dhe të aplikojnë norma obliguese ligjore. SPS që do të jenë lëndë e iniciativës për krijimin e politikave duhet që në mënyrë graduale të fillojnë në kalimin e strukturës së besueshme, duke siguruar kriteriume të larta për selektim, të zbatojnë etikën afariste si dhe parimet e përgjegjësisë ekonomiko shoqërore, të bëhen më transparente dhe më të përgjegjshme në veprimtarinë e tyre dhe të angazhohen ndërmjet dialogut të SPS në të cilin do të përpunonin perspektiva të përsosjes së mëtejme. Nga ana tjetër SPS duhet të shfrytëzojnë përparësitë e qëndrimit pozitiv në pikëpamje të pranisë së tyre në teren. Ndërkaq, niveli i lartë i pranimit dhe i reputacionit mund t`iu shërbejë si kapital i çmuar shoqërorë për kompanitë, në mënyrë që të ruajnë qasjen profesionale dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve të tyre të cilat ua ofrojnë klientëve. Mirëpo, SPS ka nevojë për reforma të brendshme dhe planet konkrete në mënyrë që të ofrojnë shërbime efikase por edhe në aspektin shoqërorë të pranueshme. Mungesat janë vërejtur dhe qëndrojnë në Ligjin e punës të cilat mund të tejkalohen me marrëveshje të ndershme ndërmjet SPS dhe me rritjen e përcjelljes nga ana e Agjencisë për zbatimin e ligjit. Përkufizimi dhe sqarimi i vetë sigurisë dhe i sigurisë private qoftë në kuptim të gjerë po ashtu edhe në hapësirat partikulare në Kosovë,  por dhe në vende tjera të Ballkanit perëndimor më ka mundësuar paraqitjen sa më të mirë të vetë ndikimit të mbrojtjes së afërt në sigurinë private. Kuptimi i drejtë, i sigurimit privat dhe sigurisë së përgjithshme duke filluar nga dokumentet strategjike deri te aktet ligjore dhe nënligjore, paraqet njërin nga hapat e parë për zbatimin e tyre si dhe koordinimin me sigurinë publike (policinë), për arsye se qëllimet i kanë të përbashkëta, kjo është para se gjithash mbrojtja e jetës së njeriut dhe pronës. Botëkuptimi tradicional se vetëm policia është përgjegjëse për sigurinë, në botë kaherë ka rënë kjo tezë. Nuk ka kurrfarë dyshimi se mbrojtja e afërt, par se gjithash edhe siguria private i kontribuojnë mbrojtjes efikase të vlerave vitale të shoqërisë dhe se me zhvillimin e tyre siguria në shoqëri do të ketë trend dhe zhvillim pozitiv. Arsyeja për rritjen e kërkesave për shërbime nga fusha e sigurisë private qëndron në faktin se në ambientin shoqërorë, afaristë, dhe natyrorë në të cilën afarizojnë shoqëritë ekonomike ekzistojnë rreziqe të shumta – trazirat sociale, kriminaliteti, spiunimi afarist, katastrofat klimatike dhe natyrore efektet e të cilave paraqesin rrezik serioz për afarizëm të suksesshëm afatgjatë, siguria, shëndeti dhe jeta. Duke pasur parasysh që shërbimet e sigurisë private, përkatësisht sigurimet mund të ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut, këto janë bërë mjaft popullore në treg, por edhe më shumë se kjo, janë bërë elemente të strategjive nacionale të sigurisë të shumë shteteve.