Rëndësia e Emrit a e Funksionalitetit të Ushtrisë së Kosovës!

Rëndësia e Emrit a e Funksionalitetit të Ushtrisë së Kosovës!

Ushtarakët dhe juristët, e dinin mirë që në fillim, që kërkesa me anë të ndryshimeve
kushtetuese të realizohet formimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte politike, e aspak juridike.
Politike ishte për faktin, e përfshirjes edhe të minoritetit serbë! Pasi u pa që minoriteti serb, i
instrumentalizuar nga Serbia, nuk ka gjasë të pranojë asnjë marrëveshje për ndryshim
kushtetues në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, atëherë Aleati Kryesor Strategjik(
SHBA), lejoi formimin edhe përmes Ligjit.
SHBA, të kujtojmë që vazhdimisht është udhëheqëse dhe drejtuese e Besuar për
Shqipëtarët. Duke mos shkuar më larg në të kaluarën, kujtojmë Vendimin e Presidentit
Amerikan Bill Clinton, që ishte vendimtari në bombardimin e Serbisë( Jugosllavisë). Pastaj
Deklaratën e Pavarësisë së Presidentit Xhorxh Bush, në Tiranë( pas së cilës Republika e
Kosovës u shpall e pavarur). Edhe tani në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ishte
SHBA që kërkonte ndryshimet Kushtetuese! Aleatët tonë, nga Europa, në secilin nga këto raste
ndjekin rrugën( dëgjesën) ndaj SHBA-së! Ditët e fundit, disa nga vendet e NATO-s, kanë
reformuar vendimet e tyre, tani disa prej tyre janë në përkrahje të formimit të Ushtrisë së
Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, e që disa ende janë “kundër”, por që mjafton Qëndrimi
i SHBA-së, për t’ia ndryshu rrënjësisht edhe për çaste orësh vendimet edhe këtyre vendeve!
Çështja e emrtimit të Ushtrisë së Kosovës, a do quhet Ushtri, Armatë, Forcë, Trupa
mbrojtëse, a emërtim tjetër, është plotësisht jorelevant. Jugonostalgjikët dhe oponentët
psikopat politik në luftën mes vete, përdorin edhe këtë “ fakt”, për të sulmu kundërshtarët
politik dhe Kauzën shtetërore dhe Kombëtare të Shqipëtarëve të Kosovës, për të patur Ushtri.
Ushtria e Kosovës, nuk është duke u formuar nga x politikani, por nga SHBA. Termi Ushtri,
nuk dallon asgjë, sepse ka shumë ushtri në botë që nuk emërtohen Ushtri, por me emërtime të
tjera! P.sh: Forcat e armatosura Afgane; Forcat e Armatosura të Republikë së Shqipërisë(
ndërsa ndërkombëtarisht njihen si Forcat e Armatosura Shqipëtare e jo të Shqipërisë); Forcat e
Armatosura nacional popullore Algjeriane; Forcat mbrojtëse Australiane; Forcat e Armatosura
Mbretërore të Bruneit; Armata Çlirimtare e Popullit Kinez-Chinese People's Liberation Army
(PLA); Forca publike e Kosta Rikës; Forcat e Armatosura Revolucionare të Kubës; Garda
Kombëtare Qipriote; Mbrojtja Daneze; Forcat Mbrojtëse të Estonisë; Forcat Mbrojtëse
Kombëtare të Etiopisë; Forcat Mbrojtëse të Finlandës; Mbrojtja Federale( Bundesëehr); Forcat
e Armatosura Helene( të Greqisë); Forcat Mbrojtëse Hungareze; Forcat Mbrojtëse ( të Irlandës);
Forcat Mbrojtëse për Izraelin; Forcat Vetë-Mbrojtëse të Japonisë; Armata popullore Koreane;
etj.
Shumica e vendeve të Ballkanit, të dalura nga ish-jugosllavia e kanë emërtimin e
ngjajshëm: Forcat e armatosura të Bonje dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë etj.
Tendenca moderne në mbarë botën, është emërtimi “Forcat e Armatosura”, mes tyre
emërtim të tillë kanë edhe Ushtritë e vendeve Aleate Shqipëtare, përfshirë Forcat e
Armatosura të SHBA-ve, Britanisë, Suedisë etj!

Ne Shqipëtarët duhet t’i trajtojmë seriozisht çështjet: Ushtria e Përbashkët Shqipëtare;
profesionalizmi, armatosja modern dhe buxhet meritor, e jo emërtimet e Ushtrisë.
Çdo Shqipëtar, është për Një Ushtri Shqipëtare, pra për Bashkimin e Shqipëtarëve.
Benefitet e të paturit një Ushtri Shqipëtare( Shqipëri-Kosovë), madje edhe një NATO-
Ballkanike( Ilirike), ku do përfshiheshin Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Kroacia,
kanë shumë më shumë përaprësi jo vetëm në aspektin ushtarak, gjeostrategjik edhe për NATO-
n. Ndërsa në anën tjetër edhe 5 a më shumë ushtri mund t’i kemi ne Shqipëtarët, me çfardo
emërtimi( Ushtri, Forca Mbrojtëse, Forca të Armatosura etj), s’do ishin meritore për Kombin
Shqipëtar, duke patur mangësi: joprofesionalizëm; armatim jomodern; buxhet minimal. Për fat
të keq, shohim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, që ushtarët dhe ushtarakët Shqipëtar, kryesisht
të angazhuar, janë shkaku i preferencave politike( partitë politike me përqindjen e fituar në
zgjedhjet e fundit, me atë përqindje përfitojnë vende punësimi të partizanëve të tyre në Ushtri,
Polici, Agjensi Inteligjence etj), i lidhjeve familjare, korrupsionit etj. Qëllimi i tyre personal
është fitimi i një page! Profesionalizmi i tyre është i tipit të kaubojëve, gangsterëve dhe
kriminelëve profesionist( kujtoni sesa polic, ushtar janë përfshirë në aktivitete të ndryshme
kriminale). Mercenarizmi( punësimi në ushtri, polici), sa për të marrë një pagë, e tregoi më së
miri edhe rasti i Gjeorgjisë, më 2008, kur agresioni i Rus e deklasoi ushtrinë dhe forcat
speciale gjergjiane!
Qëllimi i formimit të ushtirsë është “mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të
vendit”, në situata qoftë të agresionit të jashtëm, trazirave të brendshme, katastrofave natyrore
etj! Andaj Atdheun nuk e mbrojnë ata që kanë qëllim pagën, e jo Vullnetin për t’i Shërby
Vendit( edhe pse vazhdimisht i dëgjojnë në medie propagandues gjoja janë në Shërbim të
Vendit!).
Armatosja me armë modërne për Forcat e Armatosura, të profesionalizuara mirë dhe
që vazhdimisht të testuara për profesionalizmin e tyre, edhe përkundër çmimit shumë më të
lartë, krahasuar me armët e vjetra duhet të jenë prioritet! Fillimisht çdo Ushtri vazhdimisht
synon modernizimin sidomos të armatimit. Sa më moderne një Ushtri, fillimisht do duket që
ka kosto më të lartë buxhetore e financiare, por më pas do kuptohet që kjo kosto do jenë më e
ultë, krahasuar me ushtritë që janë me paisje më të amortizuara, më jomoderne, më numër
më të madh personeli në përdorim të armatimit etj. P.sh: një Raket anti-tank FGM-148 Javelin,
ka kosto më të ultë sesa një tank, përdoret nga një ushtar, kurse një tank përdoret nga një
ekuipazh, ka saktësi tepër më të lartë të goditjes sesa një predhe tanku pa dirigjim! Tanku do
kërkojë më shumë buxhet për mirëmbajtje, sesa raketa në fjalë! Nga aspektet tjera ushtarake,
raketa më efikase do jenë si për t’u lëvizur( mobiliteti); mos hetimi nga armiku etj.
Buxhet meritor për ushtrinë e Kosovës, ashtu edhe për Shqipërinë, do duhej të ishte
shumë më i lartë sesa ekzistues dhe sesa ai buxhet që mendohet për vitet e ardhshme. Rreth
55 milon euro në vit, Republika e Kosovës, shfrytëzon vetëm për paga të FSK-së. Ndërsa
mendohet që ky buxhet me rastin e transformimit të saj, të shkojë në 100 milion euro në vit!
Derisa disa dhjetra milion, i bëhen barrë buxhetit të Republikës së Kosovës, 66.000 veteran,
paga stratosferike për politikan e zyrtarët qeveritar, e mos të flasim më për korrupsion, krim

të organizuar etj etj, derisa për çështjen më kruciale të ekzistencës së Atdheut, nuk gjendet as
disa qindra milion euro në vit!
Më shqetësues është fakti, që viteve të fundit, të gjitha vendet, kanë ngritur buxhetet
ushtarake, për dallim nga shtetet tona, që si zakonisht, si në Luftën e I dhe II Botërore dhe
njejtë edhe tani bëjnë. Ende tek ne dëgjojmë përrallat, që “ ka mbaru koha e luftërave”,” nuk
ka më luftëra” apo edhe më perfide përrallat që gjoja “NATO e ka mandat për ta mbrojtur
Kosovën!”etj. Këso përrallash do na thojnë pacifistët psikopat, e deri edhe agjenturat
armike, që t’na lënë të papërgatitur për t’a mbrojtur Atdheun!
Sa investojmë në Mbrojtje, aq edhe do kemi Shtet-Liri!
Poashtu, sa më e fuqishme Ushtria Shqipëtare( e Shqipërisë, Kosovës), aq më të
Sigurtë edhe Shqipëtarët që ende janë nën robëri, sidomos në Luginë të Preshevës etj.

Më:07.12.2018

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.