Referendumi në Turqi: Po-ja udhëheq në bazë të rezultateve të pjesërishme

Referendumi në Turqi: Po-ja udhëheq në bazë të rezultateve të pjesërishme (Agjencia)

Istanbul – Rezultatet e pjesshme të referendumit mbi një reformë për forcimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Tayyip Erdoğan udhëheq Po reeferendumit, sipas agjencisë së pro-qeveritare Anadolu.

Pas numërimit të fletëve të votimit nga 32% e votimit, po ishte në epërsi me 61.3%, kundrejt 38.7% për jo, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga Anadolu.

Turqit kanë votuar të dielën në një rishikim kushtetues për të zëvendësuar sistemin parlamentar me një sistem presidencial, një masë që do të sposton sistemin  qeverisës në Turqis, anëtare e rëndësishme e NATO-s dhe partner i Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj reforme, pushteti ekzekutiv do të mbahet nga presidenti, zyra e kryeministrit do të hiqet dhe Presidenti Erdoğan do të mund të qëndroj në pushtet të paktën deri në vitin 2029.

Sipas presidentit Erdoğan kjo reformë është e nevojshme për të siguruar Turqinë me një ekzekutiv të fortë dhe të qëndrueshme, për të mundësuar atë për t’u marrë me sfidat e rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë.

Por kritikët denoncojnë një “tekst porosi” me shkrim për të kënaqur ambiciet e Z. Erdoğan, i akuzuar për tendencat autoritare, veçanërisht që prej grushtit të shtetit të dështuar të korrikut.

Fushata e referendumit sipas opozitës, u shënua nga një trajtim i padrejtë i mediave në favor të “po”/Filolet