Realiteti sot

Opinion/Satirë

Realiteti sot

Po nisem nga ca ide që sot përfundimisht ranë në ujë si të pa themelta. Flitej se shqiptarët jemi përtacë, nuk e kemi qejf punën ; përjashtim shqiptarët e Pollgjës. Ata njiheshin (gjer më sot) si punëtorë par excellence. Ëmbëltorexhi, bukëpjekës, kujunxhi, kubikashë, sharraxhi… kahmos nëpër botë dhe besa fitonin e pasuroheshin me nderë.

Ok, por sot Ed-win, por pa asnjë win me nderë e përplot vin-o të Kopaonikut, doli shumë i mençur dhe shumë i dobishëm për qytetarin në vend. Ai i bëri punëtorë edhe tironsat që flitej se s’ia u do punën aspak.

Po donë me i pasuruar duke iu gjetur punë nga drita e sabahut, më mirë me thënë nga syfyri e në iftar dhe besa një ditë të diele e me Covid19.

E dini se policia, bageristët, traktoristët, minaxhijt, kamionxhijt, do fitojnë shuma marramendëse. Normal.

Puna pas syfyrit dhe plus e diele, paguhet dyfish, në mos katërfish. Kundërshtoni ju se ata që e dëgjojnë Ramën, po bëhen milionerë, me hile a pa hile, s’ka dert!
Ju të tjerët do t’iu lë pa bukë e pa maska, të bridhni rrugëve: nuk çon peshë se kërkesat e juaja janë sublime.

Sot u shkelën apoteozat e kulturës; “rrofshin” apoteozat e bagerëve të Ramë Çakshirit!