Reagim: Zotëri Matoshi…

Mërgim MavrajNga Z. Z Prengiqi

Zotëri Matoshi, mos vallë je prekur “në sedër” pse s’po ta reklamojnë birrën???. Zotëri, ndoshta Mavraj nuk ka shkollë por ka një profesion dhe mu aty ai ndjek perfeksionimin e përditshëm me orë të tëra trainim. Kështu arrihen sukseset e jo duke mbajtur “bombicat” në xhep. Zotëri Matoshi, kaloi koha kur ti ndoshta blejshe “Mastikë” në çdo kiosk. Evropa, ti Zotëri Matoshi me shkollë por që s’di me shkruajt shqip, nuk lejon reklama cigaresh e alkooli, apo shkolla nuk ta ka mësuar këtë gjë? Halilo, n’Erope klubet sportive i përjashtojnë sportistët e tyre pijaneca, asesi jo ata që nuk pinë! A po jo Halilo?! N’Evropë i përjashtojnë gazetarët me shkollë si ti por që dehen me gabime drejtshkrimore. Ty po të mbajnë njaty se padronët si ke më të mirë! Si mendon ti me hy në arenat ndërkombëtare me birra apo me cigare ? Mos morr Halil mos ! Mos pash gotën !

Ani Halil, nëse eventualisht e ke pasur diçka Frane Matoshiq-in (sipas mbiemrit), këtë futbollist dhe njeri eksellent, pse nuk e ke pyetur për alkoolin dhe duhanin, a janë të dobishëm a të dëmshëm për sportistët e për njeriun në përgjithësi.