Reagim : Lidhur me Kërkesë e Apostolloves për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe kërkesa e saje për zbatimin e këtij vendimi

Reagim : Deçan 21.05.2019

Reagim :

Lidhur me Kërkesë e Apostolloves për  vendimin e gjykatës kushtetuese dhe kërkesa e saje për zbatimin e këtij vendimi

Edhe një herë , për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare  po mundohemi të japim argumentet e nevojshme  pse nuk  zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese  të  vitit 2016

Së pari :Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti  i filluar në vitin 1992  vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i athershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para  kësaj  kohe qindra nxënës të helmuar   dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar   nuk kishin as një të drejtë  ndërmarrja e dhunshme  Hoteliere ,,Slloga’’  i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar  ketë dhuratë ( Poklon)

Së dyti: Kontesti  vazhdon  gjer në vitin 1997 periudhë  e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën  e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se  Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë(Apiko )  prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.

Së treti:  Edhe pse gjer në Qershor të   vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe  e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e  tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore

Së katërti:  Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe  Bletarisë  nuk lejohen që të hyn brenda këtyre  objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë ne proceduar kurse dy ndërmarrje,, Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ përfaqësohen nga zyrtari  Ligjor i AKM-së Ernes Copke   i cili gjatë ter procedurave ne vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve , del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997.

Së pesti:  Edhe pse jemi të vetëdijshëm për  pasojat e mos zbatimit të  vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.

Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa   zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.

 

Zyra për informim KK-Deçan

Adresa: Rr Jashar Salihu, Nr.3  51000, Deçan

Udhëheqësja e zyrës :Yllarta Thaqi

Kontakt: 045120715

Facebook: Komuna e Deçanit dhe Bashkim Ramosaj

http://kk.rks-gov.net/decan/