Rasti i humbur i Haradinajt!

Shkruan: Florim Zeqa 20.07.2019

Rasti i humbur i Haradinajt!

Ramush Haradniaj i ka pasur dhjetëra arsye më shumë për t’u tërhequr më herët nga qeverisja, por jo në këtë kohë kaq të ndjeshme për vendin. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e vlerësoi si antikushtetues vetë-emërimin e presidentit Hashim Thaçi si kryenegociator dhe Ekipin negociator krejtësisht antiligjor në bisedimet e Brukselit, me automatizëm dhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, përfaqësues i Kosovës në bisedimet e Brukselit do duhej të ishte kryeministri i vendit, në këtë rast, ish kryeministri Haradinaj.

Dorëheqja e Haradinajt, duke e marrë si shkas ftesën nga Gjykata Speciale, nuk e amniston atë nga përgjegjësia politike për mospërfaqësim të Kosovës në dialogun me Serbinë, qoftë në Bruksel, Berlin apo Paris.
Ikja e Ramush Haradinajt para përballjes së mocionit të mosbesimit në kuvend, e bën atë akoma më përgjegjës për dështimet e shumta në qeverisjen e vendit, vargu i të cilave është i gjatë dhe i pafund.

Haradinaj mendoj që e kapi “momentin e duhur”, por gaboi shumë rëndë. Momenti i dorëheqjes si akt moral i Haradinajt do duhej të ndodhte pas mashtrimit të qytetarëve për liberalizim të vizave, ku Kosova, me mashtrimin në këmbim të këtij liberalizimi i i humbi mbi hiq më pak se 8200 hektarë.

Haga nuk e detyroj të dorëhiqet

Dorëheqja nuk është motivuar dhe as shkaktuar nga Haga, por është e motivuar nga thyrjet e mëdha në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit me lotë ndër sy, duke dëshmuar para mediave dhe qytetarëve se “nuk po bie shi, por janë lotët e tij për Kosovën…”.

Porosia e Haradinajt që vendi të shkojë në zgjedhje, e dëshmonë prapavijën politike të dorëheqjes së tij.

Emërimi i komisionit të ri, kinse për rishikim të demarkimit të kufirit me Malin e Zi “pesë minuta” para dorëheqjes së tij, flet qartë për mungesën e sinqeritetit dhe mungesën e pragmatizmit politik të ish kryeministri Haradinaj.

Mosliberalizimi i vizave pas demarkimit të kufirit me Malin e Zi, do duhej të ishte momenti i parë i reflektimit për dorëheqje si akt moral para qytetarëve të vendit dhe si thirrje ndaj BE-së për mbajtje të premtimit të dhënë publikisht nga zyrtarët e saj, e jo tani të përdoret një ftesë e rëndomtë për intervistë nga dhoma e posaqme e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ndryshe, “porositë” që la Haradinaj me rastin e dorëheqjes, si; “Kosova duhet të ruhet e pa prekshme, të mos ketë Republikë Serbe, (asociacioni) të mbetet taksa deri në njohjen nga Serbia, rishikimin e demarkimit të kufirit me malin e zi (duke emëruar komisioni e ri për demarkim të kufirit), s’janë gjë tjetër veqse agjendë e slloganeve të fushatës elektorale që do të përdoren nga zyrtarët e AAK-së dhe Haradinaj në veçanti.
Pra, këto porosi të Haradinajt, e dëshmojnë më shumë se asgjë tjetër prapavijën politike të dorëheqjes së tij. Duke e parë me sytë e tij shkarkimin e afërt në Kuvend, Ramush Haradinaj e përdori ftesën e Gjykatës Speciale për përfitime elektorale.

Se vërtetë dorëheqja e Haradinajt nuk është e ndikuar nga Gjykata Speciale, por nga lufta speciale brenda PAN-it kundër tij, e dëshmon edhe letra e dorëheqjes e përgatitur paraprakisht dhe me kujdes (ndoshta e shkruar ditë më parë nga këshilltarët e tij), në të cilën, më shumë bënte thirrje për zgjedhje sesa për ftesën e Gjykatës Speciale.

Pra, ftesa e Gjykatës Speciale u përdor vetëm si pretekst nga Haradinaj për të mbuluar arsyet e vërteta të dorëheqjes, e që janë produkt i thyrjeve të shumta në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës.

Dorëheqja e (pa) pritur e Haradinajt konsiston edhe me një fakt tjetër të pakontestueshëm. Haradinaj duke e parë si të pashmangshëm shkarkimin në Kuvend, e përdori si alibi ftesën e Gjykatës Speciale për t’i ikur shkarkimit nga ana e deputetëve.

Haradinaj u vetëlargua nga drejtimi i qeverisë me “taksën nën sqetull”, si të vetmin ngushëllim pas dështimeve dhe skandaleve të panumërta, por iku edhe me përvojën e hidhur të qeverisjes me PDK-në, e cila do ta përcjellë edhe për një kohë relativisht të gjatë.

Mbetët të shihet si do ta quaj Haradinaj pas dorëheqjes “shkelqësinë e tij”, Hashim Thaçin, me të cilin dhe p”Kurbani nuk ushqehet natën e Bajramit” Ramush!r të cilin është e lidhur dorëheqja e (pa) pritur e “Rambos” nga posti i kryeministrit.

Besimi i humbur nuk kthehet për një natë

Çirrjet e Ramush Haradinajt se do ta mbrojë me çdo kusht dhe çdo mjet territorin e Kosovës nga demarkimi, përkatësisht korrigjimi i kufirit me Serbinë, janë demagogji politike.

Si t’i besohen këto fjalë njeriut që i fali Malit të Zi 8200 hektarë për dy vite kryeministër! Hipokrizinë e tij Haradinaj e dëshmoj, kur pak çaste para aktit të dorëheqjes e formoi një komision tër ri, “sa për sy e faqe”, siq thotë populli, kinse po bënë diçka pas të vjelave.

Me ardhjen në krye të qeverisë afërsisht dy vite më parë, Haraninaj e kishte rastin historik për ta dëshmuar vetën në qeverisjen e vendit, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Abuzimet e tij me pushtetin nuk patën të ndalur që nga dita e parë, kur i rriti rrogën vetës, kabinetit qeveritarë dhe prokurorëve e gjykatësve për mospunën e bërë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Fryerja e kabinetit qeveritar me familjarë, miq dhe militant partiak vazhdojë deri në ditën e fundit të qeverisjes së tij, kur shpiku poste të reja në qeverinë që drejtojë, siq është rasti i fundit i hapjes së konkurseve të reja, Nënkoordinatorë dhe Asistentë të Nënkoordinatorëve Rajonalë.
Sjellja e Ramush Haradinajt më shumë si monark sesa si kryeministër i një Republike Parlamentare, është shëmbulli më i keq i qeverisjes së shtetit.

Nëse i analizojmë një nga një të gjitha veprimet e Ramush Haradinajt nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri në ditën e fundit në Qeverinë e Kosovës, na delë të jetë kryeministri më i kushtueshëm dhe më i pakujdsshëm për vendin në këto 20 vjetët e fundit.

Shfrytëzimi i ftesës nga Gjykata Speciale për të manipuluar me ndjenjat popullore, duke menduar se qytetarët e Kosovës do të mërziten njëjtë si herën e parë, paraqet mashtrim në vetën e parë.

Duke qenë se është kështu, kësaj radhe për shkuarjen e tij (për të tretën herë) në Hagë, përveq familjarëve, do të bahkëndjejnë dhimbjen vetëm militantët partiak në poste shtetërore, parazitët dhe përfituesit e shumtë të punësuar në kabinetin qeveritarë dhe institucionet tjera shtetërore.
Sigurisht, që lotë krokodili për Ramushin do të derdhin edhe ata që votuan dhe mbështetën Gjykatën Speciale në kuvend dhe jashtë tij pesë vite më parë.