Rastavica ndër fshatrat më të zhvilluara të Deçanit, falë investimeve të bashkatdhetarëve

Rastavica ndër fshatrat më të zhvilluara të Deçanit, falë investimeve të bashkatdhetarëve

Adem Lushaj

“Bashkatdhetarët, krenaria jonë. Ata, jo vetëm që përkujdesen për familjet e tyre, por gjejnë mundësi të ndajnë para, edhe për investime në fshat dhe shkollë. Falë tyre, në fshatin tonë, janë investuar mbi 200 mijë euro, duke bërë që të realizohen projekte të shumta”. Kështu deklarohen qytetarët e fshatit Rastavicë të Deçanit, të cilët janë mirënjohës për gjithë kontributin që japin prindërit, vëllezërit, bijtë dhe bijat e tyre, që jetojnë e punojnë në kurbet.

Për kryetarin e fshatit, Rexhë Kadrijaj, projektet që realizohen nga vet fshati, janë shumëfish më të mëdha, se ato që realizohen nga Komuna e Deçanit, apo edhe Qeveria qendrore. Gjithnjë sipas tij, sikur mos të ishin bashkatdhetarët nuk do kishim mundësi të investojmë në ndërtim të shtëpive për skamnor, rregullim dhe mirëmbajtje të varrezave, asfaltim të rrugëve, rrjet të kanalizimit dhe rrymës elektrike, apo edhe përkrahje për shkollën që mbanë emrin e dëshmorit Rexhep Kadrijaj. “Ishim ndër fshatrat që më së shumti kishim pësuar nga lufta, por falë bashkatdhetarëve tanë, kemi arritur të realizojmë projekte të shumta, duke përmirësuar mirëqenien e jetesës së familjeve tona”, shprehët kryetari Kadrijaj, i cili ka numëruar disa nga projektet e realizuara me vetëfinancim të këtij fshati. Ai, ka bërë të ditur se falë parave të dërguara nga bota e jashtme, nga bijtë e bijat e fshatit, janë ndërtuar katër shtëpi banimi për skamnor, sikurse që është ndërtuar shtëpia (Oda) e fshatit, e cila shërben për të gjitha ceremonitë, që mbahen në fshat. “Pos këtyre, janë bërë investime në rregullimin dhe mirëmbajtjen e tri vend varrezave, në rregullimin e rrjetit të rrymës elektrike dhe të kanalizimit, largimin e deponive ilegale të mbeturinave, si dhe participim në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit”, ka treguar Rexhë Kadrijaj, i cili në zgjedhjet e organizuara nga Kuvendi Komunal, ishte zgjedhur kryesues i këtij fshati, me mandat trevjeçar. Mirëpo, Kadrijaj nuk ka kursyer nga kritikat institucionet komunale dhe qendrore, për përkrahjen modeste që kishin bërë, deri më tash.

Përkrahje financiare nga qytetarët e Rastavicës që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, kishte marrë edhe Shkolla Fillore e mesme e Ulët “Rexhep Kadrijaj”, e këtij fshati, në të cilën gravitojnë rreth 250 nxënës, të ardhur edhe komunat tjera të Kosovës, por edhe nga Shqipëria, e që jetojnë në Lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Baballoq. Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Selmonaj, ka pohuar se falë përkrahjes financiare të fshatit, kanë arritur të kanë kushte të mira për punë. “Investimet e bëra nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, në ndërtimin e objektit të ri të shkollës, si dhe përkrahja komunale dhe bashkatdhetarëve, kemi kushte shumë të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, ka thënë drejtori Selmonaj, duke prezantuar investimet e bëra në shkollën e tij. Gjithnjë sipas tij, përkrahja e marrë nga fshati, ka bërë që të kemi ambient tejet të mirë brenda dhe jashtë shkolle, gjë që reflekton edhe në arritjet mësimore të nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe lehtësim për stafin teknik në mirëmbajtjen e këtyre ambienteve. “Edhe pse kemi objekt të ri shkollor, të ndërtuar nga MASHT-i, nuk do kishim mundësitë ta mirëmbajmë në këtë nivel, sikur mos të ishte (krahas Komunës), edhe fshati”, ka nënvizuat Selmonaj, duke shprehë mirënjohje të thellë, për të gjithë bashkëvendësit e tij, kudo që janë në shtetet e ndryshme të globit tokësor. Mirëpo, Selmonaj ka drejtuar kërkesë publike për MASHT-in, Komunën apo donatorët, që ta pajisin palestrën e sportit, e cila nuk mund të shfrytëzohet në gjendjen ekzistuese, ngase mungojnë elementet e duhura për mbajtje të orës apo aktiviteteve sportive të kësaj shkolle. “Pajisja e palestrës së sportit dhe asfaltimi i rrugës deri në shkollë, janë prioritetet tona, ngase nuk mund të zhvillohet ora mësimore në këtë gjendje, si dhe nxënësit i nënshtrohet rrezikut të vazhdueshme përgjatë magjistrales Deçan-Gjakovë”, është ankuar drejtori i shkollës, me shpresën që këto projekte do realizohen brenda një periudhë sa më të shkurtër kohore.  Ndërsa, Arben Kadrijaj, njëri nga bashkatdhetarët që jeton në Zvicër, përmes rrjeti social, me modesti  është shprehur: “kemi obligim ta zhvil

L’image contient peut-être : ciel, arbre et plein air