Radikalizmi dhe de-radikalizmi nga ideologjia tekfiriste në Republikën e Kosovës

PhD.Can. i Sigurisë

FIDAIR BERISHA

Pjesëmarrja e luftëtarëve shqiptar në konfliktin në Siri dhe rreshtimi i këtyre luftëtareve në krah të Organizatave terroriste siq është ISIS pa dyshim që e ka përshkallëzuar konfliktin duke përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme edhe sigurinë Ndërkombëtare. Krimet e shëmtuara të kryera prej tyre në territoret e Sirisë kanë tronditur mbarë opinionin  botëror. Sulmet terroriste në Paris, Ankara , Bruksel dhe se fundmi në Stamboll na bejn me kuptu se qdo herë e më tepër po vjen në  pikëpytje siguria kombëtare dhe ajo botërore.Qështja e terrorizmit më nuk është vetëm problem nacional sepse të gjithë jemi dëshmitar të kohës se tani terrorizmi ka kaluar përmasat e një problemi shtetror dhe  është shëndrruar në problem global.Prandaj përkundër kësaj shumë vende evropiane po analizojnë mangësitë e punës parandaluese kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm dhe po hartojnë strategji dhe plane veprimi për një trajtim me afatgjatë të këtij fenomeni. Në këtë kuadër të kësaj edhe Republika e Kosovës ka hartuar  Strategjinë Kombëtare për peridhën 2012-2017 për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terorizmit duke i zbatuar masat e parashikuara në planin e saj të veprimit. Kosova si shteti me i ri po ecën në rrugën drejt anëtarësimit në BE duke trajtuar sfidat e zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor, si dhe duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal në përputhje me vlerat evropiane.Në Kosovë harmonia fetare ka qenë dhe mbetet një ndër vlerat më të rëndësishme të shoqërisë, ku pjesëtarët e komunitetit mysliman, katolik, ortodoks dhe komuniteteve të tjera fetare kanë bashkëjetuar në paqe gjatë gjithë historisë. Kohët e fundit, veçanërisht me lindjen dhe zhvillimin e konfliktit në Siri , edhe në debatin publik në Kosovë u futën koncepte të tilla si radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe janë evidentuar raste të pjesëmarrjes së shtetasve shqiptar në këtë konflikt. Reagimi i organeve shtetrore ndaj këtij fenomeni ka për synim jo vetëm  zvogëlimin e numrit të shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë konflikt. Këto masa kanë konsistuar me hyrjen e ligjit në fuqi në  Kodin Penal i cili mundëson ndjekjen penale të individëve që marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë vendit.Në Kosovë ekziston vullneti i të gjitha  agjencive për  zbatim të ligjit për  parandalimin e këtij fenomeni brenda kufijve kombëtare, pa neglizhuar masat me strategjike dhe bashkëpunimin e mirëfillt ndërkombëtare kundër terrorizmit. Fenomeni i përfshirjes së luftëtarëve shqiptar në konfliktin në Siri ka lindur që në fillim të konfliktit dhe natyrisht se ekzistojn disa shkaqe dhe arsye të pjesëmarrjes së shtetasve shqiptare në këtë konflikt. Duhet të ceket faktin se edhe pse Kosova i përket traditës hanefi të Islamit, pas vitit 1999 një pjesë e konsiderueshme e klerikëve në xhamia vijnë nga shkolla të tjera të mendimit islam. Ndryshe nga pjesa më e madhe e këtyre klerikëve, disa prej tyre nuk janë përshtatur me traditën hanefi të Islamit, duke propaganduar kështu një traditë më konservatore e cila ka ndikuar në frymëzimin e një numri të konsiderueshëm ,të cilët jan të bindur se kan obligim për të luftuar për tokën e Shamit  edhe sot e kësaj dite  jan ende present në luftën e Sirisë. Tashmë është vertetuar se nga  idet tekfiriste jan frymëzuar luftëtaret e huaj nga shumë vende të botës që janë bërë pjesë e luftës në Siri dhe Irak në përkrahje të ISIS-it. Po kështu shumë nga këto ide kanë frymëzuar edhe luftëtarët shqiptarë që janë bërë pjesë e kësaj lufte. Tekfiret e kanë bazën ideologjike nga Havarixhët, që ishte një grup që ka devijuar në periudhën e hershme të historisë në shekullin e 7-të. Havarixh në shqip do të thotë “dalësit” apo “separatistet”. Ata kanë dalë kundër rrymës së kohës pasi kanë kërkuar hakmarrje të armatosur kundër një grupimi që nuk i nënshtrohej rregullave islame të kohës. Havarixhët i konsiderojnë të gjithë myslimanët që bëjnë qoftë edhe një gabim të vetëm, si të pa fe dhe i trajtojnë ata si kundërshtarë. Ata kanë tendencë ti kundërvihen udhëheqjes ekzistuese dhe tu referohen teksteve të vjetra islame me qellim për të kundërshtuar paraardhësit dhe për të luftuar të tjerët që nuk mendojnë si ata. Gjithashtu havarixhet paraqiten si njerëz të përkushtuar ndaj fesë por pa e kuptuar në thelb atë, pasi kanë njohuri të pakta për fenë islame. Nuk kanë dijetarë islam të cilëve u referohen dhe kanë një sjellje arrogante me dijetarët islam të kohës. Ata bazohen në ajete kuranorë që kanë të bëjnë me ndëshkimin dhe anashkalojnë ajetet kuranore që kanë të bëjnë me mëshirën. Po kështu ata injorojnë traditën e pasur të mendimit islam dhe kanë tendencë që të referohen drejtpërdrejt në ajtet kuranore. Ashtu si Havarixhët e hershëm, ideologjia tekfiriste kryesisht përhapet në mesin e të rinjve me pak njohuri dhe përvojë, dhe në mesin e disa dijetareve fetarë me specialitete të ndryshme shkencore dhe letrare, të cilët janë të angazhuar për Islamin, por kuptojnë shumë pak për të. Parimet themelore të ideologjisë radikale tekfiriste, në shekullin e 20 dhe 21 proklamojnë, se  mandati që u është “dhënë” nga profeti ishte për të luftuar të gjithë njerëzit derisa të konvertohen në islam. Pas krijimit të shtetit të tyre do u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve për tu bashkuar me islamin dhe ti nënshtrohen Sheriatit dhe ata që nuk i përgjigjen thirrjes duhet të luftohen. Synojnë që Shteti islamik do të jetë superfuqia e tretë dhe do të shtrijë sundimin e vet mbi të gjithë boten. Ata hedhin poshtë katër shkollat juridike të mendimit islam dhe i konsiderojnë themeluesit e tyre si kukulla të sundimtarëve të kohës. Janë kundër të gjitha simboleve dhe praktikave që legjitimojnë shtetin qoftë edhe mysliman, nuk njohin arsimin shtetëror, uniformat, martesat apo sistemin shtetëror. E konsiderojnë veten si i vetmi komunitet mysliman dhe gjithë të tjerët si të pafe. Vendosin si qëllimin më të rëndësishme të tyre, Xhihadin për të përmbysur sundimtarët e pafe, për të bashkuar Komunitetin Islam, për të rivendosur Kalifatin, për të garantuar lirinë e Shtetit Islam, për të çliruar territoret e pushtuara myslimane dhe për të vendosur sundimin e Sheriatit në botë. Po të analizojmë mire deri pas luftës së fundit kundër regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe Serbisë dihet se  komunitetet fetare në Kosovë  kishin përfaqësues të shquar të tyre dhe se veprimtaria e tyre ka qenë në unitet  të plotë në interes të kombit dhe gjithëmon duke synuar për themelimin e shtetit  të pavarur. Kauza e luftës së drejtë e UCK-së dëshmon më së miri faktin se gjatë asaj kohe në Kosovë nuk kishte ideologji konzervative në të cilat poqese do të mbeshtetej Ushtria Clirimitare e Kosovës ,sigurisht që do të humbnim përkrahjen e shteteve  mike dhe dihet se pa përkrahje të shteteve mike do të kishte pasoja katastrofale për vendin dhe popullatën civile në përgjithësi.Tani në Kosovë pothuajse jan duke u bërë krejt pak debate publike gjithëpërfshirëse në mënyrë që opinioni të jet i informuar për marrëdhëniet mes shtetit, bashkësive fetare dhe shoqërisë në tërësi si dhe për kërcënimet ndaj bashkëjetesës fetare në vend. Harmonia dhe toleranca fetare do të goditet rëndë nëse radikalizmi fetar apo ekstremizmi i dhunshëm nuk është në agjenden e prioriteteve të shtetit në menyrë që kjo problematikë  të trajtohet më thellësisht . Kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar në shtetet :Shqipëri,Kosovë,Maqedoni është realitet se një numër i konsiderueshëm i shqiptarve të besimit islam kan shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Sipas burimeve të ndryshme numri i vullnetarëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vendet tjera besohet se varion mes 400 – 500 personave dhe se një numër i konsiderueshëm i tyre sipas  një studimi të bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, (QKSS), thuhet se deri në muajin janar të vitit të kaluar, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar,dhe  të paktën 30 nga ata kanë humbur jetën në këto luftra.Është  shumë e rëndësishme të  identifikohen faktorët  nxitësit të cilët i shtyjn individ të caktuar që të marrin këtë rrugën në përkrahje të shtetit Islamik, deri më tani organet e shtetit më tepër jan marr me pasojat sesa me shkakun. Ndër faktorët kryesor të cilët ndikojn në këtë dukuti evidentohen ato sociale ekonomike që shoqërohen me mundësitë e ulëta për punësim dhe arsimim. Privimi nga mundësitë sociale ekonomike shoqërohet me ndjesinë e të qenit i përjashtuar dhe i diskriminuar në raport me shtresën tjetër e cila pothuajse posedon të gjitha kushtet për një jetë të mirë. Bazuar në indeksin e deritanishëm na jep të kuptojm se zonat rurale shfaqin treguesit më shqetësues të nxitësve social-ekonomikë ku i përkasin  individë dhe familje në nevojë, të rinj të papunë dhe persona të cilët besojnë se janë të diskriminuar për shkak të besimit të tyre. Po kështu nxitës të rëndësishëm për radikalizëm dhe për pjesëmarrje në këtë konflikt janë edhe shkaqe të tjera, si pamundësia për të ndikuar në vendimmarrje, dhe korrupsioni në nivel qendror. Po kështu disa të rinj besimtar kan krijuar bindjet e tyre  se mbrojtja me çdo mjet, brenda apo jashtë kufijve, e vlerave dhe dinjitetit fetar është detyrë e çdo besimtari. Ndër nxitësit kulturor mund të veçojmë mendimin tek disa të rinj se traditat dhe dinjiteti i komunitetit të tyre fetar është në kërcënim të vazhdueshëm dhe se perëndimi shihet si armik ndaj kulturës dhe vendeve me popullsi Islame. Pas vitit 1999 në Kosovë u futen shume organizata humanitare nga lindja e mesme te cilat dhanë një ndihmese të çmuar në ndërtimin e xhamive duke përfshi zonat urbane dhe rurale të vendit. Gjatë asaj kohe pothuajse nuk i shkonte askujt në mendje se krahas ndihmave të ofruara shumë prej tyre kan propaganduar edhe ide radikale te islamit dhe kane financuar studimet e shume të rinjve në Arabinë Saudite, Siri, Egjipt, etj. Radikalizmi i disa prej këtyre te rinjve dhe propagandimi i ideve të tyre kryesisht ne xhamitë jashtë ndikimit te komunitetit Mysliman ka ndikuar në motivimin dhe shtimin e numrit të shtetasve shqiptare në luftën e Sirisë.  Në bazë të analizave del se  shqiptarët që marrin pjesë në luftën në Siri   kanë rëne pre e propagandës për një luftë të shenjtë dhe se realiteti që ata kanë gjetur atje ka qenë krejt tjetër. Kjo më së miri argumentohet nga disa shqiptar që jan kthyer nga fronti dhe të cilët kan deklaruar se ka një mospërputhje të realitetit  me propagandën e bërë kryesisht në rrjetet sociale apo nga rekrutuesit e drejtpërdrejtë të këtyre luftëtareve. Asgjë nuk ndodh rastësisht,andaj edhe pjesëmarrja e  shqiptarëve në konfliktin  e  Sirisë  ka treguar se kanë ekzistuar skema  të mirëfillta organizative  për rekrutimin dhe dërgimin e luftëtareve shqiptare në konfliktin Sirian. Në këtë proces ,është evidentuar fakti se disa imam nga xhamit jashtë autoritetit të Bashkësisë Islame të Kosovës  kanë qenë nxitësit kryesorë të këtyre shtetasve për pjesëmarrjen në këtë konflikt.

Rruga e cila është shfrytëzar për udhëtim  kryesisht ka qen nëpërmjet rrugës ajrore nga, Prishtina për në Stamboll, ku më pas udhëtojnë për në zonën kufitare turke dhe sirane. Pasi mbërrijnë në Siri rekrutët ndjekin trajnimet ushtarake dhe motivohen edhe më tepër  dhe më pas futen në zonën e luftës. Një rol të veçantë për inkurajimin e të rinjve po luajnë edhe websitet e ndryshme islamike në gjuhën shqipe kryesisht në Shqipëri e Kosovë, të cilët përveç se postojnë video të ndryshme propagandistike, bëjnë thirrje të drejtpërdrejta për të rinjtë që të kontribuojnë në Siri dhe po ashtu publikojnë video me heroizmat e luftëtarëve dhe udhëheqësve Shqiptarë gjatë zhvillimit të luftës në Siri. Një rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe propagandimin e “Xhihadit” luajnë edhe forumet e ndryshme, rrjetet sociale, si dhe vullnetarët që kthehen nga konflikti, të cilët me pas fillojnë një fushatë sensibilizimi me qëllimin rekrutimin e personave të tjerë. Sipas të dhënave në dispozicion dyshohet se shumica e Shqiptarëve vullnetarë në Siri janë duke luftuar në grupe të ndryshme Islamiste kryesisht “Jahbat Al Nusra”dhe ISIS. Shteti pa dyshim se është duke u rrezikuar nga këto ide konzervative ,dhe sbashku me shtetin po rrezikohet e ardhmja e shoqëris,mirëpo në raport me këtë hetimet pro-aktive të kryera nga organet e zbatimit të ligjit që merren me luftën kundër terrorizmit dhe procedimet penale të filluara kanë treguar se ka një intensifikim të punës së këtyre organeve për parandalimin e terrorizmit në tërësi .Përveq organeve të shtetit një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë drejtim mund të luaj shoqëria civile e cila  deri kohët e fundit ka qenë krejt pak e  përfshirë në këtë problematikë. Përfshirja e saj në debatin publik informues për radikalizmin dhe ekstremizmin fetar dhe rreziqet që vijnë prej tij duhen parë si masa të rëndësishme parandaluese që merr shoqëria ndaj këtyre fenomeneve. Shtrirja e organizatave të shoqërisë civile edhe në zonat rurale dhe fokusimi i tyre tek rinia, gratë dhe komunitetet e cenueshme nga radikalizmi, duke u bërë zëdhënës të sfidave me të cilat këto grupime përballen, mendojmë se ndikojnë drejtpërsëdrejti në zvogëlimin e fenomenit të radikalizmit dhe si rezultat edhe në uljen e motivit për të qen pjesë e luftës në Siri dhe “ISIS”.Një rol të rëndësishëm në parandalimin e pjesëmarrjes së luftëtarëve shqiptarë në konfliktin në Siri ka luajtur dhe luan Bashkësia Islame e Kosovës sepse me qëndrimin zyrtar të saj  ka qenë kundër përfshirjes së luftëtarëve shqiptar dhe atyre të huaj në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.Duhet pranuar se kohëve të fundit Bashkesia Islame e Kosovës me argumentimet teologjike që përfaqësues të këtij Komuniteti kanë bërë nëpër shumicën e xhamive të vendit por edhe në media ka ndikuar dukshëm në stopimin e  fenomenit dhe ndërgjegjësimin e besimtarëve të gënjyer nga propaganda tekfiriste dhe ekstremiste. Por duhet pranuar faktin se ende Bashkësia Islame  nuk e ka edhe sot të shtrirë autoritetin e sajë në disa xhami periferike të cilat në jo pak raste janë evidentuar si nxitëse të rekrutimit të luftëtarëve shqiptarë. Shtrirja e plotë e autoritetit të Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha xhamitë e vendit dhe emërimi i imamëve të këtyre xhamive mendojmë se do të forcojë unitetin e besimit islam , si dhe do të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm për parandalimin e e kësaj dukurie e cila është e keqja më e madhe për komunitetin e besimit islam. Preokupimi tjetër i radhës ka të bëjë me luftetarët e kthyer nga Siria,shtrohet pyetja se cila do të ishte menyra më e mire për  ri integrimin e tyre në shoqëri,pra puna për kthimin edhe të luftëtarëve të tjerë nga Siria mbetet një preokupim  mjaft i rëndësishëm i shoqërisë Kosovare. Në këtë drejtim një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë familja, institucionet fetare, teologët e shquar por edhe i gjithë opinioni shoqëror. Shoqëria shqiptare është bërë dëshmitare e skenave të dhimbshme në rastet e vrasjes së shtetasve shqiptar në konfliktin Sirian dhe është ballafaquar me një qëndrim kritik të familjarëve të të vrarëve, si për institucionet fetare por edhe për përgjegjësinë e institucioneve shtetërore. Hartimi dhe zbatimi me rigorozitet i programe të ri integrimit të tyre dhe vazhdimi i punës parandaluese kundër radikalizmit nuk mund të bëhet pa një bashkëpunim të institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe vendor me drejtues të komuniteteve fetare, me teolog dhe klerikë të shquar si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Një vëmendje e veçantë u duhet kushtuar programeve më specifike, të cilat synojnë parandalimin e radikalizmit dhe de-radikalizmin në nivel individual. Identifikimi i individëve të rrezikuar nga radikalizmi apo përfshirja në ekstremizëm të dhunshëm është një çështje që kërkon informacionin dhe përgatitjen e duhur të personave që kanë mundësitë të zbulojnë elementet e caktuara të prirjeve apo bindjeve radikale dhe ekstreme tek të afërmit e tyre, nxënësit apo përfituesit e shërbimeve të tjera sociale dhe ekonomike. Aktorët e ashtuquajtur të linjës së parë, si, p.sh., të afërmit, mësuesit, punonjësit socialë, duhet të jenë në gjendje të kuptojnë rrezikun që vjen prej radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe faktorët që favorizojnë kushtet e shfaqjes së tyre. Programet me individët e rrezikuar nga radikalizmi apo të radikalizuar duhet të përfshijnë forma të ndryshme monitorimi dhe mbështetjeje, si ofrimi i hapësirave të sigurta, këshillimi psikologjik si dhe nxitja e individëve drejt mendimit kritik dhe të pavarur, dhe angazhimit të tyre pozitiv. Është e rëndësishme që këta individë të vetë reflektojnë dhe të zhvillojnë mendim kritik ndaj ideologjive ekstreme që mund t’i tërheqin. Kontestimi i historive dhe propagandës radikale fetare duhet të mbështetet përmes zërave të besueshëm dhe kompetentë nga pikëpamja fetare. Hartimi i programeve të tilla duhet bërë sipas një vlerësimi të nevojave specifike duke garantuar liritë dhe të drejtat themelore, në veçanti konfidencialitetin e të dhënave personale. Gjithashtu edhe miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal të Kosovës, që penalizon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë vendit krahas ndikimit pozitiv që ka në drejtim të parandalimit të luftëtareve të rinjë për t’ju bashkuar konfliktit, ka ndikim negativ në kthimin e personave që janë pjesë e këtij konflikti. Ndryshimet në Kodin Penal për këta luftëtarë mund të ndikojë në një radikalizim të mëtejshëm të tyre për faktin se kthimin në atdhe do i penalizojë për shkak të pjesëmarrjes në konflikt. Ri- integrimi dhe de-radikalizmi i luftëtareve të kthyer por edhe i individëve të radikalizuar është në fillimet e tij dhe kërkon një vëmendje të shpejtë të gjithë shoqërisë shqiptare. Hartimi i programeve të posaçme në këtë drejtim, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e vendeve evropiane, mbetet një detyrim i shpejtë i strukturave shtetërore. Kosova  vazhdon të konsiderohet si një vend ku harmonia fetare është e nivelit të knaqshëm përkundër disa rasteve të cilat po e zbehin tolerancen fetare. Organet shtetërore, duke përfshirë ato qendrore dhe vendore, komunitetet fetare, shoqëria civile,  duhet të programojnë punën për ruajtjen e vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit,pra shoqëria Kosovare jo vetem që duhet të mbron bashkëjetesën  dhe harmonin e tanishme  nga çdo cenim sado i vogël qoft ,por duhet të ket prioritet mbi prioritete qështjen   e ruajtjes së harmonisë fetare  dhe forcimin e saj për një  bashkëjetesës të qëndrueshme me  komunitetet tjera fetare. Pavarsisht së ka një ramje sa i përket rekrutimit nga komuniteti shqiptar  për tu përfshirë në konfliktin e Sirisë, prap se prap puna e organeve për zbatimit e ligjit duhët të marrin të gjitha masat për parandalimin dhe penalizmin e organizatoreve në këtë rrafsh. Programet ndërgjegjësuese për parandalimin e përfshirjes së shtetasve shqiptarë në këtë konflikt duhet të formalizohen dhe të ndiqen me përparësi nga strukturat shtetërore. Bashkësia Islame duhët që të jet më azhure në mënyrë që të mos i lihet hapsirë grupeve apo individve të caktuar për të ndikuar në përhapjen e ideologjive destruktive. Programet për de-radikalizmin e individëve të evidentuar, duhen formalizuar dhe ndjekur me përparësi nga strukturat shtetërore të ngarkuara në partneritet me të gjithë aktorët e nevojshëm për të garantuar suksesin e tyre. Komunitetet fetare dhe shoqëria civile duhet të marrin rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre programeve. Shtrirja e këtyre programeve duhet studiuar mire dhe duhët planifikuar me qellim të de-radikalizmit të personave të dënuar. Pasi që sindromi i radikalizimit ka prekur edhe vendet e rajonit, kërkohet bashkëpunimi rajonal për hartimin dhe ndjekjen e programeve të de-radikalizmit, e në mënyrë të veçantë me Shqipërin  dhe Maqedoninë.