Ra Isa, ra Isa, mos u gëzoni shumë ?

Nga Reis Mirdita

Të gjithë brohoritën nga këndet e veta : « Ra Qeveria, ra Mustafa ». Rugovistë, antirugovistë, istë e istë të tjerë duke mos parë se të gjithë janë humbës. Ia thyen Isës…, karrikën e luhatshme që nga dita kur pranoi, besa edhe vrapoi e jo me duar në xhepa, të bëhet ai që sot s’është më.

Disa kërkojnë edhe dorëheqje nga Krye t ari i lëdëkësë. Ani akoma më mirë por kërkuesit nuk kanë as shpatulla politike e as xhepa të Isës. Ata me marifetet e tyre vetëm përshpejtuan asgjësimin e vet dhe të „rugovizmit“ që trumbetonin e trumbetojnë. Ata vetëm e përforcuan kundërshtarin e vet politik dhe këtë e bënë (dhe e bëjnë akoma), ose nga padituria ose nga premtime të majme, nga « kundërshtari ». Mos vallë, për gjithë kohën me ndërkamca ndaj Isës, propozuan ndonjë program shpresëdhënës ?!!! E kush nga ta të propozojë diçka të tillë !

Isa ra dhe fajtorë janë duart në xhepa. Ndoshta jo, pasi ka mundësi që vet lejoi diçka të tillë sepse me këtë, ai del në lëndinë si më i madhi dhe më i drejti, më i pa korruptuari dhe pse jo edhe më inteligjenti ; hakmerret ndaj të gjithëve nga radhët e LDK që ia rrëmihnin greminën… Me mocionin, LDK ka vetëm një mundësi : Të ngritët një parti tjetër politike si vazhdim i një fryme të re dhe këtë, me fytyra të pa përbaltura. Larg grindavecët e gjertanishëm se edhe ashtu disa të ashtuquajtur rugovistë, do i hyjnë ndër gëzof partive tjera . Kjo është trend apo jo?!