Qytetarët duhet të denoncojnë te organet e VETTIG-ut vendimet kriminale dhe korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Qytetarët duhet të denoncojnë te organet e VETTIG-ut vendimet kriminale dhe korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve

 Nga Skënder S.KAPITI

Nuk mund të pastrohet gjyqësori shqiptar ndryshe përveçse duke analizuar dhe hetuar vendimet kriminale dhe të korruptuara që kanë dhënë gjyqtarët dhe prokurorët në dëm të lirive dhe të  të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Analiza e këtyre vendimeve do të zbulojë korrupsionin e tyre si dhe do të mundësojë jo vetëm dëbimin nga Sistemi i Drejtesisëpor por edhe ndëshkimin ligjor të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Prandaj tashmë qytetarët shqiptarë duhet të denoncojnë pranë organeve të VETTING-ut të gjitha vendimet kriminale, antiligjore dhe korruptive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve shqiptarë të dhënë prej tyre gjatë këtyre viteve të tranziconit, pasi me anë të këtyre vendimeve gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë bërë koorporata me e fuqishme pasurore dhe financiare në Shqipëri.

Tashmë qytetarët shqiptarë po e bëjnë dhe duhet ta bëjnë fuqishëm denoncimin pasi  ata kanë besim vetëm sepse VETTING-u po promovohet, monitorohet dhe po kryhet  nga ndërkombëtarët.

Tani e ka të vështirë që politika  të diktojë politikisht vendimmarrjen gjyqësore pasi organet e VETTING-ut nuk mund të urdhërohen për të bërë vetëgjyqësinë dhe politika nuk mund të mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët e krimit dhe të korrupsionit.

Në Shqipëri do të triumfojë drejtësia vetëm kur t’i bëhet gjykimi drejtësisë së padrejtësisë, sistemit korruptiv dhe të saj, i cili është montuar dhe ka funksionur në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni. Këtë duhet ta bëjë VETTING-u, armiku më i madh i të cilit ishin dhe do të jenë politikanët dhe gjyqtarët: sepse VETTING-u duhet t’i hetojë ata.

Shqiptarë, tani ora e Drejtësisë ka ardhur dhe Ju fton që me guxim të denonconi gjyqtarët dhe prokurorët e krimit, të paligjshmërisë dhe të korrupsionit.

Kjo duhet bërë nëse e duam drejtësinë, shtetin ligjor, demokracinë  dhe integrimin.

Këtë shans të madh na e dhanë aleatët e mëdhenj, së pari SHBA si dhe BE, të cilët mposhtën me një betejë gjatë dhe  të vështirë ligjore, politike, diplomatike dhe me presion demokratik  rezistencën e politikës dhe drejtësinë e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri duke e detyruar politikën  që të miratojë në parlament VETTING-un, VETTING, i cili, do ta pastrojë gjyqësorin si dhe politikën e administratën shqiptare, të cilët, për më shumë se 25 vite kanë kapur shtetin, shoqërinë dhe kanë blerë e shitur liritë dhe të drejtat e individit dhe ato shtetërore; drejtësi e cila i ka dhënë Shqipërisë imazhin e keq në botë; drejtësi e cila së bashku me politikën janë shkaktarët kryesorë të largimit të shqiptarëve nga atdheu, për kriminalitetin, për kanabistanizimin e vëndit dhe për varfërinë, papunësinë e korrupsionin më të lartë në rajon dhe në Europë, dhe që ka bërë të mundur mosintegrimin e Shqipërisë në BE.