Qeveritë, mjeksia dhe policia në Shqipëri e Kosovë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë

Qeveritë, mjeksia dhe policia në Shqipëri e Kosovë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pandemia e koronavirusit u dha leksion njerëzve  se sa i rëndësishëm është shteti, se sa e rëndëishme është qeverisja dhe se sa e rëndësishme ëshë mjeksia dhe shërbimi shëndetsor në një shtet.  Masat që morën qeveritë shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i Kosovës Albin Kurti në përballimin e krizës shëndetsore ishin të justifikueshme, të një përgjeshmërie të lartë  dhe më se shëmbullore në kushtet kur të dy shtetet kishin deficite të mëdha në infrastrukturën mjekësore të trashëguara nga pushteti dhe qeverisjet e mëparshme.

Njerëzit kanë hyrë në shoqëri dhe janë organizuar në shtet pasi janë të paaftë që të vetmuar dhe të pavarur mund të mbijetojë jeta njerëzore. Që të ekzistojë shteti ai duhet të qeveriset nga qeveri të cilat kanë për detyrë që t’i shërbejnë njerëzve të atij komunitetit që jetojnë në shtetin e tyre. Jashtë shtetit, jashtë qeverisjes nuk ka siguri, mirqënie, lumturi dhe as shëndetsi për publikun.

Pandemia tregoi se edhe neoliberilami modern ka nevojë për kufij  dhe për më shumë solidaritet dhe interes shoqëror nga shteti.Pa ndërhyrjen dhe kujdesin e shtetit dhe të qeverive shtetërore pandemia do të ishte shumë e vështirë për t’u luftuar. Sot në ballë të betejës kundër pandemisë  në Shqipëri dhe në Kosovë, në vijën e parë të frontit janë mjekët,infermierët, por edhe qeveritë, kryeministrat, shëndetsia dhe policia, puna e të cilëve është për t’u përshëndetur se me të vërtetë po e justifikojnë detyrën e tyre fisnike, humane dhe në shërbimtë jetës së qytetarëve.

Në kushte kur njërzit përballen me kërcënimin e virusit nuk ka vënd qënia si   i djathtë apo  i majtë  politikisht, sot më shumë se kurrë qeverisja është mëse popullore dhe gjithnjerëzore, prandaj asaj i duhet dhënë mbështetje.

Sot bota dhe njerëzia janë të kërcënuar nga rreziku i pandeminsë së koronavirusit. Sot më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për mjekët dhe mjeksinë,për qeveritë dhe për njëri-tjetrin .

Të tjerët dhe sidomos ata të cilët duan vetëm sa të duken në vijë të parë të ekraneve e të llafollogjizmave, por që nuk mund të bëjnë dhe nuk japin asgjë: as këshilla, as ndihmë, as kontribut përvecse “kritika” sa për t’u dukur dhe për të marrë e tërhequr vëmëndjen se kushedi se kush janë, dhe se cfarë “dijetarësh” e humanistësh janë, është mirë që këta  të flasin pak ose aspak pasi askush nuk ka nevojë sot për ta, sepse shumë prej tyre  vetëm sa deformojnë e shpërndajnë panik, mosbesim dhe frikë.

Është amoraliteti  më i madh fakti që opozita dhe sidomos dështakët dhe ata që nuk janë të aftë për asgjë,  të cilët  vetëm sa përpiqen të duken sikur ekzistojnë si politikanë opozitarë që kanë braktisur  institucionet e që mundohen ta shfrytëzojnë edhe  fatkeqësinë e koronavirusit për interesa të ngushta politike

Sot duhet të flasin e të dëgjohen por edhe të respektohen së pari mjekët dhe infermierët, si dhe qeveritë të cilët kanë përgjegjsinë dhe barrën e madhe për gjëndjen  e rëndë të ardhur nga pandemia. Qeveriritë dhe kryeministrat shqiptarë  janë më se te preokopuar dhe në ballë të punës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, masë të cilën disa opozitarë mjeranë mundohen ta kritikojnë si shkelje e lirisë së lëvizjes. Duhet përshëndetur ministria e Shëndetsisë dhe i gjithë stafi mjeksor në Shqipëri që pavarësisht se Shqipëria ka të trashëguar nga qeveritë paraardhëse një sistem mjeksor dhe një infrastukturë të dobët te saj, sot punohet me përkushtim dhe në maksimum për tu shërbyer të infektuarve dhe për shërimi e tyre. Po kështu edhe policia është në krye të detyrës si kurrë më parë për të zbatuar detyrat dhe zbatimin e masave të marra nga qeveria. Vetëm dështakët, egoistët dhe dashakeqët janë të “pakënaqurit” nga puna e qeverive shqiptare në Shqipëri e Kosovë.

Sot duhet të dalin dhe të paraqiten në media ata të cilët kontribuojnë dhe ndihmojnë konkretisht më shumë për në ndihmë të atyre të cilët kanë nevojë për të pasur ndihmë dhe përkrahje mjeksore, ekonomike, financiare dhe materiale dhe jo për atë se si po e kalojnë karantinimin dhe vetëizolimin personazhet “VIP”-a të politikës, biznesit, deputët, gjyqtarët, këngëtarët, modelet, sportistët, familjarët dhe miqtë e shokët e mediatikëve të televizioneve dhe të drejtuesve të emisioneve të tyre, pasi ata i kanë të gjitha mundësitë dhe kushtet për ta kaluar karantinimin.

Sot si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk është i nevojshme opozitarizmi politik negativ dhe nihilist  i cili mundohet që ta shfrytëzojë, të manipulojë e spekulojë me fatkeqesinë e pandemisë për pikë politike, por duhet ta mbështesë qeverinë në betejën e vështirë kundër virusit, sikur të ishte gjëndje lufte. Sot njerëzve nuk u interesojnë emisionet me politikanë dhe me opiniostët politikë, por emisione me mjekë, infermierë dhe për informacione për  përkushtimin dhe  masat qeveritare dhe me të gjithë ata të cilët janë në vijë të parë të frontit për ta mposhtur pandeminë.