Pse turkofobët e Kosovës nuk “shqetesohen”për diskriminimin e shqiptarëve nga Greqia dhe as pse Serbia armatoset nga Rusia e Kina

Pse turkofobët e Kosovës nuk “shqetesohen”për diskriminimin e shqiptarëve nga Greqia dhe as pse Serbia armatoset nga Rusia e Kina

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ka disa mercenarë turkofobë dhe islamofobë nga Kosova të cilët janë kriptoserbo-grekofilë, përderisa asnjërit prej tyre nuk i shkoi në mënd për të shkruar ndonjë rrjesht për atë diskriminim që po u bën shteti grek prej më se 4 ditësh shqiptarëve në kufirin shqiptaro-grek. Si ka mundësi që këta farë patriotësh fallso dhe këta farë pseueurointegralistë nuk i “shqetëson “ as fakti se   së fundi Serbia ka blerë armatim nga shteti i Kinës në vlerë totale prej 620.3 milionë dollarë amerikane, ku për herë të parë ka inkuadruar në sistemin ushtarak të saj tani edhe dronët të cilët mbajnë raketa dhe mund të gjuajnë nga distanca të caktuara.

Deri në fund të vitit, ushtria e Serbisë do të blejë nga Kina 12 sisteme raketash dhe artilerie me rreze të shkurtër për mbrojtje kundër sulmeve ajrore, sistem anti-aeroplan FC-3 të prodhuar nga kinezët.

Në fund të qershorit, Serbia prokuroi gjashtë drone luftarake kineze të armatosura me raketa të drejtuara nga laseri, që është vendosja e parë e tillë e mjeteve ajrore pa pilot në Evropë.

Turkofobët dhe Islamofobt e Kosovës nuk lënë gjë pa shpifur e trilluar kundër Turqisë , madje arijnë deri atje sa që bëjnë thirrje edhe për të mos pranuar ndihma dhe dhurimet falas të pajisjeve mjeksore nga Turqia kundër Koronavirusit , dhe në Shqipëri islamofobët dalin edhe kundër miliona eurove të ndihmave turke për të eliminuar pasojat e tërmetit. Shqetësohen turkofobët pse në Prishtinë po ndërtohet Xhamia e Madhe për besimtarët muslimanë kur Kosova i përket mbi 90% këtij besimi.Por nuk shqetësohen pse p.sh. Serbia armatoset rëndë me armët më moderne nga aleatët e saj të deklaruar strategjikë si Kina dhe Rusia, e madje edhe nga antarja e NATO-s , nga Franca.

I pyes këtë turkofobë pseudopatriotë të cilët shkruajnë dhe shprehin te nja dy portale urrejtjen e tyre kundër Islamit, Turqisë  dhe kundër muslimanizmit shqiptar  se: për cfarë dhe kundër kujt armatoset Serbia?!

Dihet se ajo armatoset kundër shqiptarëve.

Është e sigurtë  se po t’i kishte blerë këto armë Serbia nga Turqia, nuk merret me mend se sa do të kishin zhurmuar e llomotitur turkofobët shqiptarë , do të kishin thënë se Turqia në Kosovë ndërton xhami e Serbisë i jep armë dhe lloj-lloj interpretimesh e shpifjesh islamofobie.

Mirëpo është për t’u habitur se jo vetëm turkofobët por as nga BE-ja nuk ka zëra kundër, por BE ka zgjedhur  heshtjen dhe të bën sikurse nuk po di asgjë përballë blerjeve me armatim nga Serbia, dhe i lutet Serbisë që të lëvizë e të përshpejtojë për t’u integruar në BE, ndërsa shqiptarët që janë populli më proamerikan dhe proeuropian në botë mbahet artificialisht dhe padrejtësisht jashtë dyerve të BE-së.Nuk e di se a e di edhe BE se cfarë po ndodh me shqiptarët në kufi me Greqinë, me radhët kilometrike “te refugjateve” shqiptare në kulmin e pandemisë dhe të temperaturave të larta. Pse turkofobët nuk po “ankohen” në BE për këtë diskriminim që po u bëhet shqiptarëve në kufi nga një shtet antar i BE-së?