PSE SHQETËSOHEN DISA INDIVIDË DHE NDONJI MEDIE PËR NDËRTIMIN E XHAMISË NË PRISHTINË

PSE SHQETËSOHEN DISA INDIVIDË DHE NDONJI MEDIE PËR NDËRTIMIN E   XHAMISË NË PRISHTINË

Nga Skënder Sadri KAPITI           

Në Kosovë janë 95% e popullsisë muslimanë dhe 2-3% katolikë. Për besimtarët katolikë është ndërtuar Katedrelja në Prishtinë. Dhe për besimtarët muslimanë duhej patjetër të ndërtohej Xhamia e Madhe në Prishtinë pasi besimtarët muslimanë nuk ka pse të falen në sheshe dhe në rrugë pranë xhamive pasi ato nuk  kanë kapacitete për numrin e madh të tyre.

Dhe  ashtu sikurse edhe në Tiranë që është në përfundim Xhamia, madje Xhamia më e madhe në Ballkan, ashtu duhet të ndërtohet edhe ajo në Prishtinë.

Kosova, kryeministri atje dhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës duhej të kishin qenë seriozë, të paktën të merrnin shëmbullin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia për interesimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të tyre për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë që do të jetë më e madhja në Ballkan e që do t’u shërbejë besimtarëve muslimanë. Duhet përshendetur dhe falenderuar e t’i jemi mirënjohës shtetit,qeverisë dhe popullit turk të cilët financojnë ndërtimin e këtyre dy xhamive në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kudo në botë, dhe në perendim  ku ka popullsi shumicë të besimit kristian atje ka dhe janë ndërtuar xhami  për besimtarët muslimanë, e madje edhe me dhjetra e dhjetra kisha autoritetet  shtetërore në vëndet e BE- së dhe në SHBA kanë marrë vendime që kishat  të cilat nuk frekuentohen ose që frekuentohen nga një numër i vogël besimtarësh kristianë autoritetet shtetërore atje kanë lejuar  dhe kanë marrë vendimne që ato të shndërrohen në xhami ku besimtartët muslimanë t’i luten Zotit.

Xhami ka edhe në Moskë , në shtetin me popullsi shumice ortodokse, autoritetet shtetërore ruse lejuan ndërtimin e kësaj Xhamie madhështore dhe nuk pati as protesta turkofobe  e as pengesa për ndërtimin e saj, ndërsa në Kosovë zvarritet ndërtimi i Xhamisë, por edhe protestohet kundër ndërtimit të saj

Xhami të bukura ka në Moskë, në Francë, në Hollandë, në Britaninë e Madhe…

Ndërsa në Kosovë ku 95%e popullsisë janë muslimanë dalin disa që protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e Xhamisë  në Prishtinë dhe ndonjë medie edhe solidarizohet dhe nxit islamofobinë.