Pse po nënçmohen dhe nuk po respektohen mërgimtarët tanë nga populli dhe institucionet e Kosovës

Ramiz DërmakuSJELLJE JO TE MIRA TE QYTETAREVE DHE INSTITUCIONEVE TE KOSOVES NDAJ  MERGIMTAREVE TANE
Përgatiti: Ramiz Dërmaku
Ne mendojmë  se qeveria e Kosovës, nuk është angazhuar aq sa duhet në realizimin  e marrëveshjeve me Serbinë, të cilat marëveshje i   kërkon edhe bashkësia  ndërkombëtare dhe të cilat i njohu edhe Brukseli. Shumë pak po respektohen e nderohen mërgimtarët tanë ; si nga familjarët , fshatarët, miqët (dhe çka është më tragjike) sjellje jo të mira kanë sot edhe institucionet tona.
Para ca viteve kur Kosova ishte e okupuar nga nacionalizmi fashist.., Millosheviqian , të gjithë ish. liderët (duke filluar nga Kuvendi Komunal e deri tek ai i nivelit qendror..,  na thonin; Ne po orvatemi të bëjmë diçka  për  çështjen kombëtare.. ? ! Mirëpo , ne nuk do ti kthehemi asaj kohe të vështirë sepse njeriu normal  kur i lexon dhe i analizon të gjitha ato vuajtje ato, sakrifica, largimet e punëtorëve shqiptarë nga puna, studentëve nga Fakulteti, nxënësit nga shkolla. Megjithatë, ne kemi përshtypjen se qeveria e Kosovës, (konkretishtë ministria e diasporës) nuk është angazhuar mjaftueshëm për të besuer në përsosmërinë e marrëveshjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve si dy vende fqinjë dhe duke marrë parasysh edhe normat e standartet  ndërkombëtare, për të cilat ka garantuar edhe Brukselij  bëri po çka nuk bëri mbylli edhe xhamitë. Populli  falë ndihmës së mërgimtarëve tanë i përballoi të gjitha torturat, i bëri rezistencë barbarisë sllavo çetnike dhe qëndroi stoikisht.., dhe i pa përkulur. Ne sot duhet të kenohemi, për veprën që bënë mërgimtarët dhe populli i Kosovës.   Humaniteti tek populli shqipëtarë kurrë nuk mungoi. Cdo herë kur atdheut i kanosej rreziku atdhetarët, intelektualët shqipëtarë të përkrahur nga diaspora më lehtë i rezistuan politikës barbare serbo Çetnike dhe armikut tonë shekullor serbë.
           Populli u  ndihmua nga mërgimtarët tanë të cilët kurrë nuk kursyen asgjë vetëm për ti rezistuar armikut barbarë serbo çetnikë. Për fatë të mirë mërgimtarët tanë kur ishte në pyetje ndihma ndaj atdheut ishin të vendosur dhe kurrë nuk i ndalën  aksionet ndihmat. Ata me dëshirë dhe pa u trembur kurrë.., u përgjigjeshin aksioneve, duke filluar nga internacionalizimi i çështjes sonë kombëtare  në arënën ndërkombëtare, tubimi i t’hollave,..,aksioneve humanitare, arsimore, shkollore, . Për kontributin që dhanë mërgimtarët tanë do të dëshmojë koha. Tek  çdo popullë, pra edhe tek ne shqiptarët kishte njerëz  thuhej “të zgjedhur“  nga populli, të cilët t’hollat  e mërgimtarëve tanë, në vend se ti  dërgonin në destinacionet e caktuara.., ata  i  dërgonin me  vonesë.., apo nuk i dërgonin fare.“Atdhetarët“, që dje rrahnin gjoksë dhe deklaronin para pjesëmarrësëve  në oda, tubime, mbledhje, protesta e demosstrata ne po punojmë për çlirimin e Kosovës nga armiku serb, po ata “atdhetarë“ e penguan unitetin e diasporës . Në vend se ta bashkojnë popullin..,  ata e ndanin , përqanin duke gënjyer, shpifur, etiketuar .., atdhetarët, etj. Por kemi shumë raste kur mërgimtarët tanë për interesa personale, fitim të hollash, krijimin e pasurisë, i pengonin mërgimtarët . Trimat si ; Xhavit Haliti, Hashim Thaqi, Sabri Veseli, e shumë të tjerë ishin ata që pengonin aksionet dhe unitetin e diasporës. Ata bagabond ishin në gjendje gatishmërie të vrasin shqiptarë .., ( të  cilët mendonin ndryshe.., ose i   pengonin  aksionet..,  ti privojnë nga jeta). Por çka ndodhi pasë çlirimit të Kosovës. Po ata“atdhetarë“ , në vend se t‘ia shëronin  plagët popullit , për tua larguar mallin, mërzin  e dhembjen për  vrasjen e burrit, gruasë, nënës për dhunimin e motrës, etj, vraponin pasë  pasurisë  jo për ti  ndihmuar  popullit, për të mbijetuar dhe shëruar plagët,   ata uzurpuan tokë, vidhnin popullin, rrahnin e  maltretonin të tjerët që ishin anëtarë të partive tjera .., apo simpatizantë të Lidhjesë Demokratike të Kosovës, të cilës i printe  intelektuali, akademiku, atdhetari , gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova. Ne kur shkojmë në Kosovë disa .., njerëzit e vulnetit të mirë, na flasin dhe na thonë hapur .., aferim se ju e ndihmuat popullin e  Kosovës. Nga mërgata shqiptare filluan të dalin atdhetarë, të vërtetë të cilët sakrifikuan edhe jetën për internacionalizimin dhe senzibilizimin  e çështjes sonë kombëtare shqiptare, e ata janë të shumtë, por ne do i cekim emrat e disa dëshmorëve të kombit; intelektualin,  kompozitorin profesorin, poetin dhe gjeniun e kombit të madhin Jusuf  Gërvalla, Bardhosh Gërvalla,  Kadri Zeka, etj. Nuk do të zgjërohemi më tepër sepse përkundër të gjitha atyre sakrificave të shumta që përjetoi mërgata jonë nuk heshti dhe nuk u ndali ndihmat.  Mërgimtarët tanë  filluan të organizojnë protesta, demostrata,  shkruanin peticione. Gjatë demostratave ata i tundnin  sheshet e qyteteve në diasporë.
Edhe pasë çlirimit të Kosovës, mërgimtarët tanë filluan të kthehen në shtëpit e djegura të cilat kundërmonin erë tymi : Mërgimtarët tanë thirrjesë së UCK-ës ju përgjegjën një pjesë e madhe. Gjendja ishte shumë  e vështirë, akoma plagët e luftës kullonin gjakë, nëna kërkonte djalin.., bashkëshortja burrin, etj, ata ”atdhetarët”.., jo që nuk ua shuanin dhembjen, por me sjelljet e tyre arrogante ata krijonin plagë të reja.., pra përsëri përqarje. Tani kur ne letër dhe zyrtarishtë ekzistojnë institucionet e Repulikës së Kosovës- kur ato i kanë njohur shumë shtete, ministria e diasporës akoma  është duke fjetur..,  me qëllim përfitimi material  janë korruptuar. Ministria e diasporës heshtë dhe nuk bënë punën e sajë. Do të ishte më mirë, që ministria e diasporës ta ketë përfaqsuesin e vetë nga diaspora. Ne kemi patur e kemi  edhe sot njerëz të aftë, koka të afta  intelektuale njerëz që e njohin gjuhën gjermane, njerëz që e njophin historinë dhe çëehtjen kombëtare, njerëz që punojnë akoma në vende kyqe në diaspoë, ata për çdo ditë janë në kontaktë me palën gjermane, njerëz që e njohin ligjin. Ministri i diasporës për një udhëtim jashtë shtetit do të shpenzoj mjete materiale; (për udhëtim, ushqim, fjetje).. Po të  ishte ministri  i diasporës i zgjedhur nga diaspora  me siguri se rezulatatet do të ishin evidente. Po të ndalesh e ta shikosh punën që ka bërë ministria e mërgatës të vie të qashë. Si ministri i parë i republikës së Kosovës z. Ibrahim Makolli, ponjashtu edhe Valon Murati , ndjek të njejtën rrugë.  Ne edhe në opinionet tona kemi deklaruar se formimi i institucioneve tona, do ti kontribojë pozitivishtë çështjes sonë kombëtare., por realiteti po e dëshmon të kundërtën .  Ministri  i diasporës  Ibrahim Makolli ponjashtu edhe z. Valon Murati, shkojnë e vinë në Gjermani, Zvicërr.., pa i informuar të gjithë mërgimtarët tanë:  Tubimet me mërgimtarët tanë  janë shumë të vlefshme si për ministrinë  e diasporës, ponjashtu edhe për mërgimtarët tanë. Vizitat e tyre unë edhe më parë i kamë quajtur ”fluturuese” dhe jo mirë të organizuara,. Në ato dy apo tri takime, jo mirë të organizuara,  merrnin pjesë një numër simbolik i mërgimtarëve tanë. Shkaku i mos marrjes pjesë në ato tubime ishte; mosinformimi, moskonsultimi, dhe papërgjegjësia ndaj kryerjes së detyrës. Ministri dhe ministria e diasporës, në dokumentet protokolare- zyrtare shkruajnë; Kemi shpenzuar   këto mjete materiale; për ushqim , udhëtim e  fjetje, etj,..,  ndersa ushqimin dhe fjetjen e bëjnë tek shokët, miku, daja, tezja, motëra, etj .., Kjo a nuk është vjedhje .., Ministria jonë, do të ishte e rrugës që së paku në cdo republikë të Gjermanisë, të mbajë tubime të tilla. Ministri i diasporës, nga  Kosova vie, të enjëten apo të premten . Këtë kohë mërgimtarët tanë, janë në punë. Të shtunën shumica e mërgimtarëve  tanë punojnë. Të dielën ministri i  Kosovës deklaron ; sot nuk punohet?! Shumë familje shqiptare të cilat jetojnë në Kosovë, ndihmohen akoma edhe sot nga diaspora. Lirishte mund të   themi se diaspora SHQIPTARE, është siq thotë edhe gazetari, analisti, atdhetari, poeti dhe nacionalisti zoti Dedë Preqi. Një koshere bletësh. Papërgjegjësia, xhelozia, akuzat, shpifjet, gënjeshtërat, familjarizmi, korrupsioni, karrierizmi, si dhe shumë dukuri tjera negative e dëmtojnë ndertimin  dhe funksionimin  institucuioneve tona. Ministria e  republikës së Kosovës, deri më tani  nuk e ka dëshmuar vetën me punë. ponjashtu edhe për forcimin dhe ndertimin e Insitucioneve tona: Vizitat e ministrit të diasporës  duhet paralajmëruar më herët ; orën e mbajtjes, adresën… Prandaj ministrat e tillë nuk i shërbejnë popullit e  asë shtetit. Eshtë koha që organet kompetente të republikës së Kosovës sa më shpejtë  ta zgjedhin këtë problem. Ministria e konkretishtë .., ministri  i diasporës duhet të jetë njeriu apartiak,  cili nuk është anëtarë i asnjë partie. Deri më tani Ministria e Republikës së Kosovës, nuk ka bërë asnjë aksion kombëtarë, ajo bredhë poshtë e lartë Kosovë- Diasporë . Po kalojnë ditët, javë, muaj e ajo akoma nuk ka një planë program  kombëtarë që ta unifikojë mërgatën shqiptare dhe në  baza kombëtare.      Poashtu, edhe nga ana e qeverisë së Kosovës, vërehet një mosangazhim dhe guxim qeveritar, që të tregoj muskujt e vet politik dhe strategjik, që të sigorojë qytetarët e vet në një shkallë të tillë të mbrojtjes dhe të drejtave të veta qytetare, brenda dhe jashtë kufinjëve të saj.       
Punuar  me 30.08 2016
Weingarten Gjermani