Pse jo krejt “PËRMBYSËT”,

Nga profili i autorit në FACEBOOK + Foto

Pse jo krejt “PËRMBYSËT”,

kështu drejtpërdrejt po transmetohet fjalimi i shefit të “LIDHJES”, në manifestimin qendror kushtuar “28 Vjetorit të themelimit të LDK-së”.

Shefqet Dibrani

Në vend se të jepte dorëheqje Isa Mustafa për dëmet që ia ka shkaktuar LDK-së dhe Kosovës, ai në këtë përvjetor po flet për sukseset e LIDHJES?! Por në asnjë rast nuk flet për dështimet e tij, sepse misioni i tij është për ta shkatërruar LDK-në.

Në vend se të jepnin dorëheqje të gjitha strukturat e LDK-së për rënien kaq poshtë të LDK-së, ata pa fije turpi po mburren me dështimet e tyre dhe me humbjen ma të madhe të LDK-së.

Në vend se ta ulnin kokën mashtruesit e reformave po na shesin dokrra se si e shpëtuan Grusht-Shtetin e djeshëm, nga ATA që vet i kanë votuar e zgjedhur. Tash këta Reformatorë që e mashtruan elektoratin dhe që ia kthyen shpinën Diasporës, këta mercenar të shitur te Isa Mustafa që ishin në Zvicër për ta shkatërruar Degën e LDK-së, në vend se të turpërohen, ata mburren pse janë shndërruar në marioneta të Isa Mustafës dhe shërbimeve ma Anti-Amerikane, të cilat kontrollohen nga UDBA, përkatësisht BIA Serbe!

Në vend që elektorati ta braktiste pa hezitim, çuditërisht Ata po duartrokasin Njeriut me më damkën ma të madhe që e ka pasur Kosova.

Në vend se të dilej nga salla në mënyrë demonstrative për shantazhin që Isa Mustafa dhe lakenjtë e tij ia kanë bërë Familjes së dr. Ibrahim Rugovës dhe figurave të tjera qendrore të LDK-së, kjo masë e tubuar në sallë po duartrokasin me qeshje ironike.

Tash për tash, LDK-ja nuk duhet me u marrë me çështjen e brendshme në LVV-së, as me PDK-në, por duhet urgjentisht me u marrë me vetveten sepse kurrë ma poshtë s’ka ra LDK-ja.

LDK-në e rrëzoi përtokë “LIDHJA” e Isa Mustafës dhe e përkrahësve të tij, prandaj LDK-në mundet me e shpëtuar vetëm elektorati dhe ato struktura që nuk janë në varëshmëri të Isa Mustafës dhe klikës së tij!