Pse duhet kujdes me natyren…!

Shkruan: Arkitekt, Blerim Bajraktaraj, inxh.dipl. kryetar i Shoqatës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Ndertimit në Deçan.

Dita e sotme, me shiun e vrullshëm rrëbesh, shpërfaqi dy aspekte tejetë me rëndesi për njeriun, si shfrytëzues dhe përdorues i krejt asaj që quhet natyrë.

E para, ka të bej me sjelljen tonë njerzore ndaj ambientit që na rrethon, si mirëmbajtje, kujdes në shfrytëzim, trajtim me normë i resursëve te natyres e deri te ajo që Ne bëjm, respektivisht nuk bëjm, qe shfrytezimi i te mirave te natyres, të kthehet në demtim serioz të saj.

E dyta, është aspekt profesional që lidhet me neglizhencen dhe mos analizimin e duhur te llogaritjeve empirike shkencore dhe normave teknike të projektimit…! Rasti që me poshtë do të prezentohet, me disa foto,ka të bej, me jo seriozitetin apo thene ndryshe huqjen me dimensionime jo adekuate per projekte te ndryshme infrastrukturore, me theks te veçant te urat – nenkalimet e ujrave dhe muret mbrojtëse në terene malore. Ishte pranverë e hershme, këtë vit, dhe mu në pjesen ku fotot e mëposhtme shfaqin gjendjen katastrofale te pjeses së rrugës së asfaltuar Deçan – Bjeshkët e Nemura, kilometri 7- 8, afer Hidrocentralit, respektivisht nën Restaurant “Kalaja e Deçanit”, kur disa shoqëruesve të Mij, iu thashë, se ky përrua që vjen vrullshem nga bjeshka e Deçanit, ka ,,Fyt”, teper te ngushte per te kaluar nen rrugen e asfaltuar, qe te bjer pak metra me poshte e te bashkohet me Lumbardhin (Bistricen) e Deçanit, dhe u thashe se heret apo vone, natyra do ta tregoj ketë. Që te isha dhe me i qartë, u tregova nje histori te shume viteve me pare, qe duhet te ishin fund vitet e tetëdhjeta, eventualisht fillimi i viteve te nëntëdhjeta, kur gjate një vere, Ai përrua, nga shirat e rrëmbyeshme, brenda pak minutave, jo orëve, jo qe kishte shkatrruar uren e drunjët dhe pjese te madhe te asaj rruge te asaj kohe, porse me vete kishte sjelle dhe një shkëmb, që shume kujt i kujtohet, me permasa gati të nje shtëpie dy katëshe, e cila në sy të parë dukej e pabesueshme…! 

Pse bëra ketë shkrim, normalisht së pari si qytetar që duhet të ngre zërin e arsyes që kujdesi ndaj natyres të jetë ne nivelin ma te larte, dhe se dyti për komunitetin tonë të projektuesve te fushes se inxhinierisë, arkitektures dhe urbanizmit, se para hudhjes në leter të nje projekti, duhet ti paraprijë një studim, analizë dhe mbledhje e fakteve..! Terenet malore të bjeshkëve të Nemura, kanë konfiguracion të rrëpit, me ramje të theksuara, shumë përrocka në dukje te pare të vegjël, dijnë te dalin tejet problematikë,… shumë hapje rrugësh, ku preket formacioni natyrorë i shpatijëve, krijojn rrafshe rrëshqitëse që kombinuar me kohë të reshjeve, bëjn presione që pak mure mbrojtëse i mbajnë,…. Pastaj trajtimet jo adekuate në pjeset urbane, duke dimensionuar teper gabimisht kanalizimet atmosferike, apo duke mos iu jap aspak rendesi gjate planifikimeve, mbylljet e ujëmbledhësve natyrore, ngushtimet me ndertime të sipërfaqëve që me dhjetra e qindra vite kanë shërby si kolektor natyrore per ujra të shirave,… gjitha rezultojn me qytete te përmbytura, fshatra nën ujë, … etj. Të nderuar qytetarë, kujdesi ndaj natyres, është kujdes për jetë me të mire dhe sa ma me pak dëme, kurse Ju te nderuar kolegë, që merrni në dorë hartimin e projektëve që kanë impakt për rrethin dhe shoqërin, ti trajtoni me sa ma shumë vëmendje dhe profesionalizem, se vetem kjo është garanca që neser të kemi vepra inxhinierike që do na bëjn krenarë dhe mbi te gjitha jetë me të sigurt e produktive…!