PROTESTAT E OPOZITËS NË SHQIPËRI TË MOTIVUARA MORALISHT, DEMOKRATIKISHT DHE KOMBËTARISHT

              PROTESTAT E OPOZITËS NË SHQIPËRI TË MOTIVUARA  MORALISHT, DEMOKRATIKISHT DHE KOMBËTARISHT

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët sot janë në përballje shume të vështirë me mafien e pushtetit të krimit, korrupsionit, vjedhjes e  drogës  dhe me mafien politike e juridike të antiligjit dhe antishteti të cilat e kanë dëmtuar rëndë shoqërinë dhe rrënuar po shumë rëndë edhe shtetin, edhe demokracinë sa që mund të thuhet se shteti dhe demokracia janë paralizuar nga keqfunksionimi i tyre.

Gjëndja në Shqipëri nuk është aspak normale. Nuk ka vetëm krizë politike por ka krizë gjithinstitucionale. Kjo gjëndje e ka futur Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm dhe që i bën dëm jashtzakonisht të madh edhe Kosovës.Kosova asnjëherë nuk e pati, në momentet më të duhura, kurrë nuk pati në krah një Shqipëri stabile dhe të fortë politikisht,por pothuajse gjithmonë të dobët dhe problematike, konfliktuale , të  paqëndrueshme politikisht dhe të trazuar.

Shkaktari kryesor i kësaj gjëndjeje edhe të sotme janë korrupsioni, krimi, dhe mafia e krimit te  drogës të cilat zgjedhin politikanët, pushtetarët dhe administatën qeverisjes qëndrore dhe ato të pushteit lokal, Bashkitë.

Krimi i drogës ka hyrë thellë në shoqëri dhe e ka ndotur atë. Prandaj qeveria të lërë aventurat, retorikat, alibirat dhe intrigat, dhe të pranojë dorëheqjen dhe Shqipëria të kalojë me një qeverisje  tranzitore për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, ku të garojnë e të vijnë në parlament njerëz të pastër, kombëtarë, të aftë, patriotë e të përgjegjshëm.Patjetër duhen zgjedhje të reja ku kandidatët të kalojnë në sitën e dekriminalizimit dhe të VETTING-ut.

Aktualisht pushteti i sotëm me dështimin e madh të tij si në mënyrën e ardhjes ne pushtet me blerje votash, si dhe me dështimin korruptiv qeverisës, dhe me injorimin që i bëhet atij prej protestave të opozitës dhe popullit opozitar, ky pushtet  de fakto nuk ka legjitimitet, dhe si i tillë as nuk mund të  paramendohet që ky pushtet të organizojë zgjedhjet me standarde dhe te ndershme, ato  vendore të 30 Qershorit 2019.

Protesta në Shqipëri nuk është protestë vetëm e opozitës politike të drejtuar nga Basha, por është protestë gjithkombëtare kundër Qeverisë  Rama dhe kundër “Rilindjes” të së keqes

Protestat e shqiptarëve në Shqipëri po i shërbejnë emancipimit të shoqërisë shqiptare për lirinë, për demokracinë dhe për mposhtjen e tradhëtisë ,padrejtësisë dhe korrupsionit të politikës, të pushtetit e të drejtësisë prej të cilave shqiptarët kanë  vite e vite që vuajnë e pësojnë prej tyre.

Protestat e sotme të shqiptarëve janë kundër klanit të hajdutëve të  asaj të emëruar nga Rama dhe të  quajtur prej tij “Rilindje”. Protestohet kundër kryeministrit dhe kundër kësaj farë “Rilindjeje” të dalë boje si mashtruese e madhe, si një klan që asgjësoi politikisht së pari Partinë Socialiste, dhe që me pushtetin që siguroi nga Partia Socialiste, ajo pastaj kapi shtetin dhe tërë pushtetin.

Fiolozofia mashtruese politike e Rilindjes “ përtej të Majtës dhe përtej të Djathtës” paska qenë një “e vërtetë” e madhe sepse politika qeverisëse e Rilindjes nuk ka asgjë, as nga E Majta dhe as nga E Djathta, pasi si filozofi e praktikë Rilindja paska qenë dhe ka hyrë tashmë në histori  si filozofi e praktikë qeverisëse krimi, droge, vjedhjeje e grabitjeje.

Këto protesta i shërbejnë guximit, zgjimit dhe ndërgjegjsimit për të mos duruar të padurueshmen, për të mos lejuar të palejueshmen,për të mos e pranuar si normale anormalen, për të mos pranuar si moral amoralen, për të mos pranuar autokracinë si demokraci; për të mos pranuar tradhëtinë si patriotizëm, dhe për t’I mos pranuar si virtyte,  as veset e  hajdutërisë, krimit e as të korrupsionit që e karakterizojnë këtë pushtet, këtë qeverisje dhe këtë të keqe të madhe që e sundon sot shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Këto protesta janë sot  përballja e protestuesve  me të ligat, tradhëtitë, pabesitë, me krimin, me vjedhjet, ma antiligjin, me antishtetin që ka kapur gjithcka dhe shtetin.

Populli nuk prêt e nuk duron më me vite sepse sot koha ecën shpejt , shumë shpejt.

Sot Rilindja dhe Rama  janë bartësit dhe shkaktarët  që e kanë cuar demokracinë, shoqërinë dhe Shqipërinë në falimentim dhe buzë greminës.Detyrimisht, ata minimalisht dhe urgjentisht duhen dëbuar nga pushteti, dhe prandaj kundër tyre me të drejtë protestohet.

Politika e pushteti i  krimit, hajnisë e korrupsionit është gjithmonë prapa dhe pengesë e bllokim i zhvillimit dhe progresit dhe kërkon që ta ruajë statukuonë, ta mbajë popullin me kujtimet dhe ta justifikojë varfërinë, eksodin, papërgjegjshmërinë, rrokopujën, prapambetjen, mosintegrimin, moszhvillimin, krimin, hajdutërinë dhe korrupsionin e tij duke u justifikuar, krahasuar  me të kaluarën dhe duke  akuzuar  paraardhësit dhe të shkuarën.

Por realisht sot, realiteti i këtij pushteti dhe i kësaj keqqeverisje ka lëvizuar e rrëzhqitur madje së prapthi,pasi vetëm sa ka përkeqsuar shumë më keq akoma edhe krahasuar me të mëparshmen  me pasigurinë, padrejtësinë, krimin, korrupsionin,varfërinë,papunësinë, me eksodin dhe sidomos me vjedhjet e hajninë.

Protestat e opozites dhe të  shumicës së  popullit opozitar në  Shqipëri janë  të  justifikuara e të  motivuara politikisht, demokratikisht, moralisht dhe kombëtarisht.

Është kulmi i poshtërsisë dhe i amoralitetit që bën qeverisja dhe pushteti i sotem që me paratë e vjedhura, me paranë publike të vjedhur, me paranë e korrupsionit, të hajdutërisë dhe të drogës të shfrytëzosh e të manipulosh me varfërinë e njerëzve për t’ua blerë atyre votën, për ta marrë pushtetin; dhe me pushtetin ta sundosh e ta shfrytëzosh shtetin dhe popullin.

Ky është kulmi i amoralitetit të pushtetit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohet dhe as të lejohet që të qeverisë më.

Edi Rama, rilindasit dhe qeverisja e tij  janë bërë simboli i   të keqes. Atyre tashmë u  është çjerrur e grisur  çdo lloj maske: maska e idealit, e moralit, e përkushtimit, e patriotizmit dhe  e çdo finese djallëzore.

Askush më nuk ka asnjë fije besimi te Kryeministri. Autoriteti dhe pushteti atij tashmë i kanë rënë për tokë . Ai për çdo ditë vetëm sa  izolohet. Pushtetin e tij  dhe kokëfortësinë egoiste të tij, tashmë i ka kapur paniku dhe frika prej  ndëshkimit të madh.

Ky pushtet injorant, i varfër politikisht  i cili tallet me të tjerët; ky pushtet  injorant i cili nënçmon votuesit dhe protestuesit, ky shpirtlig i varfër shpirtërisht, i varfër politikisht dhe shumë i varfër e i pa ndjeshëm shoqërisht e kombëtarisht, populli do ta ndëshkojë ashpër dhe do ta dëbojë nga pushteti.

Në  krye të  potestës gjithkombëtare  është   lideri demokrat Lulzim Basha përballë  kryetarit të  qeverisë , “kryerilindasit” të  qeverisë   dështake Edi Rama.

Kjo protestë  gjithëkombnëtare është  provokuar dhe nxitur nga realiteti zhgënjyes e përvuajtës, nga gjëndja e rëndë , nga kriza e thellë  institucionale dhe gjithë  dimensionale që  ka përfshirë  Shqipërinë; krizë  e cila ka për autorë  kryeministrin, keqpushtetin dhe keqqeverisjen e tij; krizë që ka prodhuar vetem  krim, korrupsion, papërgjegjshmëri  politike e kombëtare, tradhëtinë,mashtrime, gënjeshtra, ku si pasojë  e këtij dështimi të  thellë, shqiptarët vuajnë  varfërie,padrejtësie, pasigurie, papunësie dhe mbi 400 mijë  shqiptarë  kryesisht të  rinj dhe intelektualë  për këto 5-6 vite të  këtij pushteti antihuman dhe antisocial marrin rrugët e eksodit dhe janë  larguar nga Shqipëria.

Pra, në  këtë  protestë dhe me kryeopozitarin Lulzim Basha  është  pothuajse i gjithë  kombi shqiptar.

Kombi e ka ftuar atë që të vihet në krye dhe të prijë për lirinë, për demokracinë, për ligjin, për këputjen e prangave të krimit e të korrupsionit,për votën e lirë, për integrimin dhe dinjitetin kombëtar, për kthimin e besimit dhe të shpresës.

Kjo sepse së pari në këtë protestë  janë  edhe mbi  400 mijë  viktima të  eksodit imponues të  këtij pushteti; janë  ata qindra e mijra biznese të  mbyllura e të  falimentuara; janë  ata mijra të  papunë, të  pa ndihmë  sociale.

Në këtë protestë  janë minatoret e naftetaret, jane  të  gjithë  fermerët e falimentuar shqiptar; janë  ato familje të  cilat nuk kanë  mundësi që  të  paguajnë  as ujin, as dritat dhe as gjobat e ketij pushteti gjobvënës; janë ata që  mezi sigurojnë  mbijetesën.

Në  mbështetje të  kësaj proteste janë  edhe bashkëkombasit shqiptarë  të  diasporës kudo në botë; janë shqiptarët e Kosovës të cilit ky kryeministër i gjobit pse kalojnë në “Rrugën e Kombit”, dhe ata janë me këtë protestë edhe për faktin  e  papërgjegjshmërisë  së  këtij kryeministri të  Shqipërisë  prej të cilit rrezikohet edhe ndarja e Kosovës.

Kundër këtij kryeministri dhe të ekipit të tij të rilindasve madje janë edhe socialistët e përjashtuar dhe të dëbuar nga Partia Socialiste, nga pushteti dhe politika.

Ky kryeministër ndoshta është  dhe kryeministri më  i  kontestuar , më  i diskredituar dhe më  i dëmshmi kombëtarisht në  historinë  shtetërore të  Shtetit Shqiptar. Pasqyra e këtij kryeministri  është  mënyra se si ai keqqeverisi.

Ky tashmë  ka hyrë  në  histori sepse e kreu misionin e tij.

Ai do të  mbahet mend për bëmat e tij si:  kryeministri i cili promovoi në  politikë,  në  qeverisje dhe në  administratë  individë  injorantë; individë  të  papërgjegjshëm dhe me rekorde kiriminale, korruptive e trafikimi droge. Ky kryeministër , “bërthama strategjike “ e tij dhe “ekipi i rilindasve” të tij  në  politikë  e pushtet do të  mbahen mend si ndërtuesit e Republikës së  “Kanabistanit”. Do mbahet mend si kryeministri fenomenal për kriza: si qeverisje hajdute e pashëmbullt kudo ku buronte paraja publike; në taksa,tatime e dogana, në  investimet publike dhe sidomos  për  të  famshmet Partneritetet  Publik   Privat,  që  në  fakt ishte një  ndërmarrje partneriteti Kriminal Vjedhjeje e Plackitjeje të  Parasë  Publike, krahas asaj të  vjedhjes e të  shitblerjeve të  votave të  shqiptarëve  dhe të  mandatit të  deputetëve. Do të  mbahet mend si qeverisje e kryeminstrit të batutave tallëse bajate, me fjalor të  ndotur e të  ulët si në  qverisje, në  parlament, nëpër media dhe para publikut.

Përballë  këtij pushteti dështak, të  lig, të  papëgjegjshëm, të  paturp,mjeran, antipublik dhe antikombëtar sot proteston me të  drejtë  i gjithë  kombi shqitar i cili kërkon largimin e këtij pushteti i cili është  bërë  i neveritshëm, i urryer e i padurueshëm për më  tej .

Ky pushtet do të  shënohet në  histori si politika e pushteti i alternativës të  së  keqes, përballë  së  cilës sot proteston alternativa Basha, antiteza kundraRama,  si një  sfidant jo vetëm potencialisht politik superior, por edhe si sfidant qytetaresk ,familjar dhe kombëtar që ka vizionin dhe përkushtimin  për t’i kthyer shqiptarëve moralin, dinjitetin, shpresën, shtetin, drejtësinë dhe krenarinë kombëtare  të  nëpërkëmbura nga ky pushtet turpi e fatkeqësie kombëtare, dhe  nga ky pushtet rrënimtar i demokracisë , imazhit kombëtar dhe i shtetit shqiptar. Rama e di shumë mirë se ka dështuar  në politikë e qeverisje, ai ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme sepse pa atë kryeministër ai nuk mundet më të manipulojë dhe as ta blejë votën e pushtetin.

Ai është në ankth se nuk mund të bëjë pa pushtetin. Imagjinata e tij i është shterruar dhe nuk mundet më të prodhojë mashtrime e gënjeshtra pasi i ka konsumuar të gjitha ato,  si dhe i janë ekspozuar të gjitha mundësitë dhe marifetet e vjedhjeve të votave, të pushtetit por edhe të parasë publike atij dhe rilindasve të tij.

Rama e ka frikë Bashën, sepse Basha është i  lirë dhe i pa shtrënguar nga ato të cilat  është  kapur, dështuar  dhe i shtrënguar Rama.Rama ka frikë Bashën sepse me Bashën sot ne krye te protestave është gjith populli protestues.

Pra ky kryeministër është keqbërës kombëtar.

Ai duhet  të mendohet mirë dhe thellë se ku po e con Shqipërinë kokëfortësia dhe papërgjegjshmëria  e tij.

A e mendon ai se çfarë do të thotë, dhe çfarë do të ndodhë  nëse qeveria, kjo qeverisje e dërgon Shqipërinë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pa opozitën?! Kjo do të thotë dështim i demokracisë; do të thotë përçarje e ndarje e thellë konfliktuale jo vetëm politike por edhe kombëtare; do të thotë papërgjegjshmëri e rëndë jo vetëm politike po edhe për imazh negativ për Shqipërinë dhe per shqiptarët në dukje sikur  nuk pranojnë demokracinë dhe si  të paftë për të ngritur shtetin demokratik e ligjor, dhe  krejtësisht këto janë “merita” që do t’i hipotekoheshin dhe  faturoheshin autorësisë së këtij pushteti .