PROJEKTI I TË a.q. „SHQIPËRI E MADHE“ ËSHTË NË TË VËRTETË, PROJEKT SERBOMADHË, de facto „SERBI E MADHE“!

Shkruan: Musli Shabani
si shkasje,
 
PROJEKTI I TË a.q. „SHQIPËRI E MADHE“ ËSHTË NË TË VËRTETË, PROJEKT SERBOMADHË, de facto „SERBI E MADHE“!
Këtu e mbi 1000 vjet më parë, apetitet serbe për pushtimin e tokave të huaja, sidomos atyre shqipëtare, që prej dyndjeve sllave të para 1300-1400 * viteve e deri në ditët e sotit, nuk pushojnë fare, por vetëm nuancat ia përshtatin situatës dhe aktualitetit „ndërkombëtar“ sipas masës dhe pazarit që e ha kurdohera „i dobëti“ pa përkrahje( në këtë rast, shqipëtarët, e pakrah nga bota, veç  Amerikës dhe disa popujve europian, sidomos atijë gjerman)!
Shih historinë më të re shqipëtare (e ballkanike) të këtyre 100 viteve të fundit se në çfarë derexhesh dhe katrahurash kan kaluar shqipëtarët (tanimë) të të dyja shteteve, Shqipëri e Kosovë nga serbo-grekët gllabrues të tokave stërgjyshore iliro-shqipëtare!
Tronditja më e fortë për Serbinë, ishte 17.2.2008, kur shtetet më të fuqishme të botës, në krye me superfuqinë botërore SHBA njohën shpalljen e shtetit të dytë shqipëtar (Kosovën)
dhe si mllefin e inatin politik të tyre mu si kanzer i pashërueshëm humbën logjikën e çdo shpreseje për ëndrrën e tyre mbi „Kosovën Serbe“ ia mësyn shfrenimit dhe kallën e dogjën jo vetëm ambasadat perendimore por ca aksidentalisht rrezikuan edhe jetën në zjarrin e mllefit antishqiptar dhe anticivilizues europian e botëror ku po aderon të hyjë sot Serbia, në UE dhe diku tjetër gjoja „me renome“ në botë a gjetkë “në Rusinë e Putinit“! Ndoshta, në futboll, hendboll e basketboll po, ama në civilizimin politik kurr  jo!
*… prej shumë historianëve europian me renome, japim vetëm  shkrimin e historianit W. Temperly, i cili për dyndjet sllave në ballkan (dmth. në tokat e lashta ilire), tej shkruan më sa vijon:
... „Sllavët nuk erdhën si një ushtri invadive që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund t‘i qëndronte! Ishte një gjë e lehtë të çfarosje individ ose grupe  të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aqë i madhë sa zinte vendin e vetive luftarake“!

Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrënonin,e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin të vendosur. Kështu në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 veta, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaqkitën e grabitën për 4 vite rrjesht! Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe, por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto epizode tragjike të invadimeve sllave në Ilirikë arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tijë“…
Dhe duhet thënë se projekti i të a.q. „Shqipëri e Madhe“ (e jo „shqipëri etnike“), në të vërtetë paraqet projektin dhe planinSerbi e Madhe“?! Si dhe në çfarë mënyre? Thjeshtë përmes „pazarit dakordues“, ala: „ Marëveshtjes(kornizë) gjithëpërfshirëse megallomane“, sigurisht „garantuese“ nga jashtë e brenda, si fund-fillimi i ndarjes (coptimit) të Kosovës 25% territor-veriu i Kosovës, ndoshta diç edhe nga verilindja, dhe 75% territor mbetje Kosovës, si shtojcë, diç më pak se 10% territor nga LP(Kosovës Lindore) komunë të Preshevës me 7-8  fshatra të Karadakut(fsh.: Lezbali, Ilincë, Magjere, Rohovicë,Kurbali, Bukurocë e Keqe, Gare, Buhiq,Depcë, Sefer e Kurbali, kurse nga komuna e Bujanocit: ev. fsh.: Tërrnoc i Vogël, Vërban, Konqul e Dobrosin, me jo ma shumë se 16.000 banor të gjithësejtëshëm, të i përkasin këtij të a.q. „Anschluss-it shqipëtar“ të Kosovës, alias: fundi: „bashkangjitje me Shqipërinë“, dhe ja kështu përfundon projekti serb antishqipëtar mbi „shqipërinë e madhe“ për 100 vjetët e ardhëshme, de facto dhe de jure i Serbisë së Madhe(!) shtuar këtu pra, „Anschluss-in serb“, prerjen nga Kosova dhe bashkangjitjjen, Serbisë, komplet veriun e Kosovës me gjithë 4 komunat dhe fshatrat gravituese të tyre: Mitrovicë „Veriore“; Zubin Potok; Zveçan dhe Leposaviq! Dmth. ca. 25% territor i Kosovës shtetërore!
Serbia dhe pushtetarët e sajë tjetër ambicje nuk kan dhe nuk pranojnë opcionin 1me1!
E vetmja mënyrë dhe si modus vivendi i pranueshëm do të paraqiste rasti, nëse përcaktimi shkon në drejtim të këmbim territoresh dhe popullatje paqësisht, në vija demarkative natyrore dhe me referendum plebishitar të banorve të këtyre „rrypeve terrotoriale“ të secilit fshat me 2/3 e rezultatit pozitiv për „pro“, pa hyrë fare në lojë resurset e „Trepçës“ dhe Ujmanit në këtë projekt-marëveshtje, duke përfshi këtu patjetër edhe garancionin ndërkombëtar nga UE/ SHBA, dmth. anën finansiare dhe atë të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik me një mini Plan-Mareshall
me kohëzgjatje 10 vjeçare integrueso-rekonstituitive të këtyre rripeve territorialo-popullative, pa çelës nacional, kuptohet. Por gjithësesi: matematikisht: 1m2 me 1m2. Kësaj logjike, dmth. nëse i shtohet territor Serbisë 1m2 poaqë duhet edhe Kosovës. Përjashtim këtu bënë  popullata, e cila mund të varioj varësisht nga njësitë(fshatrat dhe lokalitetet banuese) që marin pjesë në referendum.
Sakaqë, edhe po të shkohej kështu, nuk pi ujë e gjithë puna, mu nga aspekti ndërkombëtar sepse thehen principet bazë të mosndryshimit të kufinjëve shtetërisht të përcaktuar dhe të garantuar edhe me Marëveshtjen(aktin) përfundimtar të Helsinkut(1975) më vonë OSBE(1994) lidhur me sigurinë, bashkëpunimin dhe mbrojtjen e kufinjëve ekzistues të mbarë Europës.
E kundërta e kësajë paraqet qorbë e idhët për  Kosovën dhe shqipëtarët, tortë e ëmbël për Serbinë dhe serbët!
Dhe kush e ha këtë qorbë do të shpallet “paqësor me çmimin Nobel“ dhe jo më shumë,
por pasojat negative dhe denigruese për shqipëtarët si komb do të mbesin qindra vite jo vetëm vajtuese të historisë së zymt mbi gjeneratat e ardhëshme sa as farë ideali e idealizimi mbi Europën e Bashkuar(UE) po t‘na pranonin edhe me status(pozite) si komb më i privilegjuar i këtij bashkimi nuk do të mbulonte dëmin kombëtaro-territorial të Kosovës si shtet i pavarur europian.
Aspiratat dhe apetitet serbe kurdohera  janë në variantin e modusit të dëmtimit të Kosovës dhe shqipëtarëve, dhe kuptohet, përfitimet për vehten e tyre, e assesi nuk përkojnë e aderojnë mirëfilli me atë të vetëshpallurën e tyre tanimë të njohur si: „teritorialno razgranićenje, kao kompromisno rešenje“ me vulë barazie,dhe me pajtim të të dyja palëve si të knaqura, por gjithënjë me motiv inferioriteti për Kosovën e superioriteti për  serbët dhe Serbinë, fundja!…
Më e mira e gjitha t‘mirave, është se nuk ka kohë as populli shqipëtar e as ai serb për pazarllëqe territoresh e popullatash, por për zhvillim eko-social të gjithëmbarshëm rajonal e më gjërë bashkë me një sofër me sivëllëzrit tjerë europian të 28 shteteve në UE sa më parë që është e mundur dhe me këtë duhet flakë secili ndasitë e pakuptimta të Ballkanit Perendimor, duke pritur ftesën për integrim të shpejtë e jo duke paraqitur plane, projekte e kërkesa të përsëritura me vijëzim synimi, një hap para e dy pas!
Kjo retrogradë sotiste shpie  në ndasi e armiqësi edhe më të mëdha se ato ekzistueset
artificialisht të ngritura, thuase se popujt e dy shteteve nuk i presin n‘derë edhe 101 detyra tjera me rëndësi jetike për ta dhe na paska  ngelur si e fundit „ndarja në vija etnike“!…
 
Të këtyre ideve retrograde, nuk e besoi të jenë as europianët a as amerikanët, por si edhe deri tani do të ndjekin rrugën dhe politikën e bashkimeve(në UE e gjetkë) e jo të ndarjeve(në vija territoriale) e ndasive (në baza nacionale), kujtoi..