Presidenti Uzbek Karimov u shtrua në spital

Presidenti Uzbek Islam Karimov u shtrua në spital të dielën, njoftoi Qeveria por pa  nuk specifikuar arsyet. I moshës 78 vjeçare, Karimov ishte lider lokal i Partisë Komuniste dhe pas shpërbërjes së BRSS është në pushtet që nga viti 1989.

Ai kryeson ish republikën sovjetiketë Azisë Qendrore që nga pavarësia e saj në vitin 1991. Ai u rizgjodh vitin e kaluar për pesë vjet, me 90.4% të votave. Me 32 milionë banorë, Uzbekistani është më i populluari nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.