POPULL, MOS I VOTONI MASHTRUESIT !

POPULL, MOS I VOTONI MASHTRUESIT !

*Atje po lehin qent sert per t´iu trembur

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Filloi fushata parazgjedhore edhe pse nuk eshte hapur zyrtarisht në Republikën e Kosovës për të kapur pushtetin. Shumë sosh, që nga i pari i shtetit,te ish kuvendit,te Qeverise dhe deri te krye banditet e bandave poolitike të vendit janë me skandale, hajna dhe me afera korruptive. Këta nuk janë asgjë tjetër, veçse KLONIMI I HAJNISË që u pasuruan për tri-katër vjet, që lirisht mund të krahasohen me sheikët e Arabisë, duke vjedhur pasurinë e Kosovës dhe djersën e taksapaguesve. Disa prej tyre, të mësuar tashmë në hajni, kanë filluar të rikandidojnë, sepse ua ka lënë ëmbël zanati i vjedhjes. Këta hajdutë kanë blerë shtetin, dhe sistemin gjyqësor për t´i pasur duart e lira për vjedhje pa i trazuar askush, sepse ia kanë mbushur xhepin me para deri në grykë. Kanë lëshuar rrjetin e tyre në çdo dikaster tamam si rrjeti i merimangës dhe e kanë shtrirë në çdo cep të Kosovës si vaji në lakra.

 

Janë bërë profesionistë për të mashtruar

Kanë formuar grupe bandash të kanaleve të nëntokës që kanë bërë ZAP çdo gjë me mafio- oligarkët, duke blerë votues, duke mashtruar kanë gënjyer, mashtruar dhe më së keq, në fund kanë tradhtuar elektoratin, shtetin dhe kombin. Këta matrapazë të pafytyrë, hajna, pastaj janë pasuruar për shumë breza dhe popullin e kanë lënë në fukarallëkun e skajshëm deri ku ka prekur mish e asht. Janë lidhur me banda mafi-oligarkësh të bandave serbe, duke sjellë mallra me afate të skaduara, me simptoma kancerogjene, duke rrezikuar jetën e qytetarëve deri në vdekje dhe vetë bënin jetën më luksoze, tamam si sheikët e Dubait. Bënin dyzen ahengu dhe sallamadi,ndërkaq populli nuk kishte bukë dhe kripë, nuk kishin para as për ilaçe. Kanë marrë përvojë dhe janë bërë PROFISIONISTË PËR TË MASHTRUAR DHE PËR TË VJEDHUR, që ia mbushin mendjen njerëzve thuajse kjo është e vërtetë. Mirëpo, rrenat, mashtrimet e tyre populli i hetoi dhe dolën sheshit vjedhjet duke u bërë të kamur dhe duke i trashur xhepat që vidhnin para me thasë dhe tepricën e tyre e dërgonin nëpër bankat e huaja. Edhe një gjë duhet pasur shumë kujdes, disa hajna, matrapazë, dilenxhinj, dallaveraxhi, që kanë kërcyer si korbi shëtitës degë në degë.

Vendosin mafiozët e nëntokës

 

 

Këta hajna jo vetëm që kanë tradhtuar elektoratin,por këta janë në gjendje të tradhtojnë kombin, bile edhe gruan e shtratit ta japin pa fije turpi, vetëm e vetëm për kolltukun e butë për të ardhur deri te hajnia,që nuk ka kurrfarë dyshimi se jemi dëshmitarë të kohës që janë treguar hapur. Këta mashtrues,rrenacakë dhe hajna, edhe një gjë e përdorin para syve të popullit,por hilja e tyre është nën hije, që te mos hetohen. Në tubimet e tyre marrin militantët prej një qyteti në qytetin tjetër për t´u hedhur hi syve të popullit kinse: “Qenkan mbledhur shumë…”. Kanë lëshuar zagarët e tyre derë në derë për të blerë votat, për të mashtruar vetëm e vetëm për të realizuar qëllimet e tyre personale, duke i vënë ata mbi interesat kombëtare. Pra, në lista ka shume njerëz hajna, matrapazë, kusarë, vagabondë, bile edhe RAHMETLI, kinse edhe ata kanë votuar. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, përpos në vendin tonë që quhet KOSOVË. U ka dalë boja krrokatjeve të tyre se ne do fitojmë këtu e atje, ne do të ju punësojmë të paktën nga një për shtëpi, do të bëhemi si Zvicra, liberalizimin e vizave e lloj-lloj rrenave të tyre që mezi se t´i besojnë kafshët e lërë më njerëzit. Por, këta vazhdojnë me të vjetrën duke bërë çmos për të fituar, për të marrë pushtetin, duke vjedhur vota, duke keqpërdorur votën e qytetarëve, duke tradhtuar, sepse në FUND NUK PO VENDOS ASPAK VOTA E QYTETARËVE, POR PO VENDOSIN MAFIOZËT E KANALEVE TË NËNTOKËS KRIMINALE… Pra, duhet pasur shumë kujdes që të mos votohen mashtruesit,rrenacakët hajnat se me votën tuaj do të vendosni fatin tuaj në vitet e ardhshme, sepse po synojnë sërish hajnat, matrapazët dhe rrenacakët. Të votohen të merituarit dhe jo hajnat dhe banditët që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur, nuk kishin mjaft bukë e kripë në sofër dhe brenda këtyre tri-katër viteve u bënë më të kamur e më barkmëdhenj sesa kuajt e Nilit që nuk i rrethakon as rripi XXXL dhe marrin rripa të shpinës që i lidhin qetë e Banatës… Ka shumë nga këta me afera,skandale dhe me ndjekje penale. Ju me dorën tuaj do të zgjidhni fatin Tuaj. Secili duhet t´ia vërë gishtin kokës… Për këto që shkruaj e flas mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

*Artikujt në këtë rubrikë nuk shprehin domosdoshmerisht pikëpamjet e redaksisë.