POLITIKANË TË TIRANËS, MJAFT MË ME ANTIKOSOVARIZËM (PJ.2)

POLITIKANË TË TIRANËS, MJAFT MË ME ANTIKOSOVARIZËM (PJ.2)

Nga Skënder Sadri KAPITI

Duhet të kini shumë kujdes  Ju politikanët e Kosovës, se problemi kombëtar i shtetit kosovar, konsolidimi juridik, demokratik, i pavarësisë  dhe  i njohjeve, si  dhe i antarësimit në OKB, NATO dhe i integrimit në BE nuk zgjidhen nga politika e Tiranës dhe as nga një person i vetëm i politikës e pushtetit në Kosovë, qoftë ai edhe Kryeministër apo President i Kosovës.

Duhet që gjithnjë të veproni në kordinim me SHBA-të, prej të cilave u detyruan shtetet më fuqishme të Europës, pikërisht ato të cilat kishin bërë para një shekulli masakrën më të rëndë , atë të coptimit të trojeve shqiptare, prej SHBA-ve ato u detyruan që të mblidhen në Rambuje për Çëshjen e Kosovës, pra për Çështjen shqiptare ,dhe ku për herë të parë në një Konferencë Ndërkombëtare për shqiptarët kishte edhe përfaqësues të shqiptarëve. Edhe Bashkimi Kombëtar do të bëhet  vetëm me ndihmën e SHBA-ve, të cilat janë lobuesit kryesorë dhe promovuesit e aleati besnik i Çështjes shqiptare.

Kujtoni delagacionin gjithpërfshirës të Kosovës në Rambuje. Duhet një model i tillë përfaqësimi edhe për Marrëveshjen Kosovë –Serbi.

Mos veproni si politika e Shqipërisë e cila kurrë nuk pati as vizion, dhe as strategji , dhe as platformë kombëtare.

Politia e Tiranës kurrë nuk pati përkushtimin dhe përgjegjshmërinë kombëtare , por vetëm interesin e ngushtë personal, dhe mos merrni as modelin dhe as këshillat e saj se nuk keni se çfarë të mësoni prej saj.

Tirana, politika e saj nuk është e besueshme, sepse për interesa pushteti politik e sundimi ajo  i ka kërkuar edhe ndihmë  Serbisë  e Pashiqit  si ish mbreti Zog ku në këmbin të asaj ndihme edhe i dhuroi troje asaj; dhe më vonë edhe Partia Komuniste Shqiptare e cila e sundoi Shqipërinë për 50 vite u themelua me ndihmën e emisarëve jugosllavë të cilët kishin synimin për ta gllabëruar  Shqipërinë nën maskën e bashkim-vëllazërimit. Por edhe sot Tirana , politika e saj për interesa pushteti edhe i dhuron Greqisë truall për varrezat e ushtarëve pushtues grek, por edhe më keq akoma bën marrëveshje në dëm të territoreve shqiptare duke legjitimuar zgjerimin e sovranitetit të shtetit grek mbi hapësirën detare të Shqipërisë. Prandaj nuk duhet lejuar që politika e Tiranës që të ndërhyjë në çështje të marrëdhenieve dhe të demarkacionit të kufiririt Kosovë -Serbi dhe as të pyetet  e as të vendosë Tirana se si , kur dhe qysh  të bëhet pajtimi shqiptaro-serb, sepse  viktimë e krimeve, pastrimit etnik dhe të genocidit serb janë Kosova dhe shqiptarët e Kosovës , dhe për këte vendos politika dhe populli i Kosovës, i shtetit të Pavarur të Kosovës i cili ka institucionet  dhe kushtetutën e vet.

Nuk rezulton që Shteti Amë, Shqipëria, që  të ketë pasur ndonjëherë as edhe ndonjë fond të posçëm qoftë edhe sekret për mbrojtjen  e interesave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës por as për ata të Çamërisë,Malit të Zi dhe të Maqedonisë dhe as për lobim për njohjet ndërkombëtare dhe integrimin e Kosovës dhe as për ata të Luginës së Preshevës.  

Për Tiranën, për politiken  e saj, Kosova gjithnjë është përdorur e përmendur prej tyre vetëm si retorikë për përfitime personale pushteti.

Kosova duhet të konsultohet së pari me SHBA për probleme të rëndësishme dhe jetike të saj, kjo pasi faktori vendimtar i Çlirimit , Pavarësisë dhe Formimit  të shtetit kosovar janë SHBA-të, aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve.

Në këtë aspekt të mirënjohjes, respektit dhe të besnikërisë ndaj SHBA-ve politika e Prishtinës është për t’u përshëndetur.

Ndërsa,  Shqipëria edhe sot dhe gjatë këtij tranzicioni nuk tregon dhe nuk bind se është besnike serioze ndaj SHBA-ve, dhe meqenëse nuk është besnike ndaj tyre ajo nuk mund të jetë as politikë e mirëfilltë kombëtare dhe as se i ntereson asaj  Kosova dhe Bashkimi Kombëtar.

 Këtë politika e Tiranës në aleancë dhe në marrëveshje të fshehtë pozitë-opozitë e tregoi antiamerikanizmi dhe antikombëtarizmi i saj që me refuzimin e propozimit të SHBA-ve për demontimin e armëve kimike të Sirisë, duke humbur kështu një rast të jashtëzakonshmën dhe shumë të madh për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Së dyti është   kundërshtimi dhe rezistetnca që e gjithë politika e Tiranës  bëri kundër Reformës në drejtësi , kundër miratimit të VETTING-ut.  Pra, të dy këto qëndrime antiamerikane dhe antikombëtare të politikës së Tiranës janë në sinkron me atë se çfarë dëshirojnë dhe synojnë armiqt e shqiptarëve :  serbët, grekët dhe rusët dhe që është si përpjekje strategjike e tyre për të prishur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe dështimin e ndërtimit të një shteti modern demokratiko ligjor, mosefikasiteti i luftës kunder krimit dhe korrupsionit në mënyrë që Shqipërisë t’i pamundësohet integrimi i saj për në BE.  Prandaj dhe as nuk është bindëse politika e Tiranës për besnikëri dhe për sinqeritet as me Kosovën, për të cilën SHBA ka bërë gjithë atë investim të jashtëzakonshëm diplomatik, politik, demokratik dhe ushtarak që çoi deri në lirinë, pavarësinë dhe formimin e shtetit shqiptar të Kosovës.

Politikanët shqiptarë mos të mendojnë se Vuçiç i Serbisë sot vepron në kokën e tij, pasi prapa tij qëndron platforma serbomadhe antishqiptare të cilën e hartojnë Akademia e Shkencave serbe dhe Kisha Shoviniste Ortodokse e Serbisë si dhe mbrohet e kontrollohet zbatimi i saj nga strukturat e UDB-së dhe të sigurimit serb.

Pra, politika e Beogradit ka mësim, llogaridhënie dhe monitorim të trefishtë, këtë duhet ta dinë politikanët shqiptarë  dhe se prandaj shqiptarët si popull i kanë fituar luftrat kundër serbëve por jo betejat në tavolinë, në politikë dhe në diplomaci ku përgjegjësinë për to e mban politika shqiptare e cila  nuk ndërtoi as politikë, as diplomaci ,as strategji kombëtare dhe as se ka pyetur shkencën, historianët dhe akademinë,dhe as se kane dhënë llogari ndonjëherë politikanët e pushtetarët shqiptarë para ligjit, para kombit e shtetit shqiptar për neglizhencën dhe për papërgjegjshmërinë kombëtare të tyre.

Bëni kujdes të paktën tani kur edhe rrrethanat ndërkombëtare kurrë nuk kanë qenë më në favor të shqiptarëve si asnjëherë  më parë, që kur filloi lufta për Çlirimin e Kosovës  nga UÇK dhe NATO dhe kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Duhet të kini kujdes nga politika e Beogradit  sepse ajo nuk është vetëm e pabesë, kriminale dhe shoviniste e egër antishqiptare, por se ajo është  edhe shumë e rrafinuar, manipulatore, gënjeshtare, hipokrite, intrigante dhe e pabesë jo vetëm me shqiptarët por edhe ndaj perendimit dhe BE-së.

Historia e politikës së Shtetit shqiptar të Shqipërisë është histori konfliktesh, ndeshjes e përplasjesh politike, ideologjike dhe tradhëtie e korrupsioni për interesa personale e klanore. Këtë e verteton fakti se prej kësaj politike të pandreqshme dhe të pakorigjueshme Shqipëria prej 100 vitesh mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të mirëqënies dhe të ndërtimit të shtetit ligjor. Duke qenë e tillë politika e Tiranës kurrë as nuk u intersua seriozisht për Çështjen Kombëtare , as për shqiptarët dhe të drejtat e tyre kombëtare në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare jashtë Shqipërisë, madje politika e Tiranës: ekzistencën,  vuajtjet , qëndresën dhe sakrificat e tyre ajo i ka shfrytëzuar  për interesa personale  dhe ideologjike e politike dhe madje vazhdimisht edhe u ka bërë tradhëti dhe dëme të mëdha  Kosovës dhe interesave kombëtare në tërësi.

Prandaj edhe politika dhe politikanët e Kosovës nuk kanë pse të sillen edhe ata si politika dhe politikanët e Tiranës duke e keqpërdorur shtetin, ligjin dhe pushtetin; duke spekuluar me sakrificat e popullit të Kosovës për interesa personale; duke i përdorur drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë  si mjete për të arritur përfitimet dhe avantazhet personale në dëm të interesave kombëtare.

Le të ndalemi edhe në rastin më të fundit, në atë se si me aq “guxim” dhe hapur Kryeministri Rama i Shqipërisë i cili nuk ka asnjë farë kontributi për në të mirë të Kosovës ,por për  të kundërtën ndoshta po, kur ai arriti  deri atje sa që edhe ndërhyri në një mënyrë të tillë  duke edhe  fyer rëndë politikën dhe shoqërinë kosovare.

Askund dhe askush në botën demokratike nuk i quan gomarë bashkëkombasit e vet: ata të cilët mendojnë  ndryshe, as kundërshtinë politike opozitare dhe as protestën e shoqërisë civile kundër pushtetit të kryeministrit apo të presidentit. Këtë gjë e bëri vetëm Kryeministri i Shqipërisë i cili mban vetëm njërin prej premtimeve, premtimin e tij për të hyrë në histori por ama  si një deshtak i madh. Kjo u duk edhe në rastin kur i quajti gomarë  politikanët, intelektualët dhe shoqërinë kosovare, ata të cilët janë kundër Presidentit të Kosovës H.Thaçi, i cili nuk mund të jetë kurrë më i madh dhe as mbi popullin , as ai dhe as kushdoqoftë tjetër.

Se ku e ka hallin e kësaj “avokatie” nga ana e Tij  Kryeministri Rama për Presidentin e Kosovës, kjo nuk është për t’u besuar ndryshe përveçse diçka më shumë si hipokrizi e djallëzi përçarëse, pasi më mirë se e njohin kosovarët dhe politikanët e shoqëria kosovare Presidentin e tyre nuk e njeh Kryeministri i Shqipërisë , ashtu sikurse më mirë se e njohin Kryeministrin e Shqipërisë ,Edi Ramën,   shqiptarët e Shqipërisë nuk e njohin  atë as Thaçi dhe as shqiptarët e Kosovës, por vetëm nëse ata kanë njeri me tjetrin ndonjë afërsi leverdie e ndihme reciproke  per interesa  personale politike të lidhura me fije të padukshme atehere edhe mund të“justifikohet” afërsia dhe avokatia që i bën Rama, Thaçit.

Kur  Kryeministri i Shqipërisë  “e mbrojti” Presidentin Thaçi deri në mënyrë të paprecentë duke i quajtuar gomarë ata të cilët cilët janë dhe protestojnë kundër tij,  merre me mend  se çfarë konsiderate dhe respekti  mund të ketë ai  për shqiptarët, shoqërinë civile  dhe politikën shqiptare në Shqipëri.Pra çfarë mund të jenë sipas tij edhe politikanët e opozitës , Partia e tij dhe qytetarët e Shqipërisë të cilëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës prej keqpushtetit , arrogances dhe prej korrupsionit të pushtetit të tij?!

Nëse shqiptarët në Shqipëri i durojnë fyerjet, epitetet, talljet  dhe batutat banale të tij, të  Kryeministrit të tyre , këtë provokim  të Kryeministrit të Shqipërisë nuk ka pse ta pranojnë politika dhe shoqëria kosovare.  Dhe mos të presin ata se nga politika,opozita, vetë  PS-ja, shoqëria civile dhe nga mediat në Shqipëri që të ketë ndonjë reagim apo kritikë kundër Kryeministrit të tyre pse ai fyen politikën dhe politikanët kosovarë, pasi ata fyhen dhe injorohen për ditë prej tij dhe as që reagon ndokush seriozisht kundër tij, perveçse rrallë ndonjëri  përciptazi dhe kalimthi.

 Në mbyllje të këtij shkrimi shkurtimisht po citoj diçka se çfarë kam shkruar  në vitin 2008 në Librin  tim “TRIUMFI I KOMBIT” se:

Njeriu egoist dhe mëndjemadh i cili nuk ka aftësi të mira dhe cilësi personale të rëndësishme dhe me synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për Kombin…. dhe për lavdinë e vet si një hero i rremë, i cili më shumë se askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në Tempullin e Lavdisë, po që me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vënd për lavdinë e rreme dhe të gënjeshtërt, as për marrëzinë e tradhëtinë”. ? (“TRIUMFI I KOMBIT”, faqe 10-11)