Politika-Politikanët

Zgjedh dhe redakton: fll

Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë.
H.L. Mencken

Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm.
Margaret Thatcher

Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot.
John Fitzgerald Kennedy

Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet.
John Fitzgerald Kennedy

Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë.
Charles de Gaulle

Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin.
Vaclav Havel

Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post.
George Washington

Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes.
Winston Churchill

Një pyetje, që nuk mund t’i përgjigjesh pa paragjykuar qeverinë, nuk është pyetje e përshtatshme për t’u bërë.
John Rokfeller

Politika nuk ka lidhje me moralin.
N. Machiavelli

Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.
Ronald Regan

Diplomacia është arti patriotik i gënjeshtrës për të mirën e vendit tënd.
Winston Churchill

Pushteti është një afrodiziak i hatashëm.
Henry Kissinger

Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve.
Charles de Gaulle

Politika ka dy vektorë: Pasurimin material dhe varfërimin moral.
Reis Mirdita

Nuk duhet të luftosh gjithmonë me të njëjtin armik, përndryshe do t’ia mësosh krejt artin tënd të të luftuarit.
Napoléon Bonaparte

Të qeverisësh do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë.
N. Machiavelli

Në politikë, nëse do një të thënë kërkoja një burri, nëse do një të bërë, kërkoja një gruaje.
Margaret Thatcher

Në politikë…, kurrë mos u tërhiq…, kurrë mos u tërhiq…, kurrë mos prano një gabim!
Napoléon Bonaparte

Mos harroni, në këtë botë vetëm vdekja dhe taksat janë të sigurta.
Benjamin Franklin

Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë.
Winston Churchill

Nuk është pushteti ai që të korrupton, por është frika. Frika se mos humbasim pushtetin korrupton ata që e ushtrojnë atë dhe, frika për të mos e pësuar nga pushteti, korrupton ata që janë subjekt i saj.
Aung Sang Suu Kyi

Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë.
Charles de Gaulle

Ata që bëjnë të pamundur revolucion paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin me dhunë.
John Fitzgerald Kennedy

Një e pesta e njerëzve janë kundër për çdo gjëje, gjatë gjithë kohës.
Robert F. Kennedy

Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.
Soren Kierkegaard

Nëse doni të thoni të vërtetën, elegancën lërjani rrobaqepësve.
Winston Çurçill

Gjuha politike … është projektuar për të bërë që gënjeshtrat të tingëllojnë të sinqerta dhe vrasjet të respektueshme, dhe për t’i dhënë një sipërfaqe ngurtësimi erës pastër.
George Orwell

Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit tonë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre.
Faik Konica

Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla, ngelin të mbërthyera.
Honoré de Balzac

Rënia e komunizmit provoi se rrena është opium për popujt e jo feja.
Reis Mirdita