Politika elastike dhe E. Rama e L. Basha

Politika elastike dhe E. Rama e L.Basha

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në këtë shkrim sot, unë nuk do bëj analizën dhe as të jap opinionin për  zgjedhjet e  25 Prillit, as se pse, si e qysh apo kush fitoi, por mendoj se do prek shkurtimisht atë që unë e quaj fenomen  politiko-demokratik evolutiv   dhe elastik.

Me politikë elastike unë i drejtohem lexuesit dhe mendoj se politika elastike është politikë jostatike, as egoiste, as fanatike dhe jo e ngurtësisë, por një politikë e cila ndryshon shpejt, kur duhet  dhe që i përgjigjet me sa të mundet pakënaqësive dhe deficiteve sidomos atyre sociale  e juridike të së shkuarës si dhe agjendave momentale të kohës dhe sidomos rasteve të krizave e fatkeqësive.

Politikë elastike do të thotë orvajtje dhe lëshim përpara, por kur ka pengesa dhe mospërputhshmëri atëhere bën ndalim, kritikë, kthesë, reagim apo edhe tërheqje duke akumuluar njohuri dhe energji për të gjetur  rrugën e duhur për t’u lëshuar e lëvizur përsëri përpara drejt më të mirës.

Njeriu sot nuk mund të jetë absolutisht apolitik, pasi cdo individ ka idenë, qëndrimin dhe preferencën e tij politike subjektiviste  lidhur edhe me interesin e tij personal; qëndrim  i cilI ndryshon përkarshi asaj se cfarë realisht realizon apo dështon një politikë apo një parti politike, sidomos kur ajo rastis që të qeverise.

Politika elastike ka të bëjë edhe në lidhje me marrëdhëniet me shtetet e tjera, ku avantazh ka ajo politike qeverisëse e cila përdor me efikasitet dhe shftytëzon edhe miqësirat, njohjet dhe rrethanat ndërkombëtare për të përfituar sa më shumë për shtetin dhe shoqërinë, duke kapërcyer edhe tabutë.

Te Partia Demokratike , reformatori i saj Lulzim Basha nuk pati mirëkuptimin dhe as lehtësira për të aplikuar një politikë  rrënjësisht  reformatore në PD, pasi ai u pengua nga elita e vjetër politike, nga ata prej të cilëve PD ishte kapur dhe shfrytëzuar për interesa personale e nepotiko-klanore, Basha u pengua nga ish lideri i PD-së  Sali Berisha i cili ka si  karaktere të tij jo vetëm egoizmin tinzar por edhe urrejtjen për suksesin dhe aftësinë e  tjetrit. Përbalë e kundër Bashës u rrjeshtuan edhe interesaxhinjt e  deviatorët e tjerë që u shpërndanë dhe formuan partiza fantazmë me qëllim dëmtimin sat ë mundnin   Partinë Demokratike dhe sidomos  Lulzim Bashës.

Ndryshimi i PD së me PS-në u duk në atë se Partia Demokratike nuk u shkëput tërësisht dhe as sa e si duhet nga sindroma e egoizmit, inatit dhe hakmarrjes kundër vizionit e ndryshimit që kërkonte Lulzim Basha, i cili premtonte ndryshimin e Shqipërisë, por në një beteje edhe brënda vetë PD-së brënda së cilës pengohej ndryshimi.

Fakti që ishpersonalitete të larta karriere politike e pushteti në Partnë Demokratike që disa prej tyre kaluan në indiferentizëm djallëzor dhe disa të jerë   si Murrizi, Topalli, Hajdari, Patozi etj.,   kaluan si opozitë politike kundër Lulzim Bashës  e verteton këtë më së miri ashtu sikurse edhe tipat egoist e karrieristë si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu etj. që ishin “opozitarë” të Bashës. Mendoj se Bashës iu imponua nga politika e vjetër edhe përfshirja në listën e Partisë Demokratike të kryetarë të partive të tjera të djathta si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu edhe si Shpëtim Idrizi  e Agron Duka, këta kryetarë partish politike fantazma që shkaktojnë alergji te antarët e PD-së, gjë e cila krijoi edhe një farë pakënaqësie të demokratët, pasi nuk ishte e nevojshme përfshirja e tyre,por përkundrazi  Partia Demokratike do të kishte marrë më shumë vota sikur mos t’i kishte në listë të saj këta xhepavulmbajtësish dhe matrapazë e xhambazë politik, pasi më e snqertë për Partinë Demokratike është PS se sa këto vemje të pa peshë politike  që vetëm sa bëjnë presion dhe shkojnë nga u vjen përfitimi e interesi personal. Këta tipat nuk e kishin hallin te fitorja e Partisë Demokratike por te vota për numrin e tyre që kishin në listën e Partisë Demokratike,pra thjesht kishin interes vetëm për të marrë mandatin e deputetit.

Ndërsa ndryshe është elastika politike te Partia Socialiste , ku ajo qëndron monolite rreth lidershipit, i cili nuk ka pengesa për të vepruar ashtu si ia do edhe intersi i tij ,por edhe interesi i Partisë dhe antarësisë së PS. Pra, Partia Socialiste duke shfrytëzuar edhe avantazhimn se ka pushtetin, pakënaqësitë dhe jodemokraciteti i brëndshëm nuk bëhen shkak devijancash e “tradhtish” si ndodh shpesh  te Partia Demokratike, dhe lidershipi i PS-së është “i lirë” që të veprojë edhe intuitivisht në kushte e rrethana që ai i gjykon se duhet bërë  ndryshimi politik dhe ai me prurjet e reja. …

Pra, PS ka një politikë  evolutive dhe elastike të brëndshme, politikë e cila mbështetet edhe nga baza e që  nuk pyet shumë për preferenca, egoizma, subjektivizma, dhe as për hatërmbetje e interesa personale dhe për vogëlsira të tjera  të parëndësishme.

Politika elastike e Partisë Socialiste në pushtet duket edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare me SHBA, BE, Turqinë, me vendet  Arabe, Kinën etj., politikë e një realpolitike të cilën Edi Rama e ka shfrytëzuar për përfitime maksimale. Edi Rama ka kërkuar ndihma për të përballuar pasojat e tërmetit, si nga Brukseli e BE-ja, nga SHBA-ja por edhe nga Shtetet Islamike e Turqia, pa marrë parasysh se disa opozitarë dhe islamofobët e turkofobët fanatikë e akuzonin  se po na orienton nga  Stambolli apo nga Lindja , kur donacionet më të mëdha për tërmetin Rama i siguroi nga vëndet Islamike dhe ku promotor i kësaj ndihme ishte Turqia mike.

Pra, Rama nuk ishte si politika e Enver Hoxhës që kur nuk kishte grurë për bukë Shqipëria, Tirana komuniste  i kërkonte ndihmë Kinës, dhe nga servilizmi u thoshte kinezëve se nuk duam grurë amerikan kur vetë Kina furnizohej nga SHBA me grurë.

Pra, Rama bëri një politikë elastike dhe ia arriti që të marrë ndihma dhe borxhe të mjaftueshme për të kapërcyer krizën e tërmetit. Dhe po kështu ai veproi edhe për kapërcimin e krizën së koronavirusit , ku bëri gjithcka të mundur për të siguruar vaksinimin e popullatës pa marrë parasysh se vaksinat vinin edhe nga Turqia  dhe se a ishin edhe  kineze apo ruse.

Ndërsa nga politika e brëndshme Partia Socialiste mundi që t’ia hipotekojë vetes së saj në qeverisje edhe meritën e miratimit të VETING-ut të sistemit të drejtësisë, pasi Shqipëria dhe shqiptarët kishin 30 vite që vuanin nga krimi i jashtzakonshem gjyqësor i korrupsionit, VETING i cili është jetik për Shqipërinë, pasi pothuajse nuk  ka familje shqiptare që nuk kishte rënë pre e padrejtësive. Po kështu qeverisja e PS realizoi dhe rreth 80% të legalizimeve të banesave e të bizneseve duke i pajisur qytetarët me dokumente pronësie.

Nuk po bëj avokatinë për qeverisjen Rama, pasi unë i kam bërë mjaft kritika pushtetit të tij  në lidhje me papunësinë, varfërinë, korrupsionin me tenderat dhe me paranë publike, me eksodin dhe në lidhje me qëndrimin ndaj Kosovës,  por parësore, të nevojshme dhe të prekshme  në këto vite për shqiptarët kanë qenë: e para vendosja dhe fillimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë me anë të VETING-ut i konsidereruar nga SHBA si problem jetik për shqiptarët, nderkohë që kritikë dhe pengues të kësaj reforme kanë qenë Ilir Meta, Sali Berisha, Bujar Nishani, ishKryeprokurori Llalla si dhe të gjithë gjyqtarët e prokurorët e emëruar politiksht, nepotikisht e korruptivisht prej tyre. Së dyti: legalizimet e ndërtimeve dhe bizneseve që të dyja këto si probleme kryesore të trashëguara nga e kaluara , si dhe dy të tjerat menaxhimi dhe kapërcimi i krizave të tërmetit dhe të pandemisë së koronavirusit.

Lulzim Basha në rrugëtimin e tij politik si Kryedemokrat  ai arriti shumë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje atë rezultat që nuk do ta arrinte askush tjetër nga garda e vjetër e pareformuar e Partisë Demokratike, madje ai gardën e vjetër e pati gurë në rrota, ferra  dhe pengesa edhe në këto zgjedhje.