Policia e Gjelbër, një ide tragji-komike e radhës për ta “pastruar” mjedisin

Policia e Gjelbër, një ide tragji-komike e radhës për ta “pastruar” mjedisin

Nga: Prof. dr. Zeqir Veselaj

Po trumbetohet themelimi i Policisë së gjelbër në gjithë muajt e kësaj qeverisjeje. Sipas një
komunikate ajo “do të mundësojë zbatimin e legjislacionit në fuqi, si dhe intervenim të shpejtë e
efikas në rastet e katastrofave dhe dëmtimeve eventuale mjedisore” (Burimi:
http://www.kosovapress.com/sq/lajme/reshitaj-e-sefaj-diskutojne-per-themelimin-e-policise-se-
gjelber-134791/ ) dhe “për një ambient të pastër duhet filluar sa më parë, pasi që ndotja
konsiderohet si problemi i dytë kryesor në Kosovë. Në këtë aspekt, ne si MMPH kemi vlerësuar si
të domosdoshme krijimin e Policisë së Gjelbër” (Burimi: http://aktivpress.com/fillon-procesi-per-
krijimin-e-policise-se-gjelber ).
Gjendja e mjedisit në Kosovë është e rënduar dhe për këtë pajtohemi të gjithë. Por kjo nuk do
duhej të kalonte në ide të tilla paradoksale si zgjidhje e problemit. Se është ide paradoksale po i
referohem asaj se ku dhe çka në botë ekziston dhe paraqet Policia e gjelbër. Në asnjë shtet,
madje edhe në ato me situatë shumë më të rëndë të mjedisit nuk po has dot në termin Polici e
gjelbër. Por, po gjej njësi të krimit mjedisor brenda strukturave policore legale (siç fatmirësisht e
ka edhe Kosova në policinë aktuale).
Se cilët “ekspert” ua kanë fut në diskutime këtë ide, nuk e di.
Së pari me një kërkim të thjeshtë në internet shihet Policia e Gjelbër në kontekstin e ngushtë
mjedisor nuk ekziston. Për të parën herë, Policia e Gjelbër përmendet si njësi famëkeqe naziste e
cila mori kompetencat e policive rajonale të Rajhut të Tretë dhe i koncentroi mbi vete (Burimi:
https://en.wikipedia.org/wiki/Ordnungspolizei ). E vetmja gjë e gjelbër këtu ishte uniforma e tyre
e gjelbër (GrünePolizei) prej nga e mori emrin.
Hera e dytë ku shfaqet Policia e gjelbër është një lëvizje vullnetare për inkurajimin e mbledhjes
së mbeturinave në Glastonbury me 1976 e themeluar nga një komedian që përmes humorit dhe
satires në koncerte synonte ngritjen e vetëdijes mjedisore (Burimi:
www.savetheworld/services/green-police ).
Hera e tretë ku shfaqet termi Policia e gjelbër është një video-reklamë promovuese e Audi-së në
viti 2010 (Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Ml54UuAoLSo ). Kjo reklamë është
shoqëruar me kritika të shumta negative nga publiku për shkak të përmbajtjes së vrazhdë
komerciale dhe skenave të saj tragji-komike (arrestime e prangosje personash për hudhje
mbeturinash letre etj.).
A kanë të bëjnë ndonjëra nga këto me policinë mjedisore, vlerësojeni vet.
Do ishte falenderuese që këshilltarët, po edhe nga shërbyesit civil përkatës që paguhen nga nga
taksat tona që të mos i lënë të dalin në publik shefat e tyre me ide të tilla sa qesharake (rasti Audi
dhe Glastonbury) aq edhe morbide (njësitë naziste GrünePolizei) në shekullin 21.
Në vend të kësaj ideje futuristike e të parealizueshme, udhëheqësit e resorëve të mjedisit dhe
punëve të brendshme do duhej të uleshin dhe për njësitet policore të terrenit të përgatisnin qoftë
rubrikën e veçantë në tiketat ekzistuese të gjobave për shkelje mjedisore apo edhe të dizajnonin
një tip të re tiketash për kundërvajtjet mjedisore në terren.
Këto tiketa do ta bënin funksional Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, i cili qe sa
vite i miratuar, por komplet jofunksional sepse policët nuk kanë ku të shkruajnë sanksionet
eventuale. Pra thjesht është miratuar një akt nënligjor jo-funksional dhe efektet e tij po shihen në
gjendjen reale të mjedisit se janë zero me bisht.
Pra zgjidhjet janë shumë më të thjeshta se krijimi i strukturave policore shtesë. Zbatim ligji nga
strukturat aktuale dhe vetëdijësim publiku janë rrugët që kanë përdor të gjithë para nesh. Nuk
besoj se duhet ta kthejmë Kosovën në shtet policor me polici të llollojshme sipas tekeve të

ministrave që sot vijnë e nesër ikin. Mbi bazën e cilit ligj do krijohej, nga do financohej, kujt do i
sub-ordinohej janë pyetje që duan përgjigje para se të “promovohen” ide të tilla. Mirë që ministri
i brendshëm të paktën paska folur për “bazën ligjore dhe kapacitetet njerëzore” për një gjë të
tillë.
Krejt në fund, unë jam shumë krenar me Policinë e Kosovës.
Prof. dr. Zeqir Veselaj
29. 08. 2018, Arizona, SHBA