POEZIA KËRKON IMPULSE AZHURNIMI

NEBI DRAGOTI

Kritikë

Historia letrare në ecurinë e saj, ndërkohra, njeh etapa , metoda, rryma të larmishme krijimi dhe zhvillimi. Ndodh kjo dukuri që arti i të shkruarit, objektivisht, të jetë në shërbim të shoqërisë, në shërbim të kulturës dhe politikave të domosdoshme sociale.Së pari, azhurnimi letrar është diktat i politikave të kohës dhe, natyrshëm, si konkluzion është në shërbim të këtyre politikave, kur ato janë të drejta. Arti është esenca e duhur për mirëkuptim e harmoni edhe në aspektin psikollogjik; sigurisht, ndihmon në mënyrë emancipuese karakterin, moralin e shëndosh njerëzor. Sigurisht, sigurisht fjala “diktat”, nuk duhet konceptuar në kuptimin e ngushtë diktatorial, duke e futur artin, kështu, në hulli  shërbimi prej miopi. Për këtë dimë ç’ bëri Shekspiri me veprat e tij; dimë ç’bëri Servantesi me romanin Don Kishoti I Mançes etj. Ndërsa, poezia si gjini më e lëvruar, si gjini që përgjigjet flakë për flakë, në veçanti, kjo rrezaton sublimen, pasi ka trupëzuar në vetvete ideollogjinë e pranuar dhe ecurinë e përparuar nga mbarë shoqëria. Poezia nuk është veç konstatuese në këtë fenomen, por ajo pararend me ndiesitë e veta pozitive në të mire të mbarëvajtjes demokratike, në sistremin shqiptar të sotëm politik. Por…por…ku jemi sot?…Në këto njezet e pesë vite pluralizmi nuk shohim një bum letrar, nuk shohim një figurë si majë që të shfaqet në fushën e letrave shqip. Edhe nëqoftëse ka ndonjë përqasje të tillë sado të vogël, kjo nuk reklamohet si ndriçim pozitiv. Poezia e sotme, gjykuar në këtë kontekst, meriton ndryshim për të dalë nga kjo amulli, për t’u shkëputur nga fenomeni rutinë; pra, kërkon impulse të reja në formë dhe në përmbajtje. Në artin e saj kërkohen cilësi vlerash. Këtë kam kërkuar në shkrimet e mia kritike, në krijimtarinë time të larmishme në gjithë llojet e shkrimeve letrare, që praktikoj. Tani këtë kërkesë timen po e bëj më të qartë, më të hapur. Domethënëse, mbi të gjitha, sa shpreha, është satira dhe, sidomos, haiku satirik i pasqyruar në mediat e ndryshme edhe atë elekronike. Ky haik satirik, për sensin e të cilit jam vetë kultivuesi i parë i kësaj gjinie dhe, besoj, e kam përdorur me sukses. Këtu nuk jam vetëm dhe ia vlen, për meritë të padiskutueshme, të përmendësh Portokallinë apo Alpazarin, ku fjala sarkastike kumbon artistikisht në skenat e secilës përballë publikut dhe teleshikuesëve. Këtu vlen të përmendet edhe krijimtaria e shëndosh satirike e Arben Dukës, krijimtari e cila është e lidhur fort me problematikat e politikës shqiptare , që kjo i ngjan një kazani që zjen dhe nuk di çfarë zjen dhe veç interesave negative e llomotitjeve, asgjë të mirë pozitive nuk jep për vendin. Satira e A. Dukës ka risi: vargu satirik ka axhitacion, ka propogandë në të mirë të progresit, ka marrë karakterin e natyrës gazetareske dhe nuk ka në trajtimin e vet përgjithësimin artistik të gjinisë së satires, humorit, sarkazmës. Kjo satirë godet ashpër, është e adresuar dhe faktuar direkt thekshëm. Dhashë tabllo të qartë për të përsëritur mendimin: poezia kërkon impulse të reja; vetëm kështu ajo e kalon sëmundjen në të cilën është. Këtë kërkesë duhet ta kenë të gjitha mediat e shtypit të shkruar apo edhe ato elektronike; pra, t’i bëjnë jehon kësaj krijimtarie të shëndosh e cila jep efektet e veta në publik duke përdorur forma të ndryshme publikimi. Rrezatimi im shqetësues, që përcjell, në këtë shkrim kritik është edhe rezultat kërkesash të domosdoshme që bën kjo kohë e turbulltë e mbarë njerëzimit. Intuita ta dikton këtë shumë mirë. Kështu na duhet të vjelim tematikat dhe problematikat më shqetësuese dhe në mënyrë sa më artistike t’i hedhim në art në shërbim të kohës.Ka gazeta lokale e qëndrore që botojnë poezi të rëndomta pa pikë interesi nga lexuesi për t’i lexuar ato. Mbushen faqe të tëra pa kritere botimi, pa mesazhe e përpunim artistik, botohen krijime mediokre e nënmediokre. Me lehtësi këto shfaqe konstatohen tek gazeta Telegraf dhe Nacional, saqë, kur merre me leximin e tyre, nuk ndien kënaqësi, madje, leximin nuk ua shpie gjer në fund. Në këtë veprimtari botuese, kështu, këtu edhe kritika merr gjynahet e veta: ka rënë në përgjumje, nuk e luan rolin aktiv për të dhënë efektivitetin e duhur në letërsi. Në vend të kritikës bëhen reçensione euforike. Kjo që preka dhe trajtoj nuk është e pakët si shtysë për të pasë vlera me të vërtetë pozitive për shoqërinë demokratike për të cilën mundohemi dhe dëshirojmë ta arrijmë sa më pastër. Kjo, që shpreha, duhet kuptuar më thellë, sidomos, në aspektin gjithpërfshirës politiko-social. Idetë e kësaj kritike duhet t’i mbështesë fort Ministria e Kulturës (si detyrë të vetën ). Mbështetja të jetë aktive, konkrete, dhe, duke qënë e tillë do të thotë, se kjo Ministri nuk bën gjë tjetër, veçse realizon më së miri detyrën e vet.