Poezi nga Xhevahir Cirongu

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Nata

Dikush në heshtje trokiti

te porta e shtëpisë së vjetër,

ca zëra zogjësh të mekur

nën strehën e shtëpisë vajtonin,

sa dhe kënga në grykë u kishin mbetur.

Kjo natë me shi vërtetë të tremb

në kangjella të portës qëndronin varur,

të përgjumura kujtimet e fjala.

Veçse plagën e dhimbjes atje në vetëmi,

e thumbonte me dhimbje një gjemb!

Më kujtohet ajo natë vetmitare,

dhe ai shi dimri i ftohtë,

ca zëra njerzish sërish m’u shfaqën

dhe nata me heshtjen trokit prapë.

Në portën e shtëpisë së vjetër

nata u ul këmbëkryq me heshtjen,

fjalën e dhimbjes i lanë të lira në vatër.

Në shpirt më rrinte zgjuar kjo vetmi e natës,

trishtimet e ndryshkura të atij dimri i la në vaj,

me ca zëra njerëzish që dëgjoheshin atje

kujtimet me dhimbje po flisnin pastaj.

Durrës, 24 janar 2021

I FALEM FJALËS

Me kujdes vështrova qiellin gri

patjetër, ishte dimër atëherë,

edhe vitet qenë shkruar sigurisht

në lecka të grisura të kohës.

Një pllakë guri e përkëdhela

ajo donte të fliste me mua,

kostumin e myshkut kishte veshur

dhe fjalën e shkruar mbante të fshehur.

Nuk desha të largohesha prej saj

le të ishte vetmi dimri,

kostumin e myshkut ja zhvesha

me etje e puthje iu fala fjalës.

    Durrës 25 janar 202

CA FJALË TË THA NËNA

( Popullore )

Prit moj pak të takoj

Ca fjalë të bisedoj,

te kodra çel lule thana

atje mori udhë fjala.

Prit moj sa të dalë hëna

Ca fjalë të tha nëna,

lulen që të fali djali,

është si ylli që ndriçon malin.

Vajzë moj sulovare

Sa bukur në këngë e valle,

tomorrin vellon mbi kokë

si qershitë mbledhur në shportë.

Hodha sytë në tomorr

lulet çelur në Sulovë,

po ku je moj bukuri

këngë e zemrës çdo shtëpi.

Devolli me valët e tija

të puth syrin, të puth ballë,

Gramshi ynë bukuria

Si liqen këngët e tija.

Durrës, 20 janar 2020