Poeti dhe kritiku letrar z. Nexhat Rexha është njëri ndër poetët më frytdhënës

Përgatiti: Ramiz DERMAKU
Një komb që në gjirin  e tij ka intelektual ; poet, shkrimtarë, të cilët me seriozitetin më të madhë i përkushtohen studimit të gjuhës shqipe; ata duhet ruajtur si sytë e ballit.  Gjatë tërë historisë sonë kombi ynë nga gjiri i tij nxorri koka të afta intelektuale, të cilët  përmes pendës ruajtën gjuhën, kulturën, hisorinë, traditën .., dhe e mbrojtën popullin shqipëtarë nga asimilimi. Ata me shkrimet e tyre magjepse dhe tërheqëse për lexuesin me mjaftë sukses e mbrojtën  historinë, kulturën  ata falë shkrimeve te tyre e shtuan dashurin ndaj atdheut. Të tillë ka shumë por ne sot do ti shkruajmë ca fjalë për poetin, kritikun letrar, ish deputetin e Republikës së Kosovës, për shkrimtarin dhe autorin e 12- librave, dy të përkthyera në gjuhën Rumune dhe një në gjuhën suedeze,dhe 13 para botimit. Momentalishtë  është  ushtrues i detyrës drejtorit pranë  Gjimnazit të Dardanës, e ky është zoti, Nexhat Rexha. Poeti dhe kritiku letrar z. Nexhat Rexha është njëri ndër poetët më frytdhënës.
       Ky poet i dashuruar shumë në  gjuhën shqipe ka shkruar libëra të mira me vlera të padiskutueshme. Qëllimi i poetit dhe kritikut letrar z. Nexhat Rexha ishte  është edhe sot se ai është i lidhur ngushtë me historinë dhe jetn e popullit të tij.  Përpjekjet e poetit e kritikut letrar zotit Nexhat Rexha pë pasurimin dhe mbrojtjen e gjuhës letrare  shqipe skan të ndalur.  Poeti Nexhat Rexha po bënë përpjekje titanike ndaj të gjitha dukurive negative të cilat e pengojnë apo e dëmtojnë historinë, kulturën ..,. Në një bisedë të tij, që mbetet aktuale edhe sot: ai më tha: “Të gjithë duhet të përpiqemi që ta përsosim vazhdimisht shqipen tonë letrare, e cila i ka përmbushur gjithnjë dhe më mirë kërkesat e një shoqërie me zhvillim të pandërprerë. Të gjithë duhet të përpiqemi ta zhvillojmë e ta pasurojmë atë dhe, njëkohësisht, ta ruajmë nga ndikimet e gjuhëve të tjera dhe sidomos nga vërshimi i fjalëve të huaja të panevojshme, dukuri kjo që kohët e fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Dhe, me këtë rast, një punë të madhe mund dhe duhet të bëjnë sidomos arsimtarët, shkrimtarët dhe gazetarët, të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi brezin e ri dhe mbi masat e gjëra të lexuesve”. Poeti dhe kritiku letrar zoti Nexhat Rexha,nuk është absolut, cilësi kjo që tregon përkushtimin e një intelektuali të vërtetë. Prandaj ne si kombë dhe si popull duhet ndihmuar dhe përkrahur intelektualët poetët .., Gjuhëtarit, kritikut  dhe albanologut të nderuar , profesor Nexhat Rexhës, të gjithë ne duhet ndihmuar dhe përktrahur, sepse ai me mjaftë suksesë edukoi shumë gjenerata, të cilat sotë mbetemi përjetësisht borxh për diçka. Brezat e shumtë të studentëve i mbeten borxh për leksionet e tij brilante me të cilat i ngriti e i formoi, studiuesit për veprat e tij themeltare shumëdimensionale.