POET, THYEJE GUACKËN TËNDE

NEBI DRAGOTI

POET, THYEJE GUACKËN TËNDE

Esse

Poet, thyeje guackën tënde me kuptimin e mirëfilltë që të mos rrish i mbyllur, i cekët, i turbulltë, i sëmurë patollogjik në fushën e letrave të shqipes. Duke thyer guackën integrohe me botën, sidomos në fushën sociale duke rrokur tema esenciale, tema me diell ndriçues për të rritur funksionalitetin e krijimtarisë tënde. Ka bamirës ekonomik që ndihmojnë të pamundurit, të varfërit që edhe këta të jetojnë si gjithë të tjerët. Një objektiv të tillë lëvrimi në krijimtari duhet ta ketë edhe poeti, edhe shkrimtari e jo të rrijë indiferent, i mbyllur, jashtë problematikave që ka grumbulluar koha dhe politika drejtuese e vendit. Në këtë gamë, që është edhe burim frymëzimi, çdo krijues duhet të jetë aktiv, sepse shikoj e lexoj krijime të paarrira, pa standard, të dobëta, tepër të ngushta, pa mesazhe, pa domethënie, pa u fokusuar shëndetshëm, që, pastaj, për lexuesin  dalin krijime si foto flurudhë pa qartësi dhe ide. Jo, jo nuk na duhet të jemi për këtë. Këtë dobësi duhet ta ndjejë poeti tek vetja, se ka shumë poetë që janë mbështjellur fort mbas këtij koncepti që dëmton letërsinë dhe e bën atë të palexeshme e krejt celebrale. Shprehem kështu, se po e shikoj krijimtarinë poetike ku futet krijuesi e peshkon (nuk di çfarë peshkon ) në labirinte të errëta ëndërrash pa pikë sensi jetësor. Ka volume poetësh ku merren vetëm thjesht me peizazhin. Shumë keq kështu. Dhe aq më keq këta tipa krijuesish të gënjyer e quajnë veten famozë, pa pasur pikën e famës në koncept të idesë të ftillimit që bëj. Këta të tillë, kanë dalë me shumë volume dhe , sipas mendimit tim, shkruajnë kot sa që harrohen edhe shumë shpejt. Prandaj… Dil dhe thyeje guackën, shihe botën siç duhet shikuar,…dhe me sytë e tu.  Integrohu për të qënë realisht famoz dhe i dobishëm në këtë jetë.

Durrës, 2017.