POEMË MALLI

POEMË MALLI

Vargu më bëhet psalm

nga  malli për Lipjan

Jetoj në Mülheim

këtu koha,më përplasi

E ëndrrat i shkruan  lapsi

Nuk ja dashta vetit

Të ndërroj alfabetin

ku duhet të flas e shkruaj

në një gjuhë të huaj

Me kaluar vite

me tjetër traditë

E malli  mú poq

Për fshatin  Rubofc

At ë  vend që s´ka shoq

 

Jetoj në një shtet

emrin e ka kurbet

 

Ku  lulet qelin vonë

e nuk kanë aromë

as buka e uji nuk kanë shije

Si në tokë të shqipeve

Atë tokë Përendie

Këtu e ndjej agimin

sikur të  gëlltis tymin

Ditët më bëhen muaj

Këtu  ndjehem  e huaj

Ku më duket  banesa

Si rrugicë  me kthesa

Jashtë e mbi çati

Përditë  bie shi

Mbi supet e mia

një trastë me mërzi
E vetën e ndiej

sikur në shtëpi

kur nga puna kthehet

Babai  im   Avni

Babai im fisnik

jetën  e kthen  shqip
E  mallin e djeg

Me një konjak »Skënderbeg »

Shqip dëgjon  Ditarin

pastaj dhe këngëtarin

një këngë me plot mall

« Shqipërinë e dua

Se jam shqipëtar

Kosovën  e dua

Se  jam Kosovar »

 

Marigona Bellaina, nx. e kl.X, filloreMülheim, Gjermani

PËR FILOLET, ZGJODHI: SHABAN CAKOLLI

(Ribotim)