PO NA RRËZOHET QEVERIA
-Parodi humoristike – satirike –
nga: Demir Krasniqi
PO NA RRËZOHET QEVERIA
Si po na rrokë neveria –
Po na rrëzohet Qeveria !
Qeveritë po na rrëzohen shpesh –
Po na bëhen punët përshesh !
Për mos me na rrokë rrufeja –
Po shpallim zgjedhje të reja !
Kur t’ na merr malli për vjedhje –
Me gëzim do t’ shkojmë në zgjedhje !
Për me u marrë me punë të kota –
Njerëzve t’ dobët ju qesim vota !
Njerëzit e etshëm për pushtet –
Ne , i zgjedhim deputet !
Atë, që e dimë se s’ ka boll mend –
Ne , e zgjedhim Kryetar n’ Kuvend !
Atë , që nuk di të mbjell misër –
Ne, e zgjedhim Kryeministër !
Kush nuk di t’ punojë n’ mistri –
Ne, e zgjedhim n’ Ministri !
Atë , që nuk prekë punë me dorë –
Ne, e zgjedhim Ambasador !
Atë , që mund t’ bëjë incident –
Ne, e zgjedhim President !
Gjilan, më 24.12.2020 v.
Demir KRASNIQI