PO E VRAVE KËNGËN TËNDE…

Bedri TAHIRI

PO E VRAVE KËNGËN TËNDE…

Kur rrija nëpër odat tona shkolla

Dhe  lahuta e çiftelia merrnin flakë

Pleqtë urtakë  këshillonin qetë-qetë:

-Kujdes, po e vrave këngën tënde

Ajo më s’të këndohet kurrë për jetë!

 

Një filozofi e tjerrur hollë e hollë

Që përherë e mbajtëm vath në vesh

Dhe,  mbijetuam fatkobe e  zezona

Po sot vallë, ç’na zuri kjo koka  erë

E u tjetërsuam fare nga traditat tona.

 

Kudo: lavde, mburrje, sharje, mohime,

Rrahagjokësia, e keqe e pashërueshme

Dija pas kuvendit, trimëria pas betejës

Nuk bëjnë dot, janë të paqëndrueshme

Kam frikë se po e vrasim këngën tonë!

 

Galicë, 17 gusht 2017