Platoni (472 – 347)

rm/filolet

Lindi në Athinë në vitin –427 në një familje të njohur aristokrate që i mundësonte një angazhim politik. Por Platoni në vitin 408, takoi Sokratin dhe nga kjo kohë ai ngrë dorë nga politika duke u dhënë pas filozofisë. Ai nga mësuesi i tij nuk mësoi një doktrinë të caktuar po një formë të lëvizurit para drejtë urtësisë dhe të vërtetës nëpërmjet parashtrimit të pyetjeve dhe përgjigjeve. Vdekja e Sokratit duket e tronditi Platonin që shkruajti : si mundet , që në qytet, i drejti të dënohet me vdekje e pra drejtësia e vërtetë dhe autentike të nëpërkëmbet? Nga që, si nxënës i Sokratit mund të rrezikonte, ai u largua në Megarë, mëtej në Egjipt dhe Sicili ku edhe shpresoi të kryej disa ndryshime politike në qytetin e Sirakuzës. Këtu punët vajtën keq; sunduesi tiranik Denisi e shiti si sklav. Blerësit e liruan dhe ai këthehet në Athinë ku themeloi shkollën e parë filozofike të organizuar si univerzitet : me bibliotekë sallë, dhe banesa për studentë. Njëherit do të theksoj se kjo shkollë funkcionoi gjer në qindvjeçarin e gjashtë të epokës sonë.

Sokrati gjatë jetës së vet qe shum  i lidhur pas reformave, kjo e shtyri tëudhëtoj përsëri për në Sirakuzë kur në pushtet ishte tanimë Denisi i Riu por rishtazi punët nuk i shkuan si deshi dhe vetëm pas intervenimit të Arkitasit nga Tarenti u lirua nga skllavërimi.
Vdiq në Athinë në vitin –347.

Platoni ishte në fillim mik dhe nxënës i Kratilit e ky pat mar mësimet e veta nga Herakliti me opinionet e të cilit u pajis gjatë kësaj kohe dhe u mbeti besnik kësaj doktrine. Megjithate rolin vendimtar në formimin e Platonit e luajti takimi me Sokratin dhe i mahnitur nga ky, vendosi që ti jepet filozofisë kështuqë ndoqi mësimet e mësuesit të vet për 8 vjet rresht.

Veprimtaria e Platonit ndahet kryesisht në tri etapa kohore të krijimtarisë që do të thotë:

  • Dialogjet e moshës së re (fillestare) që përfshijnë  periudhën e hershme pas vdekjes së Sokratit si që janë : Hipiasi, Lasheu, Lizisi, Sharmidhi, Protagora dhe Gorgiasi;
  • Dialogjet e moshës së pjekur : Fedoni, Banketi, Fedri, dhe Time;
  • Dialogjet e pleqërisë : Parmenidhi, Teeteti, Sofistët, Politika; Filebi, Kritiasi dhe Ligjet.

Vepra e Platonit është ruajtur e plotë: Bëhet fjalë për njëzet e tetë «Dialogjet» si dhe trembëdhjetë «Letra» nga të cilat vetëm tri janë vërtetuar të jenë të shkruara nga dora e Platonit (VI, VII dhe VIII). «Dialogjet» përfshijnë një rreth të gjërë temash si : virtyti, guximi, detyra, dashuria, bukuria, drejtësia, shkenca, gojëtaria, urtësia, njeriu, legjislatura…

Duhet përmendur se idetë e Platonit është shum rëndë ti ndajmë nga ato të mësuesi të tij Sokratit i cili, themi pas asnjë hamendje, luan rolin e zëdhërësit kështuqë nuk arijmë dot të përkufizojmë me saktësi c’është e mësuesit e ç’është e nxënësit… Filologët kanë arijtur të vënë një përkufizim por kjo akoma është çështje mjaftë delikate. Unë nuk do të ndalem në këtë lëmi filologjike që përbën njëherit një temë të posaçme studimi.

Për ta kuptuar Platonin, duhet më parë të kemi të qartë se mendimet e tij nuk janë asesi një doktrinë         e ngritur në një far lloj sistemi të posaçëm filozofik. Lëmia e tij është ecja para e mendimit, lëvizja e të menduarit dhe mosizolimi në njëkahshmëri i asaj që shprehë. Tek Platoni ecja e mendimit përpara bëhet në bashkësi, miq dhe kundërshtarë dhe këtë ai e quan dialektikë («Banketi»; «Gorgias»).

Gjatë kohës Platoni u muer edhe me çështjen e shpirtit, kështu në nxjer pohimin se çdo dhimbje a hirësi, pikënisjen e ka nga shpirti i njeriu, prandaj është e rëndësishme që çdokush të kujdesohet për shpirtin e vet. Sidomos është i rëndësishëm kujdesi për të kur e dijmë se ai është i pavdekshëm… Me këtë pohim të pavdekshmërisë së shpirtit, Platoni pra rrahu edhe lëminë e religjionit.

Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e Platonit zë edhe kritika e reptë kundrejtë sofistëve. Ne «Sofistët» ai i quen ata «atletë të fjalës» dhe «… magjistar që ka rezervuar për vehte pjesën verbale të iluzionismit…». Shihet faktikisht se Platoni kërkon nga edukuesit përgjegjësi thelle morale pasiqë nga ai varret fati i shpirtit të nxënësit…

Në vitin –385, Platoni themeloi Akademinë që e vendosi në një vend të rrethuar me kopsht e që gjëndej pranë qytetit. Disa e konsiderojnë si Universitet të parë në historinë e njerëzimit, por duhet të themi se kjo nuk i ngjante univerziteteve të mesjetës  aq më tepër kur dihet se ishte i ngritur në formë të «tiasës», që do të thot, një bashkësi fetare e konsakruar Muzave. Kjo Akademi edhe pse pat jetë mjaftë të gjatë (u mbyll pas nëntë shekujsh, në vitin 592) dhe solli mjaft njerëzimit, nuk  ariti të qëndroj sikur që nuk qëndroi as Platoni përkundrejt bindjeve  të ngritura dhe të mbjellura nga dijetarët që jetuan pak kohë para tij si psh. Lao-Tseu (fund i shek VI – fillim i shek. V), Konfucius  (Kung Fu Tsu; reth 551-497 p.e.r.) dhe Buda (550-480 p.e.r.).