PISHTARI I ARSIMIT DHE KOMBIT – MEHMET SURDULLI

Nga Shaban Cakolli

Shaban CakolliMehmet Surdulli,ishte një personalitet i shquar,me misione të mëdha, vizionar në ato çastet e rënda të historisë,kur përpiqeshin të vendoseshin fatet e kombeve,kurse fati ynë kishte rënë nën errësirën e pushtuesëve fashist.Këtë errësirë Mehmeti e shiqoj herët me largpamësinë e tij,si i ri e ndjeu këtë peshë të tragjedisë mbi kombin tonë,i cili e nisi rritën me këtë përkushtim,që  tërë çenien të ia përkushtoi çështjes kombëtare.Mehmeti tani ka dhjetë vite prej kur nuk është në mesin tonë,një sëmundeje e rëndë ia mori jetën,por që ka zënë një vend nderi si strateg me meritë,i cili do të jetoj në kujtesën e brezave.Ka kohë që më vijnë disa mesazhe nga disa miq,të cilët më bëjnë kritikë se paskam shkruar për disa njerëz më pak të rëndësishëm,por për Mehmet Surdullin si njeri me misione të mëdha,asnjë fjali,dhe jo vetëm unë,por si thonë ata,për Mehmet Surdullin deri më tani nuk paskan hasur ndonjë shkrim nga ndokush!Unë nuk e kisha vështirë të shkruaj,madje këtë do e bëja me kënaqësi për aq sa kam njohuri për te,por më u desh të ua kujtoj miqëve,se për të madhin Mehmet Surdullin kanë shkruar:Mr.sc.Xhavit Kryeziu,në librin e tij » GJIMNAZI ISMAIL QEMALI I KAMENICËS(1964-2007″,si dhe Faik Shkodra në revistën « GALLAPI » të cilat i kam lexuar vet.Miqët këmbëngulnin të shkruaja unë,nga se ata nuk kishin hasur në shkrimet të cilat i hasa më lart.Nuk mund të them se kam njohuri të duhur për këtë pishtar të madh,por pata fatin Mehmet Surdullin të e kem drejtor shkolle,kurse vëllaun e tij Izet Surdullin, arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe.Mehmet Surdulli u lind në Desivojcë,më 25.3.1993.Rrjedh nga një familje bujare me tradita të atdhedashurisë.Mehmeti ishte i biri i Hasan Surdullit,kurse udhërrëfyes i familjes ishte gjyshi i tyre Azizi,një veprimtar i madh,arsimdashës i flakët,i cili nuk kurseu asgjë nga mundi për shkollimin e nipave,Mehmetit dhe Izetit,të cilët ia shpaguan mundin, duke u dalluar si shkollar shumë të sukseshëm.Nëse nuk i kam ngatërruar mendimet, arsimtari Izet Surdulli,vëlla i Mehmetit,më pat njohur me prejardhëjen e tyre.

Të parët tanë ishin nga rrethina e Vrajës (Rrethi i Vrajës), kishin filluar të shpërnguleshin qysh nga viti 1870 dhe përfundimisht gjatë viteve 1877-1878 dhe nga fundi i vitit 1883, këta të shpërngulur  dhunshëm në fillim u vendosën përkohësisht nëpër trevat e Bujanoci, Preshevës, Bilaçit, Malësinë e Hogoshtit, Dardanës, Shoshajën e Poshtme, Konjare të Kumanovës mandej në vetë qytetin e Kumanovës dhe në ate të Shkupit. Një numër bukur i madhe i tyre, pastaj në etapa të ndryshme do të emigrojnë për në Turqi, Siri dhe vendet tjera aziatike, kurse një numër i tyre i konsiderueshëm vendosen në Vilajetin e Kosovës, ndërsa një numër minor i tyre vendoset edhe në Vilajetin e Manastirit, kurse në Vilajetin e Shkodrës dhe në atë të Janinës, s’ka të dhëna që të jenë vendosur muhaxhirët tanë të shpërngulur me  dhunë nga Masurica dhe rrethina e Vrajës e cila atë botë quhej(Kaza).Gjyshi Azizi,u kishte shpjeguar nipave tmerrin që kishin përjetuar të parët e tyre nga dhuna fashiste sërbe,përjetimet,keqtrajtimet, përndjekëjet,gllabërimi i tokave të tyre dhunshëm,lufta dhe përpjekëjet për ruajtëjen e gjuhës,kulturës dhe traditës.Gjyshi Azizi,u kishte shpjeguar nipave çka do të thotë pesha e vendlindjes,dhimbja kur dikush ate ta merr me dhunë,ju kishte shpjeguar nipave shumë nga atdhetarët të cilët u flijuan,por kurrë nuk i pushuan përpjekëjet për shkollën shqipe,për mbrojtëjen e trojeve të tyre,përpjekje këto të cilat i paguan me jetën e tyre,shumë i burgosën,i internuan,por kurrë nuk pushuan veprimtarinë e tyre.Për shqiptarët pushka dhe pena kurrë nuk duhen të ndahen u kishte thënë gjyshi Aziz Surdulli:

Pushka garanton lirinë we penës,kurse pena frymëzon e ushqen luftëtarët për të dashur kombin dhe atdheun.Shkolla të ngritë vetdijen dhe të mëson se kur të sulmohet vendi dhe dija,ato duhet mbrojtur me gjak.Kështu i kishte këshilluar gjyshi,Mehmetin dhe Izetin,këshilla këto të cilat ata i kishin kapur mirë,ishin frymëzuar dhe ishin bërë yje të ndritshme.

Mehmet Surdulli,katër klasë të shkollës fillore i kishte mbaruar në fshatin e lindjes Desivojcë,semimaturën në Gjilan,normalen në Prishtinë,kurse Fakultetin Filozofik-Gjuhë e Letërsi Shqipe,më 1960, e mbaroi në Universitetin e Beogradit.Ai ka filluar detyrën e mësuesit në shkollën fillore të Karaçevës së Epërme.I përkushtuar të hedh dritën e diturisë,ky pishtar i kombit hodhi rrënjën e diturisë në rrethin e Dardanës(Ish-Kamenicë)në kohë furtunash,mjerimit e varfërisë së asaj ane,Karaçevasit thonin se mësuesi i tyre Mehmet Surdulli,ishte shumë mirëpritur nga vendasit,ishte bashkëpunuar edhe me prindërit e nxënësve,shpesh u mundësonte prindët e nxënësve të prezantonin në orët e mësimit,dhe prindërit gëzoheshin se si ky mësues i shquar hidhte rrënjët e diturisë tek të rinjët,edhe pse mësimi bëhej në kushte të vështira,me klasë të kombinuara,kjo nuk ia ndalte hovin Mehmetit.Një kohë të shkurtër Mehmeti ka punuar në shkollën e Hogoshtit,kurse vitet 60-ta, në Gjimnazin « Zenel Hajdini » të Gjilanit,ku për katër vite sa punoi aty,dy vite ishte drejtor i gjimnazit.Vitet 1964/65 filloi punën në Gjimnazin »Hajdar Dushi » të Gjakovës.Këtu së pari do të haset në vështërsi, mbi te filluan maltretime nga pushteti,kinse Mehmeti ishte i papërshtatshëm moralo-politikisht për punë në procesin edukativo-arsimor..Nga viti 1967-1975,Mehmet Surdulli ka ushtruar dy mandate si drejtor i Gjimnazit « 9 Maji »në Kamenicë,tani quhet »Gjimnazi Ismail Qemali ».Se Mehmeti ishte atdhetar,i guximshëm,liridashës,këtë e kam kuptuar kur ishte drejtor Gjimnazi në Dardanë.Më kujtohet si sot, ai nuk pajtohej me disa padrejtësi të cilat ushtroheshin mbi arsimin tonë,kështu nga një pakënaqësi tuboj nxënësit e QSHM në Dardanë,ku u hodhëm në një protestë në qendër të Dardanës.

Nuk e harroj kurrë fjalimin e tij të zjarrtë,intelegjent dhe të guximshëm.Nuk e harroj nga se kujtoj atë kohë të errët shërbimi i sigurimit sllav,ishte shumë aktiv në ndjekjen dhe zbulimin dhe herë-herë likuidimin e veprimtarëve shqiptar.Po,Mehmeti ishte i tillë,ai nuk heshtej,ai ngriste zërin kundër padrejtësive,pavarësisht pasojave.Më vonë Mehmet Surdulli,kalon në punë në Entin e Teksteve dhe mjeteve mësimore të Kosovës,në Prishtinë,fillimisht në detyrën e redaktorit,por si redaktor i dalluar me punë të çmuar kalon në kryeredaktor deri në vitin 1981,vit ky i cili mbahet mend,kur shqiptarët ngritën zërin kundër padrejtësive të pushtetit sërb,kurse Serbia thuaj se kishte dalur hapur me elaboratet për zhdukëjen e shqiptarëve.Mehmetin e akuzonin se kinse përmes të redaktimit të teksteve mësimore ka bërë indoktrinimin e rinisë shqiptare!Mehmet Surdulli,pishtar i arsimit, atdhedashës, mbjellës i rrënjëve të diturisë,ishte edhe shkrimtar,i cili ka botuar:

-Ruaje krenarinë,

-Gëzuar Lirinë

-Tre vëllezërit dhe i Dituri,

Mehmet Surdulli,pas një sëmundje të rëndë,e cila zgjati shkurtër,por nuk arriti të shërohet,vdiq në Matiçan,afër Prishtinës më 19.11.2003.Dhembja e mori dheun e Dardanës,por ai mbeti në kujtesë të të gjithë neve,ai la pas vetës familjen e gjërë me bijë e bija,nipa e mbesa,të afërm,të cilët do të krenohen tërë jetën me shëmbëlltyrën e tij.Ky ideolog i shquar i diturisë kombëtare,i cili nuk kurseu mund as djersë,i cili ua mësoi rinisë atdhedashurinë,gjuhën amtare,kulturën e civilizimin,është shembull më i miri për brezat që e njohën,ate e kujtojnë brezat kudo ku ndodhen dhe nuk e harrojnë kurrë.

Vepra madhore e tij mbetet enciklopedi,ky dijetar i madh,shkrimtar e publicist i asaj kohe,i cili na dha dritë, forcë e dituri,na mësoj në vendosmëri,nuk mund të harrohet.Për te nuk do të shkruhen vetëm vështrime të shkurtëra si ky,do të shkruhen libra monografik,do të këndohen këngë,dhe kujtimi për te do të mbetet i ndezur brez pas brezi.