Petraq Misto Proko vjen para lexuesve me librin të titulluar ‘’ Jetë brezash’’

Kulturë                                                                                                                           nga Xhevahir   Cirongu

Petraq  Misto Proko  vjen para lexuesve me librin të titulluar   ‘’ Jetë brezash’’

Duke ndjekur në gjithë dinamikën e krijimtarisë së tij , autorin Petraq Misto Proko,i cili ka botuar deri më tani 10 libra me tematika të ndryshme. Midis tyre autori  ka botuar edhe një vëllim me përmbledhje me poezi. Botimet mnografike, historike e kulturore , autori na sjell atë larmi kolori historik kohor të ndërthurura me një frymë rrjedhshërie para lexuesit.Si rrjedhojë e një përkushtimi , që për vetë autorin i del nga shpirti ajo thirrje e ndërgjegjes së brendshme shpirtërore, për të lartësuar gjithë ato ngjarje në librin e titulluar ‘’Jetë brezash’’. Ngjarjet dhe historitë e treguara nga të tjerët, por edhe nga dokumetat, për autorin e këtij libri një vend të rëndësishëm zënë edhe ngarjet e jetuara nga ai vetë. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve përjetësuese, edhe nga personazhe të tjerë, të cilët janë pjesë e këtij libri, autori na tregon atë pjesë të historisë e të kulturës  të Përmetit, të vendlindjes së tij fshatit Kaludhit, të cilat janë pjesë e kulturës shqiptare. Këto e të tjera ngjarje që përfshihen në tre kapitujt e këtij libri,ndërtohent ajo ‘’Kështjella’’ prej guri të sakalitura me fjalë aq domethënse  që përmban histori e pjesë kulture nga krahina e Përmetit. Me shpirt e zemër autori përshkruan bukur historinë e fshatit të lindjes Kaludh. Ai tregon e shkruan me imtësi gjithë zhvillimet historike e ata shoqërore të civilizimit shoqëror, ekonomik e kulturor  të vendlindjes. Si rrjedhojë e këtij preceptimi të udhëtimit deri në disa shekuj, lexuesi do njihet edhe më shumë për prejardhjen e formomin e fiseve e të vetë fshatit Kaludh. Ngjarjet në këtë libër, të shkruar nga ky autor, vijnë natyrshëm, dhe na tregojnë me ngjyra të ndezura si zjarri atë dashuri për vendlindje, për njerëzit e për çdo gjë, duke filluar nga Kaludhi,Pëllumbari, Petrani, Zhepa,Bënja, Frashëri, Stërmbeci,Vlora, Fieri, Durrësi, etj . Por, si një kurorë ‘’nuse’’  na shpalos edhe  malin e Nëmërçkës,burimet e krojet me ujë të ftohtë që zbresin e takohen me banorët e fshatit Kaludh, me fshatrat për rreth tij duke u ‘’Puthur’’ me lumin Vjasë. Si një gjerdan me thurje fjalësh, në librin ‘’Jetë brezash’’, lexuasi do njihet edhe me traditat e dasmave Kaludhiote , si pjesë e kulturës dhe e raditës sonë shqiptare. E themi këtë, sepse këngët e vallet e kësaj treve, janë pjesë e artë e kulturës komëtare shqiptare.Aty përshkruhen bukur ritet e dasmave Kaludhiote, por edhe këngët e vallet, të cilat janë sot pjesë e shpirtit të kulturës mbarëkomëtare, thesare të vërteta që do mbeten në shekuj .       

  Pra, nga ky këndvështrim, autori Petraq Misto Proko ,ka bërë gjetjen e bukur për ta sjellë edhe një herë para lexuesit traditat shqiptare, si pjesë e jetës sonë të trashëguar në shekuj nga të parët tanë, pra kjo ‘’Stoli’’ siç thotë autori në këtë libër, duhet ta trashëgojmë edhe brezave pasardhës. Kjo thirrje e autorit,vjen si një këmbanë e fuqishme  në ditët e sotme, ajo duhet kuptuar me gjithë ndjenjat shpirtërore, që këto vlera e thesare të mos harrohen, por ti zhvillojmë edhe më tej. Pra, pa këtë vlera kulturore, arsimore, ekonmike  e shoqërore nuk mund të përparojë shoqëria e vendi.Në gjithë gamën e kapitujve të këtij libri ‘’Jetë brezash’’ autori Petraq Misto Proko, na përcjell fuqishëm deri në çdo qelizë të trupit tonë atë dashuri njerëzore, duke ngritur lart vlerat e njerëzve, e në veçanti të të dashurve të zemrës tij. Në monologun që përshkruan në mbylljen e këtij libri midis të tjerash shkruan : ‘’Në këtë moment u ngrit dhe daja Gore,që vlerësoj dhe tha këto fjalë që buronin nga zemra. “’Ju djemtë e vajzat e Mistos e të motrës time Aleksandra, të jeni krenarë për babain e nënën. Ju keni qënë mësimdashës, keni ecur në jetë vetë me kurajo e guxim, ku s’ja ua ka ngrënë qeni shkopin asnjëherë,i lumtë Gathos e të gjithëve ju që keni nderuar babë e nënën, por edhe veten tuaj.’’

  Na mbetet për ti thënë autori të librit, suksese e rrugëtim të mbarë për tek lexuesit librit me titullin aq domethënës ‘’Jetë brezash ‘’ .

Durrës, dt. 20 Prill 2021