Përtej vdekjes…

Bedri TAHIRI

Përtej vdekjes…

(Dritëro Agollit)

 

Thanë si përqartë: Iku e na la Dritëroi!

Mua bëftë, seç më theri thellë në zemër

Edhe pse nga urtësia e Njeriut të mirë

Kisha mësuar se kurrë nuk vdes poeti!

 

Flokëthinjuri nga Menkulasi i Devollit

Qe poet, gazetar, prozator, dramaturg…

Ishte edhe në politikë e në Akademi

Por, para së gjithash, ishte NJERI!

 

Mato Gruda e plaku i sertë Mere

Rrëfeheshin para Komisarit Memo:

Për gruan e tokën, lëmë kokën!

Amanet, trashëguar nga Baballarët!

 

Prit edhe pak!- i thoshte vdekjes poeti

Duke tymosur duhan e ngritur dolli

Jeta e mësoi të mos ia ha qeni shkopin

Ashtu, në heshtje, mbylli sytë, si Hyjni!

 

Galicë, më 3 Shkurt 2017