Përse heshtin qentë e politikës!?

Përse heshtin qentë e politikës!?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Dënimi i shqiptarëve nga gjykata maqedonase

Trimat nuk u treguan frikacakë dhe qyqarë, edhe pse morën dënime drakonike me burgim të përjetshëm, e kjo jo vetëm që është e papranueshme, por që tani ju garantoj se kjo kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse ky shtet kukull nuk do të ekzistojë përjetë

T ë gjithë luftëtarët e Kumanovës e dridhën dhe ia futën frikën në palcë trupit gjykues maqedonas, nuk u bëri syri fërr asnjërit dhe para syve të këtyre kënduan këngën:BESA, BESË”,”UÇK,UÇK”,””RROFTË SHQIPËRIA”,”DO TA BËJMË SHQIPËRINË” dhe kënduan HIMNIN KOMBËTAR. Trimat nuk u treguan frikacakë dhe qyqarë, por edhe pse morën dënime drakonike me burgim të përjetshëm, jo vetëm që është e papranueshme,por që tani ju garantoj se kjo kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse ky shtet kukull, jo se jo se nuk do të ekzistojë përjetë, por ky shtet kukull i ka të numëruara vitet dhe do të bëhet copë-copë. Shqiptarët padrejtësisht janë nën këtë shtet artificial, e gjithë pjesa perëndimore është e tokës së Arbërit dhe kush nuk mund të ndalë këtë bashkim me nënën Shqipëri. Do të vijë koha që le ta dinë që tani,por në fakt ata sllavojugorët ortodoksë e dinë mirë këtë, por e fshehin se të gjithë pjesët shqiptare që u prenë me gërshërë hartash padrejtësisht do të bashkohen nën Shqipëri që ia ka falur Zoti hise.

Trimat e Kumanovës e kishin ndarë mendjen për bashkimin e trojeve shqiptare

Të gjithë burrat e kombit, luftëtarët e Kumanovës (37), në shenjë përbuzjeje karshi kësaj bande të kolegjit kukull serbosllavë, lëshuan gjykatoren pa e dëgjuar shqiptimin e tyre, sepse ishte e papranueshme për ta. Nuk kishin frikë burrat, nga këta kasnecë dhe tellallë të pushtetit, ata nuk kishin frikë në ditën kritike, kur ishin rrethuar me mijëra ushtarë e policë që i shërbenin këtij regjimi gjakatar, para tytave të mitralozave, tankeve, topave, artilerisë së rëndë, helikopterëve dhe avionëve ushtarakë, që derdhën qindra -mijëra plumba e predha. Ata qëndruan heroikisht dhe ranë për të mos vdekur kurrë, me këngë në gojë, si dikur kur ra Adem Jashari, në fushën e betejës kundër hordhive çetnike dhe mercenarëve rusë, që këndoi këngën e Çerqiz Topullit. Sido që të jetë, trimat e Kumanovës, që e kishin ndarë mendjen për bashkimin e trojeve shqiptare, e kanë mbështetjen e fuqishme nga populli, jo vetëm aty rrotull gjykatores sllavoortodokse, por anembanë globit ku flitet gjuha nënë arbërore. Të gjithë ishin me ta, me sy e vesh që nga Australia e largët ishin me këta trima syshqiponjë. Mirëpo, është e pakuptueshme përse heshtin njerëzit e politikës? Natyrisht, ata heshtin se nuk thuhet kot se qeni ku ha edhe leh. Për ta nuk është e rëndësishme kjo, për ta është i rëndësishëm kolltuku i butë, paga e majme, hajnia që do të vijë dita që do t´u mbetet në grykë dhe nga kjo botë do të ikin me damkën e tradhtisë kombëtare.

Shqiptarët do të bëhen superfuqi në Ballkan

Jemi duke mbledhur shumë raporte që na vijnë nga shumë vende, familje dhe sidomos nga disa miq nga atje, që shumë kanë për të mbajtur përgjegjësi penale, morale dhe juridike. Kurse assesi nuk mund t´i ikin damkës së zezë të tradhtisë kombëtare… Për të mos e zgjatur shume këtë, kësaj radhe do të zbulojmë edhe shumë gjera të tjera, i vëmë në dijeni këta trima të kombit dhe heronjtë e pavdekshëm të atdheut se të gjithë shqiptarët JANË ME JU DHE PËR JU. Ndërkaq, mos ua zini për ders njerëzve të politikës,sepse ata janë me një kope të staneve me sllavoortodoksët antishqiptarë, që kanë për qëllim vdekjen e kombit dhe gjuhën shqipe, që ka tradita të moçme për të shkatërruar dhe ju kanë turrur si llavë ujqish për ta shqyer e bërë copë- copë. Por, u themi troç sllavo-ortodoksëve jugorë se kohërat kanë perënduar dhe shqiptarët do të bëhen superfuqi në Ballkan, që çdo kush do t’ia ketë frikën se i përpin. Ju maqedonasit jeni shtet si xhami që ju ka krijuar artificialisht qeni plak Tito. Bashkimin e shqiptarëve që u copëtuan në Berlin e Versajë me gërshërë hartash padrejtësisht do të bashkohen deshët, apo s´deshët ju. Ajo do të bëhet dhe ju do të ikni në theqafje atje larg pas Varnës dhe do të gjeni shpëtimin duke futur kokën në ujërat bullgare. Aty ka për t’u folur vetëm shqip dhe do të valojë flamuri kombëtar me shkabën me dy krena që e kanë mbërthyer pëllëmbët e dorës të Gjergj KastriotitSkënderbeut, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit, të Adem Shaban Jasharit dhe trimat e Kumanovës. Pra, e keni kuptuar se aty ranë për të mos vdekur kurrë kosovarët, bashkë me vëllezërit e një gjaku, që ndër dejë u buron i njëjti gjak i Arbërit. Dëgjuat ju sllavo-ortodoksët jugorë se si bërtitën trimat në gjykatore që ua shurdhuan veshët. Kështu vdesin trimat shqiptarë për atdhe. Rroftë kombi shqiptar! Poshtë gjakësoret sllavojugorë ortodoksë! Poshtë tradhtia! Poshtë lehaqentë e politikës! Lavdi heronjve të kombit!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.