Përgjegjësia e qeverisë së ardhshme

Përgjegjësia e qeverisë së ardhshme

Nga: Luan Mehmetaj

6 tetori 2019, është dita historike e politikës së Kosovës. Pas një përiudhe koxha të gjatë sfiduese në politikën e Kosovës së pasluftës, me në fund erdhi një e diele votuese ku qytetarët e Kosovës profilizuan të ardhmen e tyre politike duke i dhënë votën dy partive që premtojnë bashkëqeverisje shtetndërtuese.

Përgjegjësia e kësaj qeverie është më e madhja që nga paslufta e Kosovës. Qytetarët e Kosovës, janë në udhëkryq të zgjedhjes së tyre: një shtet që jep të ardhme politike, civile, ekonomike, sociale, integruese etj., apo një shtet që thyen të gjitha matematikat e shpresës për qytetaret e saj.

Nëse ndryshimi nuk ndodhë në këtë qeverisje mes LDK-së dhe VV-së, atëherë besimi i qytetarëve do të kthehet në trajtë të regjimit politik autokrat, oligark apo despotik.

Përgjegjësia politike e kësaj qeverie, duhët të prekë interesat më vitale të shtetit të Kosovës, në mënyrë që ndryshimi të ndjehet tek qytetarët e Kosovës përmes veprimeve të afta politike, të cilat do ta orientojnë Kosovën drejt një shteti ligjzbatues. Të gjitha institucionet qeverisese, të preken në frymën e pastrimit dhe cilësimit dhe kështu ligji të bëhet vetëdije institucionale dhe qytetare. Njëkohësisht, të promovohet politika strategjike e së ardhmës, politikë kjo, që sëndërton vlerat jetike të shoqërisë sonë.

Bindja se shteti është i kapur nga oligark të politikës, biznesit, drejtësisë, grupeve të interesit, duhët të merrë fund. Dhe fundi i saj vije vetëm me veprime konkrete dhe këto veprime janë përgjegjësi e kësaj qeverie.

Aftësia për të hyrë në marrëdhënje ndërkombëtare, është një prej interesave më vitale të shtetit të Kosovës dhe kësaj qeverie.
Pasiqë Kosova ka probleme thelbesore në aspektin e marrëdhënjeve ndërkombëtare, e sidomos me Sërbinë, pastaj Bashkimin Evropian, OKB-në etj., atëherë qeveria e ardhshme e Kosovës, duhët të tregoj vigjilencën politike më të pjekur që nga Shpallja e Pavarsisë së Kosovës.

Ndryshimi në këtë vend, është thirrja e popullit që apeloj qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe këtë ndryshim e pret populli i Kosovës, andaj keni përgjegjsinë më të madhe politike si qeveri e ardhshme.