PËR TY

Poezi nga cikli “Dashuria është jetë”

PËR TY

Për zërin tënd që tingëllon ëmbël,
do jepja zogjtë e tokës së ëndërrt,
për puthjet e tua të sinqerta,
do jepja lulet me ngjyra e të çelta.

Për vështrimin tënd të ngrohtë,
do jepja gjithë oqeanet e plotë.
për një përqafim shtrënguar,
do jepja pyje e male gjelbëruar.

Për dashurinë tënde të bardhë,
do jepja  zemrën time kristal.
Po kërkove të më kesh pranë mua,
të fal gjithë botën që më ka rrethuar.

Por di që edhr ti më ke dashuruar,
më ke falur dyfish, sa kam shkruar.

Vjollca Tiku Pasku