PËR SHQIPTARËT E MEXHITLISË

Demir Krasniqi

PËR SHQIPTARËT E MEXHITLISË     

 

Seç po vajtojnë dhimbshëm telat e çiftelisë –

Për shqiptarët e vuajtur n’ fshat të  Mexhitlisë !

N’ qendër në këtë  fshat , një  fabrikë ndërtuan –

Shqiptarët e pa fat , n’ punë nuk i  pranuan !

 

N’ këtë fabrikë të  ujit , që quhet   “Pelisterka” –

Ndaj shqiptarëve sillen si të ishin  njerka !

Mbi shqiptarë  t’ këtij fshati , na  është  bërë  beteri –

N’ te nuk  është  pranua në punë  asnjë njeri ?!

 

Me burime minerale seç është ngritë  fabrika –

Mexhitlia  n’ mënyrë normale punon hiq  pa frika !

Këtë pasuri natyrore ia fali Perëndia –

Fabrika e ujit punon prore , përparon njerëzia !

 

“Pelisterka “ është fabrikë që  punon normal –

Përpunon , prodhon  ujin  mineral !

Ajo është e njohur n’ mbarë  Maqedoninë ,

Në  tregun e vendit  dhe jashtë për cilësinë !…

 

Këto burime t’ ujit , që janë  për mrekulli –

Gjenden n’ tokë shqiptare – n’  fshatin Mexhitli !

Mexhitlia  e shenjtë – është një  fshat shqiptarë ,

Pasuria e shtrenjtë e  banë t’ jetë  krenarë !

 

Mexhitlia e çmuar  n’ rreth të Manastirit  –

Vetëm  pesëqind metra  gjendet larg kufirit !

Pesëqind metra larg kufirit me Greqinë –

N’ Maqedoni sjell pasurinë , krenarinë !…

 

“Pelisterka” filloi  n’ vitet e  gjashtëdhjeta –

Tregun e mbuloi me prodhime t’ vërteta !

Me punë e  teknikë të  primitivizmit –

Shumë shpejt  ka arritur n’ fushë t’ modernizmit !

 

Me punë kualiteti të cilësisë së lartë –

Uji në  këto burime – pasuri e  artë !

Shpejt i pushtoi tregjet ashtu  si e do rendi –

Si ato vendore , ashtu  dhe jashtë vendi !

 

Fabrika punonte  24 orë –

N’ funksion i kishte  rreth pesëdhjetë punëtorë …

24 orë punonte  pa u ndarë –

Për këtë puna  i shkonte  mirë edhe  mbarë !…

Në   fillim të mbarë  në këtë industri –

Kanë punuar  shqiptarë nga fshati Mexhitli !

Kanë dhanë kontribut n’ ruajtje t’ kapacitetit –

Gjatë shumë turbullirave nga ana e pushtetit !…

 

Kjo  fabrikë që ishte udhërrëfyese e fatit –

Tre rojtarët i kishte  shqiptarë të këtij  fshatit !

Kishte të punësuar dhe n’ prodhimtari –

Njerëz punëtorë që ishin  me komb shqiptari !

 

Pas privatizimit , n’ vend  falënderimi

Për ruajtjen e fabrikës total nga shkatërrimi ;

Palët pretenduese për ta marrë në pronësi –

Prezencës së shqiptarëve iu shpallën armiqësi !

 

Pronarët e rinj me veprime dhune –

Shqiptarët n’ befasi  i përjashtojnë prej  pune !

Nga këto veprime t’ errëta destruktive –

Shqiptarët kanë  ngelë pa kurrfarë perspektive !

 

Dhe ky ishte shkaku i  ndjekjes  së  vërtetë –

Që përjetuan dhunën shqiptarët e shkretë !

Nga kjo dhunë e krimit , shqiptarët e Mexhitlisë –

Iu nënshtruan migrimit , drejt Australisë !…

 

Pas ngjarjeve t’ 81 – shit , n’ treva t’ kosovarëve –

N’ Maqedoni fillon përbuzja ,  përndjekja  ndaj  shqiptarëve !

Dënonin shqiptarët për nacionalizëm ,

Për separatizëm dhe irredentizëm !…

 

“Pas ngjarjeve t’ Kosovës . më 81 –

Filluan autoritetet  t’ na shikojnë me sy !…

T’ na shikojnë me sy t’ bishave të egra –

Mu sikur dikur në kohëra të vjetra !”…

 

Për shqiptarët kjo nuk ishte befasi ,

Por , ishte e qartë se s’ kanë rehati !

Nuk kanë jetë të qetë , nuk kanë jetë  të ndershme –

Por , për ta do t’ ketë krime e  dhunë  të tmerrshme !…

 

Por , absurdi sllav vepron me taktika ,

N’ mes fshatit  shqiptarë , ku ndodhet fabrika –

N’ fshatin Mexhitli , është e pabesuar ,

Që asnjë shqiptarë nuk është i  punësuar ?!

 

Kështu maqedonasit ndaj shqiptarëve kanë veprua  –

Thyeni qafën nga këtu – ku t’ doni me shkua !

Për ju , nuk ka vend këtu për të jetuar ,

Lëre ma n’ fabrika për të iu punësuar !

 

T’ këtij mendimi janë dhe të njëjtit fat –

Edhe ata pak burra të mbetur në fshat !

Të revoltuar thellë , ç’ po ndodhë me shqiptarë –

Jo veç n’ Mexhitli, por n’ gjithë fshatrat mbarë !…

 

Populli i revoltuar nga sllavët barbarë –

Janë ma t’ revoltuar nga politikanët shqiptarë !

Për përmirësim t’ pozitës së shqiptarëve t’ Manastirit –

Që nuk e kanë luajtur as  gurin e qiririt !

 

Me  bashkatdhetarët kanë luajtur si me gogël –

Nuk e kanë lëvizur as gishtin ma t’ vogël !

Kurse para zgjedhjeve , briri  n’ kokë iu daltë –

Premtojnë se : “Nëpër rrugë do të rrjedh mjaltë!”

 

“Është mashtrim i madh që bëjnë  gënjeshtarët –

Premtimeve për vota , që na rrejnë “lypsarët” !

Ma mirë është lypsarët  t’ mos na vizitojnë –

Se sa me  premtime  që po na mashtrojnë !”

 

Ç’ është ma e keqja , shteti , përmes Kombinatit –

Ua ka uzurpuar kullosat e fshatit !

Të  mbetura prej atyre që i kishin me tapi –

Prej dhunës shtetërore janë shpërngulur në Turqi !

 

Edhe pse n’ shumë raste , pronarët e blegtorisë ,

Kanë kërkuar të drejtën n’ institucionet e drejtësisë –

Kërkesat e tyre kurrë nuk janë pranuar

Dhe as për shqyrtime  nuk janë parashtruar ?!

 

Kështu injorimi i organeve të drejtësisë –

Ndikon  n’ kufizimin e mbajtjes së blegtorisë !

Që ka mbetur burimi i vetëm simbolik –

Për sigurim të  ekzistencës si problem jetik !

 

Sot , të gjithë shqiptarët , pyetjen  e parashtrojnë :

“Kur do t’ fillojë drejtësia të  funksionojnë ,

Për shqiptarët skajshmërish të diskriminuar –

Njëherë e përgjithmonë të drejtat për t’i gëzuar ?!”

 

Gjilan, më 01.11.2017.         Demir KRASNIQI